Kush e përmbysi tavolinën e dialogut Dardani- Serbi ?!

Opinione

Kush e përmbysi tavolinën e dialogut Dardani- Serbi ?!

Nga: Hafiz Shala Më: 6 shtator 2024 Në ora: 20:29
Hafiz Shala

Presidentja Vjosa Osmani në Forumin GLOSEC 2024 në Pragë,  theksoi se “ aktualisht tavolina e negociatave është përmbysur dhe është koha që të rikthehet niveli i barabartë në bisedime sepse dialogu i deritanishem, ka përjetuar vdekje klinike”.

Është një vlerësim shumë i sakt më një domethënie e cila shtronë pyetjen legjitime po aq sa edhe brengosëse për të ardhmen e Republikës së Dardanisë për fatin e saj të, lirisë, demokracisë, sovranitetit dhe tërësisë teritoriale.

Nga praktika, kur përmbyset tavolina, të gjitha ato që ishin mbi tavolinë hidhën në dysheme, ndërsa, gjërat fragjile, mund të dëmtohen dhe nuk mund më të kthehen në gjendjen normale të më parme kur ato qëndronin mbi tavolinë.

Refuzimi i Presidentes për t’u takuar më Lajçakun, është veprim i drejtë njëherit edhe identifikimi i njërit nga përmbysësit e tavolinës ndërsa, unë do t’ia shtoja se rrotulluesi kryesori i asaj tavoline, ishte Josef Borrel edhe Gabriel Escobar, duke e marrë hapur anën e Serbisë fashiste e gjenocidale.

Këto veprime të qëllimishme nga BE-ja i bën, jo vetëm për ta favorizuar Gebelsin e Millosheviqit Aleksandër Vuqiq tani në krye të Serbisë por duke e inkurajuar që mos të ndalet më kërcënimet ndaj Republikës së Dardanisë sepse, edhe pas një viti të sulmit terrorist ndaj një shteti sovran, Evropa apo shtetët e QUNT-it heshtin përderisa Qeveria po tenton ta normalizoj gjendjen nga ndikimi i struturave paralele terroristo-kriminele të cilave këtyre dite ua mbylli edhe zyrat ku punonin për shtetin e Serbisë, duke falsifikuar dokumente dhe duke ushtruar veprime subverzive kundër Republikës së Dardanisë sipas direktivave të Vuqiqit për të organizuar trazira siq edhe u paralajmëruan, bllokimin e kufijve në anën e Serbisë, përderisa masat e Qeverisë janë legjitime që nënkupton se gjendja po i kthehet normalitetit gjithnjë duke i zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit ndërsa, nga Bashkësia Ndërkombëtare, këto veprime i quajnë “ përshkallzim” të situatës sepse po bëhen pa koordinim. Pyetje publike për Bashkimin Evropian: a i lejoni ju në vendet e juaja veprimet e grupeve paralele e ilegale të ndonjë shteti fqinjë i cili nën ndikimin e po të atij shteti, në rastin tonë armiqësor të punojnë në mënyrë ilegale në zyrat ku qëndrojnë mbishkrimet, Republika e Serbisë, që nënkupton se nuk e njohin shtetin në të cilin jetojnë i njohur ndërkombëtarisht nga 117, duke mos i përfshirë edhe 5 shtete të BE-së dhe fqiun tonë, Serbinë.

Mund të ketë akuza e kundërakuza nga palët pjesëmarrëse në tavolinë se, kush e rrotulloj-përmbysi tavolinën mbi të cilën duhej të zhvilloheshin bisedime, normale, të sinqerta, të barabarta, anipse, bëhet fjalë për agresorin në njërën anë, Serbinë dhë viktimën në anën tjetër, Dardaninë nën udhëheqjën e BE-së e me përkrahjen e SHBA-ve ku, kjo e fundit sipas asaj ҫka ka përjetua nga agresori, sadopak duhej të ishte e favorizuar, anipse nuk u kërkua përpos që, bile të jenë të barabartë.

Fatkeqësisht, kjo e fundit përjetojë një poshtrim mu nga ata të cilët do të duheshin të ishin në rolin e një ndërmjetësuesi të sinqertë, të ndershëm, të pa anshëm e jo mohues e që në të vértetë ndodhi e kundërta. I bëhej presion viktimës me metodat më antinjerëzore e anti humane, ndaj atij populli i cili përjetoj gjenocid të paparë nga bashkëbiseduesi në dialog, Serbia e cila, sipas sjelljeve të saj, thjeshtë tallej, kërcënon, shantazhon Bashkësinë Evropiane duke luajtur lojëra të ndyta e të dyfishta gjoja se, është për BE-në por, nuk mundet edhe pa Rusinë. Gënjeshtrat dhe arësyetimi, që për qellim e kishin dhë e kan që dialogu të prolongohet sa më shumë duke pritur epilogun e luftës Rusi-Ukrainë, me fitorën e Rusisë, zgjedhjet në SHBA, në Këshillin e Evropës, duke nxitur trazira permes pakicës serbe jo vetem por edhe sulme terroriste ndaj në shteti sovran.

Propaganda e ditëve të fundit së gjoja Serbia po ndërton shtëpi për t’i vëndosur serbet e veriut, është thjeshtë një strategji gënjeshtare për ta akuzuar qeverinë se, në “pa mundësi që serbet e veriut t’i rezistojnë presionit për t’i përzënë serbët nga Republika e Dardanisë, ka qenë e vetmja mënyrë për ta shpëtu pakicën serbe”.

Kjo propagandë mirë e përgatitur për qëllim e ka, t’i kërkohet Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmerr masa për mbrojtjen e serbëve të cilët “po rrezikohen nga policia e Albin Kurtit” prandaj, siҫ edhe kanë filluar më kërkesa për largimin e policisë nga veriu, pastaj do të vijë kërkesa tjetër që kjo pjesë e Dardanisë të vëhet nën protektoratin ndërkombëtar më kohë të pa kufizuar, sipas planit Rama-Vuqiq-Macron, më ndihmën edhe të disa qarqeve apo shteteve evropiane si për shembull Franca.

Qeveria, duhet të ketë kujdesë që mos të bie në grackën e kësaj strategjie prandaj, në këto momente jo pak kritike, duhet të bisedoj më SHBA-t dhe nga ky moment mos të ndërmarr asnjë veprim të një anshëm as për hapjen e urës e posaqerishtë, mos të ndërhyjë në arsim dhe shëndetësi në këtë moment për t’ia dhënë rastin Serbisë që t’i ndërmarr hapat e planifikuar më ndihmën e Rusisë.

Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, anipse i shpallur person nongrata nga SHBA-t, i cili këto ditë u taku me Vlladimir Putinin të ku i shprehu sigurinë se, Serbia, nuk do të ushtroj sankcione ndaj Rusisë, nuk do t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së që është shprehje për një aleancë të fuqishme që nënkupton së Serbia me gjithë tentativat e BE-së e SHBA-ve ta kthejnë në bllokun perëndimor, gjasat janë të vogla.

Mazohizmi- nënҫmimi, poshtrimi dhe racizmi evropian ndaj kombit shqiptar është shprehje më brutale që mund të manifestohet ndaj një populli ose kombi i  ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë i cili përmes figurave të shquara si Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Nenë Tereza e shumë të tjerë, njihet si popull paqësor e afirmues i kulturave, shkencës, artit, paqes dhe humanizmit, që kanë lënë gjurmë gjatë shekujve në historinë e njerëzimit në pëgjithësi e atij evropian në veqanti.

Është e pa durueshme sjellja e BE-së ndaj shqiptarëve të Dardanisë duke iu kërkuar që t’i nënshtrohet xhelatit- Serbisë i cili, vrau, përdhunoj femra e burra, theri më bajoneta fëmijët në djep duke i vrarë në mënyrë mizore 1600 nga ata ndërsa, në anën tjetër shtetet e QUINT-it bëjnë presion që mos të trazohen një grusht serb në veri të manipuluar e të shantazhuar nga Vuqiqi, në anën tjetër asnjë presion për hapjen e varrezave masive 25 vjet pas luftës për t’ua kthyer familiarë e të tyre për t’i vorrosur, për juve zotëri, prioritet e keni mbrojtjen dhe kujdesjen ndaj atyre të cilët ua rrafën e sakatuan trupat e KFOR-it.

Serbia, e ndryshoj ligjin për këtë ҫështje duke e caktuar afatin 30 vjeqar që i bie prolongim përmes të cilit, duke e stërzgjatur këtë ҫështje, praktikishtë i ikë përgjegjësisë ndaj Tribunalit të Hagës për krime ndaj njerëzimit.

Kur përkrahet gjenocidi që u pranue edhe nga OKB-ja, i ushtruar edhe nga krimineli Aleksandër Vuqiq, atëherë, për llogarinë time, kësaj i thojnë veprimtari fashiste ndaj një populli viktimë deri në zhbërje sepse, këtë e kërkon edhe Serbia e përkrahur dhë e ndihmuar nga Rusia. Iu shtroj pyetje shteteve të QUINT-it së, a iu kenë drejtuar serbëve të veriut ndonjëherë duke i bindur ata se, ky është shteti i juaj dhe, në rëndë të parë duhet ta njifni e respektoni për t’i realizuar të drejtat e juaja.

Prandaj, nuk ka kurfar kuptimi ҫfardo lloj dialogu më parimet dhe kushtet në të cilat janë zhvilluar deri më tani kur ju haptazi i delni krah agresorit gjoja për hir të interesave gjeopolitike përmes kurrizit të viktimës, ndërsa BE-ja, në mënyrën më jo humane e ҫnjerëzore ushtron presion të pa parë, politik, diplomatik e ekonomike përmes sankcioneve ekonomike si metoda më më e vrazhdë ndaj njerëzimit, duke tentuar që ta detyroni të pranoj edhe humjen e territorëve siҫ keni vepruar edhe më parë.

Sjelljet e Francës, mikës historike të Serbisë, pastaj edhe të Gjermanisë në disa raste përmes investimeve të llojeve të ndryshme deri të ndihmat ushtarake, janë signal i qartë për shqiptarët e Dardanisë së janë para rrezikut të mohimit si popull e si komb i pa dëshiruar në gjirin e Evropës raciste.

Atëherë, nuk kemi rrugë tjetër përpos së të lëshohet kushtrimi për bashkimin e shqiptarëve kudo që jetojnë në rruzullin tokësor që sipas disa shënimeve ende të pa konfirmuara, e arrinë numrin i cili është shumë më i madh se i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në dy shtete pa drejtësishtë të ndara dhe ata në shtetet fqinjë.

Ne, nuk mund ta dorëzojmë sovranitetin dhe tërësinë teritoriale, duke rrezikuar lirinë për ta pranuar robërinë po nga i njëjti shtet i cili e pat synimin të na zhbëjë nga dheu. BE-ja, këtë nuk, po dëshiron ta pranoj e ta kuptoj kësisoji sepse edhe vetë qendron prapa këtyre politikave pasi gjithnjë e ka marrë anën e Serbisë.

Sikur të kishte drejtësi dhe mirëkuptim për atë që qeveria e Dardanisë e pastroj veriun, një oazë të krimit, trafikimit, kontrabandës, prodhimit të mariuhanës e bitkoit, grumbullimin e armatimit nëpër kisha e manastire, largimin e dorës së shtrirë kriminale të Vuqiqit duke i terrorizuar serbët e veriut, sikur shtetet e QUINT-it të cilat duheshin të ishin mirënjohëse për punën e shkëlqyer profesionale të policisë e cila tani po e fedton më mburrje e krenari 25 vjetorin e themelimit të saj, në një mënyrë ia largoj rrezikun KFOR-it nga bandat kriminale, fatkeqësishtë këto veprime të bazuara në ligj e Kushtetutë, i konsiderojnë të dëmshme sepse, nuk na qenkan në koordinim që i bie se ҫdo ambasador e paska të drejtën ta kontestoj Qeverinë e zgjedhur nga populli.

Marrëdhëniet më SHBA-të gjithmonë kanë qenë miqësore duke e pasur parasysh kontributin gjatë gjithë historisë të dy popujve prandaj luhatjet siq po thuhet në këto moment janë rreth perceptimeve nga organet shtetëtore të të dyja palëve duke i arsyetuar secili në mënyrën siq e përceptojnë ata.

Në njërën anë Departamenti i Shtetit apo Qeveria Amerikane bazuar në kontributin e saj rreth ҫlirimit, pavarësimit, zhvillimit dhe shtetëndërtimit, e kanë arsyen e cila ua jep të drejten të kërkojnë më të arsyeshmën për Dardaninë, në anën tjetër Qeveria e Dardanisë i ka obligimet dhë pëgjegjësitë e veta kushtetuese që ta mbroj integritetin, pavarësinë dhë shtrirjën e sovranitetit edhe në këto rrethana të një situate fragjile të sigurisë duke e patur parasyshë se kemi të bëjmë më Serbinë armike shekullor dhe aktuale e popullit shqiptar të Dardanisë. Dhe, duke e pasur parasysh agresorin i cili ushtroj gjenocid e që as nuk u pendu, nuk kërkoj falje përderisa publikisht deklarohet se kurrë nuk do ta njof pavarësinë e Republikës së Dardanisë që i bie se pretendimet territoriale janë në agjendën e saj duke ia referuar popullit serb se Dardania është Jerusalem për Serbinë. Lëshohuni në lëkurën tonë dhe mendoni se si do të silleshit ju në këtë situatë. Ajo, pra Serbia, edhe në kontaktet me juve ua thotë troq sepse e ka përkrahjen e Rusisë nga e cila po tentoni që ta largoni por është një agoni e pa shpresë vetëm nëse Rusia e humb luftën ndaj Ukrainës, përkohësishtë do ta ulë bishtin duke e pritur momentin tjetër të duhur. Ne, e njofim Serbinë e cila kur nuk e ka momentin ajo shtirët sikur ai gjarpëri helmues i cili në ҫdo moment mund ta lëshoj helmin vdekjeprurës.

Ambasadori im i SHBA-ve sepse jetoj këtu mbi tri dekada dhe ky është shteti im i dytë pas atij të origjinës Dardanisë, më habit me deklaratat e tij të cilat, po mos të ishte Ambassdor i SHBA-ve, do të ishin skandaloze i cili deklaron: “ ne kemi marrëdhënie të mira më popullin por jo edhe më Qeverinë”. Sipas kësaj analogjie, edhe Qeveria e Dardanisë mund të deklarohet së: ne kemi marrëdhënie të shkelqyera më SHBA-t dhë popullin e saj por jo edhe më disa të Departamentit të Shtetit, jo të tërësishmin por vetëm atë të diplomacisë dhe politikës së jashtme. Më të gjithë resorét tjerë janë të shkëlqyera si ai i mbrojtjes, Pentagoni, CIA, Kongresi e Senati dhe shërbimet tjera edhe më Shtëpinë e Bardhë duke iu referua deklaratave të Presidentit Biden.

Ajo që bjen ne sy është se, Ambasadori Hovenier më gjithë angazhimet e tij sipas direktivave të DSH, bashkangjitja e slloganeve të Serbisë dhë opozitës së të gjithë këtë qe Kurti po e ndërmerr në veri, e bënë për nevoja elektorale. Nuk e apstrahoj këtë por, opozita, duhet të mobilizohet dhe t’ia rrëzoj këtë adut. Prandaj, më gjithë interesin qëllimmirë të ambasadorit, nuk është praktikë të marrë anë dhe nuk duhej t’i shëndërroj në veprimet e tillë në praktikë, sepse, spektri politik është i përqar që sipas këtyre veprime po shkon edhe drejtë përqarjës edhe të spektrit shtetëtor.

Departamenti i Shtetit një kohë të gjatë ka mbetur peng i nostalgjisë së ish Jugosllavisë së Titos kur ajo e udhëhiqte Lëvizjen e mos inkuadrimit nga, Tito, Neheru, Nasar, më vonë Suharto i Indonezisë dhë Nkrumah i Afrikes Jugore ku ishin të anëtarësuar 120 shtete dhë 17 shtete në cilësinë e vezguesëve të themeluar në Konventen e viti 1966 në Beograd që ishte në interes edhe të SHBA-ve pasi nuk iu bashkangjitën zyrtarishtë as bllokut lindor e as atij perëndimor, ishin neutral anipse kishin bashkëpunim disa nga ata sipas interesave ekonomike. Jugosllavia, ishte aleati, siҫ deklarohej atëherë dhe në vazhdim, më i mirë i SHBA-ve. Kanë marrë kredina të mëdha nga Amerika të cilët, kurrë borgjin kryesor nuk ua kanë kthye përpos kamatës por, edhe ndihmat tjera përpos atyre ekonomike, edhe ushtarake bile, edhe pas ardhjës së Millosheviqit në pushtet.

Ishte një rast eklatant kur, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, ish Kongresmeni i parë më origjinë shqiptare në historinë 248 vjeqar në vitin 1985, propozoj në një dëgjim kërkesën rreth shkeljës së të drejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi, reagimi i Departamentit të Shtetit ishte së, po doni me na qartë më aleatin tonë Jugosllavinë.

Pas atij dëgjimi( hiringu) i cili u hodhë posht, z. DioGuardi iu deshtë që për një vit të loboj duke i tubuar 58 nënshkrime nga Kongresmen e Senator për t’u aprovua në vitin 1986 që u shndërrua në Rezolutë e sponzoruar nga z. DioGuardi e e miratuar nga Kongresi Amerikan( H. Con. Res. 358 ) për t’u miratuar edhe nga Senati i sponzoruar nga Bob Dole ( s.con. Res. 150 ).

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane përmes DioGuardit, Snirley Cloys DioGuardi dhe Bordit Ekzekutiv, për herë të parë ҫështjen shqiptare e futi në agjendat e politikës Amerikane.

Më mburrje, Liga sivjet e përkujton 35 vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë së saj lobiste i vetmi i regjistruar në Uashington DC.

Marrëdhëniet më Amerikën janë të shenjta, për popullin shqiptar në përgjithësi ndërsa për ata të Dradanisë në veҫanti.

Megjithatë, tani duhet ndalur sadopak dhe tani e tutje, mos të merret asnjë veprim pa koordinim më SHBA-t, sepse rreziku për destabilizim është prezent, pasi kjo strategji politike është e sajuar nga, Vuqiq, Edvin Kristaq Rama dhe Presidenti francez Macron, i cili po përballët më kritika nga partia socialiste për kahjet e tij politike. Veprimet e tij rreth shitjes së aeroplanëve ushtarak, është veprim anti NATO dhe anti SHBA dhe interesave tona shtetërore e kombëtare.

Definitivishtë, Kryeministër, kujdes në këto momente, asnjë veprim pa koordinim me Shtetët e Bashkuara të Amerikës.

 

Hafiz Shala

New York, 5 shtator 202

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat