Lufta do të përfundon, vetëm atëherë kur të triumfon Ukraina!

Opinione

Lufta do të përfundon, vetëm atëherë kur të triumfon Ukraina!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 10 gusht 2024 Në ora: 22:25
Autori amerikan Timothy Snyder është aktual me librin “Për tiraninë.

- Është mirë që perandoritë të humbasin luftërat!

Kështu thotë historiani amerikan Timothy David Snyder në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Në luftën e plotë gati 30-mujore midis Rusisë dhe Ukrainës, është diskutuar nëse do të ishte një avantazh për  Ukrainën që do të dilte fitimtare, ose nëse do të perceptohej si poshtëruese për Rusinë, duke përgatitur kështu terrenin për një hakmarrjeje të më vonshme!

Snyder gëzon përkatësinë e atyre që besojnë se Rusia e Putinit duhet të gjunjëzohet. Është i njëjti mesazh që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka përcjellë që nga pushtimi i Rusisë.

Historiani beson se shansat janë të mira që të fitojë, nëse Ukraina kontrollon bregun verior të Detit të Zi dhe nëse Ukraina është në gjendje t'ia kushtojë Rusisë vazhdimin e luftës. Snyder është i specializuar në historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore, Bashkimit Sovjetik dhe Holokaustit. Ai është profesor i historisë në Universitetin Yale dhe bashkëpunëtor i përhershëm në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë. I pyetur nëse mendon se ka një shans real që ukrainasit të humbasin si shtet, ai përgjigjet si më poshtë:

- Gjithçka është e mundur, por nga pikëpamja historike, zakonisht fiton pala me ekonomi më të mirë, sepse Ukraina mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhr shumica e vendeve evropiane  deri diku edhe nga Koreja e Jugut, Japonia. Nëse këto vende mobilizojnë ekonomitë e tyre pak më shumë se sot, Ukraina përfundimisht do ta fitojë luftën. Është një gjeneralitet historik që lufta do të përfundojë vetëm atëherë kur të fitojë Ukraina, thekson historiani.

Snyder beson se në fund të fundit ka të bëjë me atë se sa kohë Rusia dhe Vladimir Putin janë të gatshëm të shkojnë në luftë për të arritur qëllimet e tyre politike dhe ushtarake. Për Ukrainën, humbja e luftës nuk është një opsion, prandaj pozicioni më i mirë negociues do të ishte kur ta keni fituar luftën.

Përktheu: H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat