Edi Rama, a je gjallë?

Opinione

Edi Rama, a je gjallë?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 7 shtator 2024 Në ora: 16:39
Edi Rama

Reagimet e popullatës së thjeshtë por edhe asaj intelektuale shqiptare do i vërejmë gjithandej si reagime dhe ndjenja të pa durueshme ndaj ekstremistave të Vuçiqit, që po i bllokojnë kufijt me Kosovën, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama, në veçanti për afrinë që ka me kriminelin Aleksandër Vuçiq, nuk po e shkrep asnjë fjalë.

Ndoshta kryeministrit shqiptar Edi Rama, as që do i duket e kërkuar për ta ngritur zërin për një gjë të  tillë, apo edhe për të thënë diçka edhe për bllokimin e urës mbi lumin Ibër, për të cilën nuk ia dëgjuam zërin fare dhe as që ia shkrepi një fjalë mikut të vet të çmuar kriminelit Vuçiq, për të ia shpjeguar më mirë e më mirë se Kosova, duket një kafshatë e vogël, por sa e vështirë për ta përbi.

Nuk duam të thëmi se nuk ushqehemi me ndjesi dhe afërsi ndërvëllezërore, mirëpo çështja ka të bëjë me përmbajtjen e politikës që e udhëheq Edi Rama, në përkrahje të politikave të Vuçiqit, dhe karshi Kosovës, gjithnjë ka në shënjestër politikën rezistuese dhe udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Prandaj,  kjo të ngjall një ndjenjë shqetësimi, se si kryeministri shqiptar Edi Rama, si e merr guximin dhe ka disponim për ta ngritur ideologjinë dhe format e një krimineli të luftës ndaj shqiptarëve, duke parë  zemren e kësaj popullate sa është e lënduar dhe e vrarë nga regjimi i fashizmit serb, dhe sikur brenda saj po përgaditet edhe diçka edhe më e keqe.

Sa vështirë të kuptosh se nga i merr  këshillat ky njeri dhe si mund të lidhet me armikun e shqiptarëve, dhe si e formulon këtë lloj filozofie, duke iu qasur popullit të vet shqiptar, apo si duket, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqi, janë të paguar nga dikush, që u ka premtuar të marrin ndonjë shpërblim ndërkombëtar, për ta ndarë Kosovën.

Edi Rama, po bëhët sikur i ka dalë “boja” dhe për t’a evituar këtë gjendje e ka vështirë, sepse nuk ka mjeshtër që mundet të ia përshtat ngjyrën, edhe pse me profesion është piktor, apo strateg i vijave figurative, të gjitha veprat deri me tani i ka punuar në stilin e “çmendurisë” njerëzore, që ky popull sot nuk e lakmon dhe admiron më fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat