Vuçiq dhe dëshmitë e tij

Opinione

Vuçiq dhe dëshmitë e tij

Nga: Milazim Maraj Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:47
Milazim Maraj

Presidenti kriminel i shtetit kriminel që deri tani mbi 80% të asaj çka ka thënë kanë qenë gënjeshtra deklaron se brenda 24 orëve do të jap “dëshmi të reja”(lexo gënjeshtra të reja). Nga data 24 shtator. Laboratorit të gënjeshtrave serbe që është AASHS ju deshtë të punoj intenzivishtë nga kjo dytë për të hartuar gënjeshtra të reja dhe për të i shpërndarë ato në opinion.

Qëllimi është ta fsheh turpin për humbjen në Kosovë, para opozitës së vet. Nuk mund ta fsheh bashkëpunimin me kriminelin Radojçiq dhe Vulin etj. As obligimet që ka marrë ndaj Rusisë. Bashkëpunimin me interes nga puna e tyre kriminale, me drogë, para virtuale të ndaluara me ligje ndërkombëtare, vrasje me para nëpër Serbi dhe Kosovë. Përgatitje të grupeve terroriste dhe zbarkimin e tyre në Kosovë. Vuçiq kishte deklaruar në Bruksel së Radojçiq do të jetë Adem Jashari i Serbisë. Kurse Manastirin e Banjskes e kishte menduar të jetë si kulla e Adem Jasharit. Në Manastir Radojçiq së bashku me grupin kriminal serb të komanduar nga Vuçiq kishin sjell nga Vojvodina “pelegrin” që kur të vriten të jetë kjo një sulm që arsyeton statusin special te Manastireve serbe në Kosovë. Popi gënjeshtar thotë se nuk paska ditë me herët. Por armët aty i ka pas para muajt korrik të këtij viti.

Shqiptaret kanë shkruar në vazhdimësi për këtë. Po të kishte sukses kjo grackë, Kosova të armiqësohej me të gjitha shtetet demokratike. Kjo përgatitje dështoj, madje as që mund të krahasohej, nga se Adem Jashari nuk kishte ku të shkojë jashtë Atdheut të vet Dardanisë, kurse Radojçiqi e dinte ku e ka shtëpinë, madje jo as në Serbi por në Rusi. Vulin i kishte siguruar rrugën përmes të njerëzve të tij për të futur armët për një Batalion madje edhe në Manastir por nuk i kishte llogarit profesionalizmin dhe patriotizmin e policisë në Kosovë. Largimin e policisë serbe e kishin bërë për këtë qellim andaj nuk mund të thonë se nuk e kanë ditur shumica serbe në Kosovë. Policinë kriminale serbe që e kishte larguar me herët tani i kishte aktivizuar në këtë aksion terrorist aq të turpshëm, nga se është llogaritur se këta kanë përvojë dy vjeçare në masakra ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Këta ishin edhe në vitin 2000 kur vranë tetë shqiptarë nga ta edhe tre fëmijë; me dhunë i përzunë 13.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në fshatrat e veriut duke krijuar fshatra etnikisht të pastra me serb.

Më këta kriminel Vuçiq i shtypte serbet në Kosovë kur nuk i shkonin për interes të tij. Këta e vranë Oliver Ivanoviqin dhe u munduan që të akuzojnë shqiptaret për këtë vrasje. Serbet në Kosovë përkundër krimeve dhe pjesëmarrjes në krime në forma të ndryshme në veçanti që nga viti 1981 kundër shqiptarëve, nuk i trazuan, nuk u hakmerren për çka kishin mjaftë arsye, por donin të formojnë shtetin e tyre Demokratik ku të gjithë do të ndjeheshin të sigurt dhe do të jetonin në paqe. Serbia tani u ka shpall luftë shqiptarëve të Kosovës kudo që janë. Grupet kriminale serbe etiketuan edhe ambasadën e Kosovës në Kroaci. Ajo bënë presion mesjetar ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Atje bënë gjenocid të heshtur duke shpërngulur shqiptaret nga trojet e veta. Në[ këto territore jetojnë 130.000 shqiptarë bazuar në regjistrimin e fundit. Për këta nuk lejon as të drejtat elementare kombëtare deri sa për 10.000 serb kërkon asociacion, polici etj.

Fondet e zeza të Serbisë përdorën për të paguar dorëzoni për kriminelet serb që burgosën në Kosovë, që ata të lejohen të mbrohen të lirë pastaj i strehon në Serbi dhe nuk i dorëzon kur kërkohen. Me një kriminel president si Vuçiq nuk duhet të mendohet paqe në Gadishullin Ilirik. Misionaret e BE më qëndrimet e tyre të njëanshme gjatë dialogut të ashtuquajtur të lehtësuar i cili kështu ishte vetëm për kriminelet serb dhe aspak për viktimat shqiptare. Këta dy Misionar kanë humbur besimin e vet të Kosova. Kosova vazhdon të besoj në demokracinë e BE .

Shqiptaret e Kosovës e kuptojnë që dy misionaret vinin nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe jo me të drejt kanë mbajtur qëndrimin e shteteve të tyre dhe jo të shumicës së shteteve të Evropës që e njohin pavarësinë e Kosovës. Edvin Kristaq Rama ka humbur rrugën në oborr të vet, sikur që ka ndodhur shumë herë në histori që të gjenden tipa të tillë. Ai do të jetë vazhdimësi e Fatos Nanos dhe të respektoj marrëveshjen e Kretës me Millosheviqin. Kjo nuk i lejohet askujt madje aq më pak një Kryeministri shqiptarë nga i cili gjithmonë kemi pritur ndihmë dhe jo ndërskamca. Por Kosova do të vazhdoj rrugën e vet në bashkëpunim me BE dhe në miqësi të përhershme dhe speciale me SHBA.

Serbia nuk ka luftuar asnjë herë me ushtri e polici shqiptare të përgatitura për mbrojtje të vendit. Përndryshe nga asnjë ushtri nuk ka fituar kurrë. Çfarë do që do të përgatit do të dali e humbur dhe e turpëruar. Serbet e Kosovës duhet të i lënë të qetë të jetojnë në Kosovë. Nuk ka minoritet në Gadishullin Ilirik dhe më gjerë që kanë të drejta sa në Kosovë. Këta as në Serbi nuk kaq të drejta. Madje që më shqiptaret që kanë mbetur të okupuar nga Serbia as për se afërmi nuk mund të krahasohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat