Terrorizmi serb në Kosovë

Opinione

Terrorizmi serb në Kosovë

Nga: Gjyla Çeliku Më: 28 shtator 2023 Në ora: 15:19
Gjyla Çeliku

Me terrorizëm kuptojmë metodat dhe mjetet e shkaktimit të frikës dhe pasigurisë te njerëzit përmes përdorimit të dhunës psikike, fizike, armëve të ftohta dhe deri te vrasjet me paramendim me qëllim të arritjes së qëllimeve të caktuara, para së gjithash për ndikim politik ose fetar.

Në fazat e hershme ka pasur përmasa politike, por interesat politike e mitizuan edhe në terrorizëm fetar, duke e karakterizuar njëanshëm si terrorizëm slamik.

Terrorizmi nuk ka fe, e kam thënë dhe e them, ja tash në Kosovë si ta definojmë terrorizëm katolik ose ortodoks? Politikat jonjerëzore përdorin çdo mjet për pushtet dhe me rastin e fundit në Kosovë bie poshtë teoria e terrorizmit islamik pasi strehë e terrorizmit kësaj radhë ishte kisha serbe e furnizuar me armatim të rëndë dhe terroristë të trajnuar për terrorizëm e pushtim. Pavarësisht marëdhënieve diplomatike të shteteve definicioni i terroristit dhe terrorizmit mbetet i njejtë, sepse është definicion shkencor jo të politizohet për interesa shtetërore. Aty ku ka luftë me dhunë për pushtet dhe exterritorialitet ka terrorizëm dhe pikë. Vetë shprehja “terrorizëm” pëfshin aktet e ndryshme të dhunës dhe cenimit të sovranitetit të shtetit, rrezikimit të jetës dhe të drejtave të njeriut, si individuale, ashtu edhe kolektive dhe të mirave të tjera njerëzore e shtetërore.

Kriminelët shpesh i krijon shteti për pushtet dhe terrorin gjithashtu e shkaktojnë terroristët për nënshtrim dhe realizim të agjendave të caktuara politike-shtetërore.

Unë ka një jetë që lexoj, analizoj, jap mësim në disa vende në botë, kam bërë disa punime ndërkombëtare dhe nuk mund të definoj me formë më të butë terroristët as në spektrin akademi, as në politikë dhe as në shoqëri sepse nuk ka terroristë të butë dhe të egër. Kriminelët nuk janë terroristë sepse ata nuk synojnë pushtetin dhe eksterritorialitetin, por biznesin e tyre që nuk lidhet me sovranitetin, ndaj çetnikët serbë në Kosovë nuk janë kriminelë por TERRORISTË.

P.S. Ju politikanët këtu në Maqedoninë e Veriut MOS druani t'i quani terroristë bandat çetnike serbe, sepse ua shtjellova më lart në mënyrë profesionale për t'ua hequr frikën. Nuk ju dënon shteti kur argumenton shkenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat