Ku mbeti Agim Veliu?

Opinione

Ku mbeti Agim Veliu?

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 gusht 2024 Në ora: 15:56
Autori Faton Mehmeti

Kur përmendet Agim Veliu sintetizohet emri i njeriut me përfundim të kobshëm politik. I njohur për afërsinë e tij me PDK, Agim Veliu së bashku me Isa Mustafën dhe disa të tjerë degraduan LDK-nw deri në rrënim. Kështu, me Isën në krye, pjesë e të cilës ishte Agimi, brenda partisë u vunë në pah metodat e një regjimi partiak dhe shtetëror, LDK nën udhëheqjen e Isa Mustafës ishte katandisur si kurrë me parë.

Për këtë ka kontribuar edhe Agim Veliu, i cili ishte gjithnjë pro koalicionit me PDK, madje edhe në nivel lokal në Prishtinë flitet se Agim Veliu së bashku edhe me Arban Abrashin ishin parë duke dal së fundi nga lokali-kafeja e Uran ismailit, ish kandidat nga PDK për Prishtinën. Krejt kjo për ta futur PDK në koalicion me LDK në mënyrë që VV të mos të fitonte në Prishtinë. 

Kjo nuk ishte hera e parë për Agim Veliun që bën pazare të koalicioneve me PDK, të tilla ka bërë jo vetëm në Podujevë por edhe për qeverinë me Isën kryeministër, po ashtu edhe shkaktar i prishjes së koalicionit me VV në qendër. Kur udhëheq me arrogancë kundër vullnetit të atyre që të japin votën, fundin politik e ke të afërt.

Agim Veliu do të ishte ende pjesë e rëndësishme e politikës nëse s'do ishte bërë pjesë e klanit të Isës. Jo vetëm z.Veliu, por kushdo që nuk u përmbahet zotimeve, premtimeve dhe që arrogancën e ka pjesë të karakterit nuk mund të mbijetojë në politikë. Shqiptarët e Kosovës e kanë treguar disa herë që arrogancën nuk e  durojnë dot. Rasti i Veliut të jetë shembull edhe për gjeneratat e reja që synojnë politikën se si nuk duhet të jenë. Sot, Agim Veliu nuk gëzon respekt dhe as konsideratë, është tretur në fundin e pa lavdishme të karrierës tij politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat