Shqiptarët të gjithë ankohen se nuk kemi të rinj që të bëjnë ndryshimin, nuk kemi figura të papërlyera etj. Mirëpo me zgjedhjet e Himarës edhe kjo tezë dështoi. Madje dështoi edhe teza e Nolit, kur këndonte ''nëno mos ki frikë/ se ke djemtë në Amerikë'' etj. Le që çfarë Noli, çfarë Amerike..., po ta donim Fan Nolin dhe Kishën e tij, e kishim sjellë me kohë aty.
Por plakun e rubairave e përmendim sa për t'u treguar gjoja (me kulturë), se bindjet nuk i dhjesim kurrë. Kush po pyet për Kishën e tij. Ja që erdhi patrioti, e la Amerikën, bëri fushatë model, u ul vatër më vatër me bregasit. As i Berishës, as i Ramës, as i komunistëve, safi patriot. Me që kërkoni kthimin e emigrantëve si investitorë, me demek të bëhet Shqipëria. Pra i keni të gjitha pallavra. Erdhi i biri botës, i la të gjitha atje, me Amerikë, me 30 vite e kusur emigrim, me familje, nipër e mbesa, erdhi të bëj Himarën. Vendin mollë sherri të shqiptarëve patriotë karshi Greqisë dhe palneve shoviniste. Megjithëse nga 1990 e këtej, e kanë pushtuar ata Greqinë, jo Greqia Shqipërinë. Erdhi burri i botës, por çfarë ndodhi. Jo që nuk e votuam elementin e ri, elementin që të frymëzon etj., por i dolëm kundër gati me 98% pro atij që nuk ishte vendas dhe puro himarjot. Votuam pro komsolasit të partisë që nuk ishte fare himarjot.
Dhe unë që e njoh mirë Himarën se kam jetuar aty, në Potam, e di mirë se çfarë vote është kjo..., puro internacionale. Tani edhe disa fjalë për të gjithë ata që mbetën duke sharë opozitën, fare shkoqur...u mbeti goja, nuk janë të zot, nuk kanë elementë të rinj, nuk janë frymë, nuk dinë të rrahin. Por edhe kur e bëjnë, të nxjerrin sytë, shiko erdhën vikingët, erdhën vandalët etj. Po fare shkoqur ama..., na çatë menderen. Po mirë, pyetja është, po ti a ndjen veten tënde dikund apo askund? Je sehirxhi, kritizer, apo palë me shtetin? Se Po qe se je në një nga këto tri kategori, nuk je për demokracinë, je për evazivitetit, për botën e kafeneve, provincialin se, ç'më duhet mua se çfarë ndodh përreth nuk është intelektualizëm, është laromani. Del një karkalec me kollare diku në një studio dhe thotë, nuk të frymëzon opozita, nuk bëhet me këtë opozitë, kësisoj nuk mundet Edi Rama. Dhe karkaleci, pavarsisht vrasjes publike të demokracisë nga shteti, kritikon opozitën.
Pyetja është, karkalec, po ti çfarë bën për vendin tënd? Mirë opozita nuk po bën gjë, po ti çfarë bën? Më minimalja përgjegjësi, është: A je dakort me faktin që 6 mijë njerëz nuk votojnë? Po ti karkalec a të duket normale që del 7 herë në ditë në 7 studio televizive dhe flet për moral opozitar, pa u shqetësuar fare për rrotacionin politik. Thua duhen figura të papërlyera tek opozita. Po ky i Himarës çfarë ishte? Emigrant 30 vjet, u kthye dhe ti i dhe një mut votën. As kishte lidhje fare me Berishën... dhe që ta kuptosh emigrantin duhet të të bien bythët në ujë karkalec. Po nuk ia dhe votën, ja dhe atij që nuk ishte as himariot, as me bindje të majta apo të djathta, pasi një viti e shikon tek Ps-ja, një viti tek LSI-ja, një viti tek PD-ja dhe ja tani edhe himarjot laraman. Shqiptarët që kanë dy pare mend në kokë, duhet të kuptojnë se në Shqipëri ka vdekur demokracia. Ne ishim të fundit kur shëmbën muret e bllokut komunist më 1990..., të fundit do të jemi edhe tani, na i kaloi edhe Bangladeshi, Bjellorusia, Venezuela ka vite që po lufton. Karkalec, o virus nopran.