Kurrë nuk i kam parë shqiptarët kaq të alarmuar me faktin e projektit mes Amerikës dhe Izraelit, në Gaza. A do zhvendoset popullata apo jo? A po ndodh aty një spastrim etnik apo jo? A është Donald Trump një diktator i ri, i cili po luan me popujt etj.? Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të agravuar biles edhe me njëri-tjetrin, pavarsisht se ku jetojnë, pavarsisht skajit apo çatisë së planetit, Amerikë, Kanada, Alaskë, New Zeland, Australi, Kinë, Angli, Japoni pa lënë mënjanë edhe Afrikën, Egjiptin, Angolën, Kenian etj.
Madje ky ''impenjim'' kaq vunerabël, ka nxjerrë në pah edhe një lloj mllefi antitrampist, tipik i llojit shqiptar i pushtetit radikal majtist shqiptar, i cili fal edhe prejardhjes internacionaliste shqetësohet për Rripin e Gazës. Sikur ky mllef antitrampist për fatin e tokës palestineze të ndihej edhe karshi atdheut, se si falet ishulli Sazanit, porti i Durrësit etj., do kishim sot vërtet një Shqipëri tjetër. Një Shqipëri ku e bardha është e bardhë gjithmonë dhe e zeza po ashtu, por kjo nuk ndodh. Raca internacionaliste që u dhimbet kaq shumë Gaza falin pa vrarje fare të ndërgjegjes, bash pikat më strategjike të vendit, bash po këtij Donald Trumpit, familjes së tij, vetëm të kenë pak vëmendje, ndofta edhe për të retushuar sadopak krimin ekonomik karshi minerave të hapura të arit amerikan, si USAID, apo fondacione të tjera, ku siç po rezulton ato janë shkërdhyer brenda një rrethi vicioz, mes ish gruas, gruas aktuale, kunatave, baxhanakëve të kabinetit kryeministror. Madje dizinformojnë në mënyrë frontale, si e si të kamuflojnë masakrën ekonomike me paratë e taksapaguesve amerikanë, për gjoja reformën në drejtësi, një strategji tipike e Sigurimit të Shtetit, apo agjenturës kremliniane shkatërrimin total të pluralizmit, ku jo rastësisht 85% e kohës televizive, flitet veç për opozitën dhe aspak kancerin social, pushtetin.
Shqipëria ndodhet në një kapërcyell jetik, ku shqiptarët kudo ku janë, kudo ku jemi, kudo..., pavarsisht fesë, bindjeve etj., do bënim mirë të merreshim me punët tona. Eshtë një kohë historike e madhe ku të gjithë e kanë kuptuar, vetëm shqiptarët jo. Gaza nuk është problemi jonë, ku pavarsisht edhe gjoja devotshmërisë fetare, pasi edhe vetë fetarët tanë e kanë thënë me kohë, qofshin paganë, katolikë, orthodoksë, myslimanë, bektashinjë, i pari është atdheu, pastaj feja. Gaza nuk është aspak problemi jonë pavarsisht bindjeve tona politike, qofshi majtas apo djathtas, pasi komunistët nuk përfshihen këtu, jo më kot ushtonin altoporlantët, ''proletarë, të të gjithë vendeve, bashkohuni'', problemi jonë është si mund të shuajmë kufijtë mes vedi. Sepse nuk jemi kantone anglosaksone, freng, gjermanë, italianë, galë, por jemi shqiptarë, flasim shqip, këndojmë shqip, qajmë shqip dhe vdesim shqip. Eshtë e tmerrshme, të dëgjosh kosovari, kosovari..., po këta jemi more, kosovarë, myzeqarë, lebër, malësorë bjeshkësh. Eshtë e tmerrshme ta mendosh se si një ishull strategjik të kthehet në mollë e ndaluar për qytetarët pasi manjatët e ndërtimit, minierave, vipat apo rripat qofshin e mosqofshin me gjithë bëmat e tyre do bëhen zotër të një nishani shqiptar.
Si nuk u diskutua kurrë në studiot shqiptare për këtë genocid karshi Shqipërisë, i cili fare mirë mund t'u servirej shqiptarëve. Të vendosnin ata për fatin e nishanit të tyre. Nuk e di pse u ha kaq malli për Gazën, se si ka vepruar Donald Trump etj., e dinë amerikanët, votuesit. Ndofta votuesit më rigoroz në planet për mbarëvajtjen e demokracisë, që dmth, pas 4 viteve Donald Trump, mund të jetë thjesht një pazarxhi në Walmart, marketi më publik amerikan, ashtu si edhe është sot përshembull, Barak Obama. Shikoni Putinin tuaj, që është ngulur e nuk shkulet dhe sot është një miliarder ordiner që ka luksin të pijë verë 33 mijë euro shishja, të bëj pastrim trupor drogrash në klinika me kosto 10 mijë euro dita. Kurse ju merreni me Gazën.