Asociacioni versus Autonomia!

Opinione

Asociacioni versus Autonomia!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 7 qershor 2023 Në ora: 00:29
Autori Zejnullah Jakupi

Opozita po ju kritikon, pse Albin Kurti nuk u koordinua me amerikanët për veprimin e tij në veri. Gjithashtu opozita po ju kritikon dhe po kritikon kur ju dilnit haptas kundër asociacionit. Këtë qëndrim ju e keni patur gjatë gjithë kohës nga viti 2013 e deri tani. Gjatë kësaj kohe lajmërohet sërish opozita dhe po e thotë se Albin Kurti duhet të koordinohet me amerikanët se ata po na dojnë të mirën dhe duhet ta pranojmë bërjen e asociacionit. Dhe natyrisht duke i marrë përbazë të gjitha këto zhvillime dhe duke qenë se ju gjendeni në vlugun e politikës reale, dhe është e mirëseardhur të ndryshohet qasja. Dhe ndryshimi i qasjes, për ta bërë asociacionin erdhi me marrëveshjen e Ohrit, sipas planit franko-gjerman, i cili në fakt i pranon implementimin e të gjitha marrëveshjeve tjera në të kaluarën. Dhe sërish lajmëohet opozita grindavece duke thënë se plani franko-gjerman dhe Marrëveshja e Ohërit është më e dëmshme se sa Marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013.

Ja pse duhet të implementohet asociacioni dhe me këtë rast të jap disa versione të zgjidhjes së probelmit, të cilin do të duhej ta përkrani por edhe opozita, e ky propozim nënkupton implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje për të cilin jeni zotuar se do ta implementoni. Kjo nënkupton autonomi për sërbët ne veri- ose siç thuhet „vetëmenaxhim“. Kjo nënkupton, jo ndarje, por integrim dhe zhvillim.

Për tu shtensionuar gjendja në veri duhet të shpallen zgjedhjet e reja për katër komunat serbe, ku do të marrin pjesë të gjithë partitë politike në ato komunave duke përfshirë edhe Listën Serbe. Për të arritur këtë objektiv do të duhej të tërhiqen forcat e policisë speciale, dhe sigurinë atje ta garantojë policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it dhe natyrisht KFOR-i.

Pasi të bëhen zgjedhjet duhet të bëhet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Kosova si shtet ta formojë asociacionin dhe me formimin e tij do të pasojë njohja e ndërsjelltë mes Serbisë dhe Kosovës  e me këtë do të mundësohet pranimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe anëtarësimi në BE dhe NATO.

S´pari, me njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë merrë fund konflikti i ngrirë në veri. Katër komunat vetëqeverisen ose menaxhohen nga fituesit e zgjedhjeve dhe administratës atje. Natyrisht bërja e asociacionit duhet të jetë brenda kornizave të Republikës së Kosovës.

Pranimi i Kosovës në OKB dhe BE duhet të bëhet me këtë garanci se katër komunat serbe dhe asociacioni është brenda Republikës së Kosovës dhe integrimi i tij dhe implementimi i marrëveshjes ndërkombëtare të jetë si kushtë.

Me këtë pranim të plotë të asociacionit -edhe nëse kuptohet ky asociacion si një autonomi e serbëve atje - brenda Republikës së Kosovës, nuk do jetë problem sepse është pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës. Në kushtetutën e Asociacionit që gëzon të drejtën e menaxhmit dhe qeverisjes, kushtetutës, të sanksionohet e drejta për tu mos u ndarë nga Kosova, pamundësia  për t´ju bashkangjitet një territori ose shteti tjetër siç është Serbia.

Me këtë miratim të asociacionit Kosova e plotëson kushtin si shtet i pavarur dhe demokratik i cili i ka të integruar të gjithë pjesët e saja brenda shtetit të vet dhe përgjithmonë kjo pjesë do të jetë regjioni më i zhvilluar dhe tërheqës për investime dhe zhvillim të biznesit dhe turizmit, vend i bashkëpunimit ndërkulturor në të gjitha aspektet. Me këtë arrihet qëllimi që Veriu i Kosovës do të jetë shembull për gjithë rajonet e Evropës Juglindore. Me këtë do të shpejtohet edhe procesi i pajtimit mes popullit shqiptar dhe atij serb dhe duke mundësuar një Open Ballkan të integruar në Be dhe në NATO.

Bërja e asociacionit e çliron edhe Kosovën dhe shqiptarët nga energjitë negative, spese pas mbylljes së këtij kapitulli njerëzit do të fillojnë të brengosen për probeleme tjera jetësore, ato të mirëqenies dhe nuk do të përdoret më veriu i Kosovës si pikë referimi në kohë zgjedhes as për të luftuar oponentët politik brenda dhe jashtë Kosovës.

Për ta bërë asociacionin me të drejta të autonomisë së plotë brenda shtetit të Kosovës, duke i lënë mundësinë e dy shtetësisë, lidhjeve kulturore, ekonomike dhe të investiemev me Serbinë dhe shtetet fqinje- hiqet njëherë e mirë nevoja që të jenë brenda një shteti dhe administrimi të caktuar, sepse nuk do t´ju mungojë asgjë brenda territorit ku ata jetojnë. Serbët e Kosovës do të mund të përdorin tabelat e automjeteve të dizajnuar enkas vetëm për banorët e Komunave në Veri, të dizajnuara sipas dëshirës së tyre por natyrisht duke mos manifestuar simbolet e shtetit fqinjë siç është vepruar edhe për shumicën e shqiptarëve kur është dizajnuar flamuri i shtetit të Kosovës.

Dhe e fundit, kur Kosova implementon asociacionin dhe pranohet në OKB, shteti ynë fiton njohjen e ndërsjelltë me Serbinë dhe parnohet në BE, dhe me autimatizëm shfuqizohet Rezoluta 1244 dhe  me që rast, Kosovës dhe Serbisë i mundësohet pranimi në NATO me të drejta dhe obligime të barabrarta për dyja shtetet.

Unë besoj se kjo zgjidhje është logjike dhe racionale dhe mund ta gjesh në fillimet e Marrëveshjes së Ohrit por edhe tek marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe marrëveshjet tjera. Ideja është se ky propozim nuk përfillë populizmat dhe strategjitë politike të dyja vendeve, por orientohet tek ideja e një racionalaiteti politik për të mundësuar një zgjidhje të mirë për dyja popujt dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Tani është momenti për ta filluar me zgjidhjen e nyjes Ballanike mes serbëve dhe shqiptarëve. Çdo bishtnim dhe ascarim tjetër nuk shpie askund.

Natyrisht duhet që s´paku prijët tanë politik dhe natyrisht kryeministri Kurti dhe gjithë qeveria ta hedhin në diskutim në publik dhe të diskutohet për këtë problem i cili duhet të zgjidhet. Është e vetmja mundësi që të ecim përpara, me koncept, të sinqertë dhe ballëhapur. Do na lakmojnë edhe gjeneratat që vijnë pas nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat