100 mandate dhe PD si në vitin 1997!

Opinione

100 mandate dhe PD si në vitin 1997!

Nga: Ilir Levonja Më: 8 shtator 2024 Në ora: 14:56
Ilir Levonja

A do jetë viti 2025 konsolidimi i pushtetit të monarkut shqiptar. Kjo mbetet për t'u parë, pasi janë shqiptarët ata që duan apo jo të shkojnë në monarki. Megjithëse nga historia e shtetit të saj, pushteti i Unit ka triumfuar. Edi Rama e vulosi qëllimin e tij. Në një apo një tjetër mënyrë, shqiptarët në masë kanë ndihmuar në ngritjen dhe konsolidimin e një diktature.

Shembulli është etapa 1945 deri në 1990 me Enver Hoxhën dhe partinë e tij, kontigjentin e së cilës e disponojnë sot me krenari madje, pinjollët e saj të cilit po sundojnë nga viti 2013 e këtej. Ashtu si Enver Hoxha me forcën e mikrofonit në plenume, kongrese, asamble, edhe Edi Rama dëshmoi sot synimin e hapur për 100 mandate në zgjedhjet e ardhshme. Dhe tjetra, premtimin publik se do t'i japi Pd aq mandate sa në vitin 1997. Në mos gaboj, atij moti, periudha më errët për shtetin shqiptar, Partia demokratike mori 15 a 17 mandate. Aktualisht parlamenti shqiptar ka 140 ulëse, nga të cilat 100 i do Edi Rama, 15 Partia demokratike = 115, pjesën prej 25 ulësesh monarku planifikon t'ua ndaj partiçkave të korporatave, të cilat sa për shkak të komandantëve të tyre, sa për kokëdrrjen e grupeve fanatike, nuk luajtën kurrë një rol real në jetën e vendit.

Por bindshëm i kontribuojnë Edi Ramës, në atë të ashtuqujturën ekzistencën e demokracisë në Shqipëri. Kurse shqiptarët kontribues të diktaturave, kanë justifikimin gati, se gjoja nuk e duan Edi Ramën, por nuk kanë se për kë të votojnë, nuk kanë një gjoja alternativë reale, etj. Dhe ana tjetër e medaljes është përgatitja e terrenit për votën e diasporës, sfida po personale e monarkut, ku zarfet e ardhur nga përtej detit dhe oqeanit do jenë letra në erë për të bindur kancelaritë e Perëndimit me faktin se shqiptarët duan vetëm atë. A do ta lejojnë shqiptarët vërtetë, si të thuash se do ta ofrojnë vërtetë rishtas veten ku t'i japin mundësinë një monarku të sundoj edhe disa dekda të tjera? Kjo mbetet për t'u parë..., historia është e bukur por edhe e frikshme.

Francezët para pak muajsh u shtrënguan, u rigrupuanme shqetësimin që të mos fitonte fronti extrem. Por sot u ngritën rishtas duke i kërkuar llogari publike atij që votuan, vetëm për një emër që doli si kryeministër për shkak të kalkulime të baronit të zi. Nga ana tjetëre oqeanit në Venezuelës e largët, kryetari i opozitës la vendin për shkak të një urdhër arresti nag shteti diktatorial i Maduros. Shoferi i autobuzit një marksist sadist edhe pse humbi me 2 milion vota diferencë, nuk e lëshon pushtetin. Shqiptarëve u mbetet të zgjedhin, midis Francës dhe Venezuelës së largët, megjithëse historia e tyre ka treguar se me Enverin, monarkun, ata nuk zgjodhën Francën, por Lindjen e largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat