Liburn Aliu, kalorës i “Botës serbe”

Opinione

Liburn Aliu, kalorës i “Botës serbe”

Nga: Fatmir Bajraj Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 21:22
Fatmir Bajraj

Kosova e pavarur, është kompromis imediat ;  historik & jetik që ndihmoj projektin tonë të lirisë dhe të pavarësisë, në krye me arkitetktin e saj, presidentin historik Rugova.

"Kosova projekt i përkohshëm", është strategji e armiqëve të Kosovës dhe shqiptarëve, është strategji e Serbisë armike që nga  koha kur çlirimi i Kosovës nga Serbia, ishte jo vetëm aspiratë e jona racionale-kombëtare, por u bë edhe interes nacional i amerikan, pra i SHBA-vë në krye të NATO-së, falë filozofisë së urtë e vizionare të themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Rugova.

Liburni në t'njëjtat valë & frekuenca me Vuqiçin !

Kosova e pavarur, është projekt i përhershëm, jo vetëm nacional, por edhe i partnerëve tanë strategjik perëndimor, në krye me sponzorin e lirisë, çlirimit dhe pavarësisë sonë, SHBA-të.

Agjenda armiqësore ; serbo-ruse për minimin dhe çmontimin e shtetësisë së Kosovës, duke e quajtur shtetin e Kosovës si monstrum anti-serb dhe si produkt të agresionit të NATO-së mbi një shtet sovran (Jugosllavi) dhe n'kundështim me kartën e OKB-së, si duket ka sponzorët e vet edhe n'Kosovë, dhe fatkeqësisht në Qeverinë e Kosovës.

Cili është mesazhi i pushtetit, përkatësisht i Qeverisë Kurti?

Demolimi i shtetësisë së Kosovës duke u bërë palë me Serbinë, përmes mospranimit të projektit nacional të shqiptarëve të Kosovës për një Kosovë të pavarur, të integruar n'BE & NATO, dhe n'miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe duke përgaditur me apo pa vetëdije, ri-kthimin e Serbisë n'Kosovë, dhe këtë po e bënë ; err  e terr Liburni me shokët e partisë në pushtet.

Çfarë mesazhi i dergohët perëndimit kështu Liburn Aliu?

Zhbërjën e projektit tonë të lirisë, rikthmin e Serbisë në Kosovë dhe kthimin e robërisë për Kosovën dhe shqiptarët, duke ri-kthyer edhe "idealet" e shqiptarëve për bashkim kombëtar !?

Jo Liburn Aliu, strategjia e juaj, nuk e bënë bashkimin kombëtar, por e zhbënë vetëm shtetësinë e Kosovës, dhe ky është edhe synimi fundamental i arimqëve tanë, e si duket edhe i juaji.

Liburn, Kosova është kjo që është ;

I. Rugova : "Falë Zotit në qiell, Amerikës në tokë, dhe sakrificës sonë ndër breza", pa kontributin tuaj dhe përkundër dëmtimeve që i keni shkakëtuar këtij projekti herë pas here, n'sikron me Serbinë armike.

Liburn !

Me këtë sherbim që keni bërë Serbisë dhe agjendes serbo-ruse, keni merituar të shpallëni qytetar nderi i Beogradit dhe i Moskës, madje të shkoni në njërën nga këto dy kryeqendra të jetoni me familje si një kalorës i botes serbo-ruse.

Ultimative :

Të shkarkohët Ministri Liburn Aliu, dhe të distancohët Kurti dhe LVV-ja nga kursi armiqësor dhe anti-Kosovë i këtij Ministri dhe bashkëmendimtarëve të tij në Qeveri dhe n'LVV.

Ky skandal kardinal s'mund të kaloj, sepse s'mund të kapërdihët, andaj topi është fillimisht të Kurti dhe më pas edhe të Sovrani.

Ik Liburn Aliu, ika sa ma largë Kosovës së pavarur si projekt i yni nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat