Shfrenimi i fashizmit serb!

Opinione

Shfrenimi i fashizmit serb!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:47
Autori Ismail Muçiqi

Ngjarjet e së premtë në Mitrovicën e Veriut dëshmuan edhe njëherë se politika e shfrenimit të fashizmit serb ka marrë përmasa shqetësuese, të cilat paraqesin rrezik permanent për sovranitetin e Shtetit të Kosovës dhe për stabilitetin e përgjithshëm. Mitingu i organizuar në Beograd nga Vuçiqi, nga shtabi i tij nga Kisha Ortodokse dhe nga rrymat ekstreme nacionaliste dëshmoi se stabiliteti politik brenda Serbisë po luhatet gjithnjë e më shumë duke dalur në skenë iniciativa të reja kundër politikës së Vuçiqit.

Tragjedia që i ndodhi Serbisë ku u vranë 17 nxënës dhe njerëz të pafajshëm si duket po i zgjon nga koma shtresat intelektuale, demokratike kundër politikës së urrejtjes, dhunës me një fjalë kundër propagandës të nacionalizmit serbë i cili ende nuk është ngopur me pasojat e luftërave në ish Jugosllavi. Aleksander Vuqiqi përmes politikës së tij kalkulante për të mbetur në pushtet organizoj tubim popullor në Beograd përmes të cilit kërkoi përkrahjen e Serbisë për sfidat të cilat e presin shtetin dhe kombin serb. Vet fakti se në tubimin e Beogradit folën individët të cilët kanë dalë nga kuzhina e politikës së Millosheviqit nuk do koment se ka po shkon serbia?!.

Pothuajse të gjithë folësit pikësynim kryesorë e kishin Kosovën dhe pretendimet ndaj sovranitetit të Shtetit tonë. Në mitingun e Beogradit foli Daçiqi një (klysh) i politikës së Millosheviqit i cili është i brumosur me ide fashiste kundër Kosovës dhe Shqiptarëve në përgjithësi. Po ashtu, Millorad Dodiku kryetari i Republikës serbe të Bosnjes në miting i shprehi haptazi pretendimet për Serbinë e madhe duke i kërcënuar Boshnjakët, Kroatët dhe Shqiptarët e Kosovës. Ky farë Dodiku publikisht në mitingun e Beogradit u shpreh në favor të Rusisë dhe të Putinit duke thënë: “Rrnoft Rusia”.

Nuk ka dyshim se situata politike brenda serbisë është duke vluar gjithandej. Kjo po shihet edhe në Parlamentin e serbisë ku opozita pa kompromis është ngritur kundër politikës serbe në Beograd dhe kundër Vuqiqit. Për ta manipuluar popullin serb Vuçiqi i organizo strukturat kriminale në veri të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kundër institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës.

Kalkulimet e tij nuk kanë të ndalur ai me qëllim të dështimit të marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe serbisë Vuqiqi po mundohet që përmes propagandës së tij diplomatike, përkatësisht para opinionit ndërkombëtarë po mundohet ti paraqesë serbët e Kosovës si viktimë. Kjo u pa edhe me rastin e ngritjes së shkallës më të lartë të gatishmërisë ushtarake të sigurisë duke e kërcënuar Kosovën përmes taktikes te lëvizjeve teknike dhe ushtarakët afer kufirit te Republikes se Kosoves.

Andaj te gjitha këto kërkojnë seriozitet dhe përgjegjësi para institucioneve te Shtetit te Kosoves dhe ngritje të vetëdijes të qytetareve te Kosoves kudo qe jetojne. Po jetojme në kohën kur Bota po përballet me sfida më të ndryshme të rrezikut global. Janë shumë shqetësuese deklaratat e diplomatëve perëndimorë të cilët po flasin në emër të qeverive duke e fajsuar Kosovën për veprimet e fundit në Veri ku ligji dhe Kushtetuta e thanë fjalën e vetë, për të vu rend dhe ligjë në tërë territorin e Kosovës. Në fund po theksojmë se ka ardhur koha që politika e fuqive të mëdha ti korigjoj veprimet dhe gabimet ndaj Shqiptarëve të Kosovës të cilët padrejtësisht gjatë historisë u dëmtuan me territore dhe u viktimizuan me njerëz, ku Shqiptarët u bënë kurban I politikave hegjemoniste dhe të sferave të interesit.

Është i papranueshëm dhe shumë i dyshimt Pozicionimi i një numri të ashtuquajtur (gazetar). I te ashtuquajtur analist – (opinionist) të cilit përmes debateve televizive po i sulmojnë institucionet e Shtetit të Kosovës e duke përkrahur politikën e Vuqiqit karshi Veriut të Kosovës. Kjo është e pafalshme?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat