SHBA,BE, QUINT e NATO,Ura e Ibrit duhet hapur tani

Opinione

SHBA,BE, QUINT e NATO,Ura e Ibrit duhet hapur tani

Nga: Rexhep Torte Më: 14 gusht 2024 Në ora: 22:20
Rexhep Torte

-Banorët e Dibrës së Madhe në Maqedoni dhe banorët e Prefektusës së Peshkopisënë Shqipëri,duke parë se qeveritë e dy vendeve nuk mendonin ta hapnin kufirin e imponuar që nga viti 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për ta kënaqur Serbinë gjenocidale,më 9 qershor 1992,e çanë kufirin te vendkalimin “Bllatë” te Dibra e Madhe.

Diplomacia perëndimore ndaj Kosovës po bën veprime autoritare dhe podhe tërësisht anti demokratike ndaj.Kosovës paqedashësee demokratike, e cila me Kushtetutë dhe ligjet e saj  nuk i rrezikon aspak serbët që jetojnë në Kosovë.

Paqeruajtësit e KFOR-it dhe të EULEX-it duhet të vendosen në Serbinë gjenocidale tej kufirit me Kosovën,për t’i parandaluar kërcënimet dhe sulmet që vijnë nga Serbia dhe për ta monitoruar gjendjen brenda Serbisë gjenocidale e autokrate ku organizohen sulmet për ta destabilizuar Kosovën.

Ju o presidentë,qeveritarë dhe ambasadorë të SHBA-ve,BE-së,QUINT-it dhe NATO-s,mos u turpëroni duke i ndenjur në krah dhe duke e favorizuar Serbinë gjeenocidale.Ura e Ibrit duhet hapur,sepse këtë e dëshiron,ka nevojë dhe e meriton populli i shumëvuajtur dhe i viktimizuar i i Kosovës.

Kufiri zakonisht vihet në fusha,male e dete dhe nuk kemi kemi dëgjuar

 Derisot që kufiti të vihet në ura,sië është vënë në Urë e Ibrit!

Lërini mënjanë broçkullat e retorikës s’uaj,se ato janë të papranueshme sot në shekullin e 21.Detyra e Juaj parësore duhet të jetë hapja e urave të reja për t’ua lehtësuar jetën njerëzve.

Është fatkeqësi për Ju të mendoni e të shpresoni në dialogun e imponuar Kosvvë-Serbi,që tashmë 13 vite,ka pësuar fijasko,sepse është shpikur vetëm për ta joshur Serbinë gjenocidale kah Perëndimit,e që nuk do ta arrini kurrë.

A ende se keni kuptuar se Serbia gjenocidale udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiq krimineli i luftës,i cili e ka vendin prapa grilave në Gjykatën e Hagës,sepse krimineli mendon vetëm për luftë e viktima, e jo për paqe e mirëqenie?!

Fjala kufi,ta ftohën shpirtin dhe ta humb shpresën,të neverit e të shtyn të mendosh e të kuptosh se të është caktuar pa dëshirën tënde një cak i fundit i lëvizjes së lirë,vend prej ku nuk mund të kalosh lirisht kur të dëshirosd dhe sa të duash.

Për ta kuptuar më mirë e më qartë kuptimin se sa lak i rëndë është kufiri për jetën e njerëzve,po ju lus ta lexoni këtë tekst timin nga ditari gazetaresk,si një gazetar me përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari hulumtuese dhe si gazetar në moshën time 80 vjeçare,tekst i shkruar dhe i botuaar në vitin 1992.

Pesha e rëndë e kufirit

Të jetosh në kufi,don të thotë të jetosh ndryshe nga tjerët,don të thotë se tri anët i ke të lira,ndërsa njëra është e zënë.Për të kaluar matanë kufirit ekzistojnë regulla dhe formalitete tjera.Ndryshe nuk mund ta kalosh kufirin,sepse,për ta kaluar kufirin është caktuar një pikë e vetme ku është vendosur e lëshuar trau të cilin mund ta kalosh vetëm me pasaportë,apo me dokument identiteti.Po të provosh ta kalosh kufirin me foercë apo ilegalisht,biesh ndesh me policinë dhe ushtrinë,e cila e ruan kufirin.

Kjo vështirësi e kufirit,bëhet më e komplikuar dhe më e dhembshme,kur kufiri është vënë në mënyrë të imponuar,artificiale e të dhunshme me qëllime ogurzeza,kur kufiri ndan më dysh tokën autoktone shqiptare ,apo kur e ndanpopullin autokton autokton,që i ngjan sikur zemrën ta ndash më dysh.Kufiri i këtillë është i çuditshën,i padurueshëm plagosës dhe i kobshëm,sepse në anën tjetër të kufirit i ke njerëzit e tu,vëllezërit e tu,të një gjaku,të një fisi e të një kombi.

Dibranët e i Dibrës së Madhe dhe të Prefekturës së Peshkpisë e çanë vetë kufirin!

Në këto rethana absurde dhe iracionale jetonte qyteti im Dibra e Madhe,të cilin në vitin 1912 hordhitë gjakatare serbe,pas luftimesh të ashpra e të gjata me popullatën vendase,pasi dogjën vranë e plaçkitën dibranët,në fund,e vendosën edhe kufirin,duke e ndarë më dysh Krahinën e Dibrës,në Dibrën e Madhe,siç e quan edhe sot e kësaj dite populli nga trungu i Shqipërisë amë,që sot ka mbetur në Maqedoni.Dibra e Madhe për atdhedashurinë e rezistencën anti serbe në historinë mbarë shqiptare ka lënë gjurmë të thella.

Kufiri është laku që dibranëve në dy anët e kufirit u aka nxirë jetën më shumë se një shekull.

Kjo aqë më tepër sepse në brezin kufitar Shqipëri-Maqedoni popullata është autoktone shqiptare,që don të thotë se kufiri padrejtësisht e ka ndarë përgjysmë popullatën shqiptare,e cila edhe gjatë regjimit monist komunist,i përjetoi të gjitha të zezat që solli perdja e çelikut në kufi,që ndau trojet shqiptare dhe familjet shqiptare,duke i lënë prindërit shqiptarë në njërën anë,dhe fëmijët e tyre në anën tjetër të kufirit.

Ndarje që që më shumë se gjysëm shekulli shkatoi dhembje dhe plagë të rënda shpirtërore dhe bëri që prindërit të vdesin pa i shikuar fëmijët e tyre,dhe fëmijët të martohën e vdesin pa i shikuar prindërit e tyre,e të mos flasim për nipërit e mbesat që të afërmit e tyre i shikonin vetëm përmes fotografive dhe rëfimeve që dëgjonin.

Në këtë kufi nuk lejohej as zogu të fluturojë,e jo më të lejoheshin të kalojnë njerëzit,të cilët e dëgjonin zërin e daulles,e dinin se bëhet dasëm në fshatin e tyre dhe nuk mund të shkonin,as për dasëm dhe e as për raste morti.

Me ardhjen e demokracisë dhe ndërtimit të doganave në dy anët e kufirit të “Bllatës” te Dibra e Madhe,në orët e mëngjezit të datës 5 shtator 1991,banorët e Dibrës së Madhe dhe ata të Prefekturës së Peshkopisë, duke parë se pushtetarët e dy vendeve të tyre po e zvarritnin hapjen e këtij kufiri,të shtyrë nga instikti i gjakut vëllazëror,me një organizim spontan ia mësyen më këmbë drejt kësaj pike kufitare,me shpresë që të takohen me të afërmit e tyre që nuk i kishin parë pesëdhjetë vite radhazi.

Në të afruar të kufiri ata i priste një kordon i madh policor e ushtarak,duke i paralajmëruar se nuk mund ta kalojnë kufirin.

E njejta atmosferë ishte edhe nga ana kufitare e Shqipërisë,ku rrugën e kishin mbërthyer si bletët njerëzit për të ardhur në Dibër të Madhe.

Ishte një pamje impresionante dhe e tendosur tejmase,që shprehte vullkanin e një dëshire të akumualuar me dhjetëra vite për tu takuar me zemrat dhe shpirtërat e ndarë në dy anët e kufirit.

Për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm,pasi popullata e kishte bërë mëndjen dysh që të takohen atë ditë,përfaqësuesit e pushtetit vendor,

bënë përpjekje maksimale për të mos u shkatuar ndonjë incident i panevojshëm.

Po atë ditë udhëheqësit e Mqedonisë,presidenti Kiro Gligorov dhe premieri Nikolla Klusev sëbashku me akademikun shoven Bllazhe Ristevski kishin vajtur në fshatin Zepishtë afër Dibrës së Madhe,për të realizuar takimin mes popullatës maqedonase muslimane dhe maqedonasve të Gollobordës së Shqipërisë,me ç’rast atyre të Shqipërisë u kishin prurë edhe ndihma ushqimore.

Kjo i indinjoi edhe më shumë dibranët,pse maqedonasit myslimanë  mund të takoheshin,e shqiptarët e Dibrës së Madhe në dy anët e kufirit ,jo!

Atë ditë edhe Vasil Tupurkovski,në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së Presidencës së ish Jugosllavisë kishte ardhë në fshatin Mogorçë të Dibrës së Madhe që të takohet po me popullatën maqednase myslimane.

Vasil Tupurkovski me të dëgjuar për gjendjen në kufirin e “Bllatës” vendosi të shkojë edhe në këtë vendkalim kufitar te Dibra e Madhe për tu njohur me situatën e krijuar.

Vasil Tupurkovski para të pranishmëmve dibranë te kufiri mbajti edhe një fjalim të rastit,duke u premtuar dibranëve se së shpejti do të hapet për kalim edhe kjo pikë kufitare.

Dibranët e udhëhequr nga zgjuarësia dhe urtësia dibrane,i besuan Vasil Tupurkovskit dhe u këthyen në Dibër të Madhe pa shkaktuar as një incident,sepse kishin informata të sigurta se ushtria dhe policia jugosllave kishin sjellë përforcime të mëdha.

Kryeministri Klusev dhe akademiku Ristevki të njejtën ditë në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës,për t’i qetësuar dibranët e Dibrës së Madhe organizuan një takim më qytetarët,me ç’rast u ballafaquan me kritika shumë të ashpra nga intelekeualët dibranë.

Me gjithë premtimet e dhëna nga Vasil Tupukovski dhe qeveritarët e tjerë maqedonas hapja e vendkalimit kufitar të “Bllatës” u bë më 9 qershor të vitit 1992, në ditën e festës së Bajramit.

Në këtë ditë kulminante,të gëzueshme e të paimgjinueshme ne vizita të ndërsjella morrën pjesë më shumë se 300 mijë dibranë të dy zonave kufitare në Dibrën e Madhe dhe në Prefekturën e Peshkopisë.

Në këtë ditë të madhe gëzimi morrën pjesë edhe shqiptarë nga qytetet tjera të Kosovës,Maqedonisë  dhe të Shqipërisë.

Pas kësaj filluan të intensifikohen takimet dhe të avancohen marrëdhëniet ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.Këto vizita të ndërsjella në nivel kryetarë shtetesh,kryeministrash dhe ministrash,paten jehonë të madhe në këto zona ekonomikisht të pazhvilluara dhe të izoluara në dy anët e kufirit,sepse gjithnjë perspektivën e zhvillimit e kanë shikuar në funksionimin e plotë të vendkalimit kufitar të “Bllatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat