Mediat, shpesh herë e konsiderojnë veten neutrale, por janë bë jashtëzakonisht selektive kur përdorin "gjuhë neutrale" dhe kur nuk përdorin!
“Kur në politikë njëra palë thotë se bie shi, ndërsa tjetra thotë se është me diell, atëherë nuk është detyrë e gazetarit t'i citojë të dyja”!
-Detyra e një gazetari është të nxjerrë kokën nga dritarja dhe të kontrollojë se kush gënjen.
(…) Presidenti Donald Trump ndërpreu të gjithë ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën. Trump nuk mund t'i kishte dhënë Vladimir Putinit një dhuratë më të mirë, edhe nëse do të kishte qasje në listën e tij private të dëshirave.
Gjatë javës, Trump gjithashtu ka përshkallëzuar luftën e tij tregtare, përfshirë kundër vendeve që deri vonë ishin ndër aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Në fjalimin e tij në Kongres të martën, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të fitojnë kontrollin e Grenlandës "në një mënyrë ose në një tjetër". Në të njëjtën kohë, Trump ka kërcënuar se do të dëbojë ose burgos studentët që demonstrojnë dhe do të shkurtojë fondet për universitetet që i lejojnë ata të demonstrojnë. Disa nga mbështetësit republikanë të Trump në Senat kanë filluar madje të flasin për t'i dhënë atij një mandat të tretë presidencial jokushtetues…)
Megjithatë, kjo nuk është përshtypja që t’lihet kur lexon komentuesit norvegjezë dhe ndjek mediat norvegjeze. Sepse edhe pse mediat shpesh e konsiderojnë veten neutrale, ato janë jashtëzakonisht selektive kur përdorin "gjuhë neutrale" dhe kur jo.
Kur mbështetësit e ngushtë të Trump, si Elon Musk dhe Steve Bannon, tundin përshëndetjet naziste, në gazetat norvegjeze përshkruhet si "gjeste duarsh" të "çuditshme", "të errëta" ose në rastin më të mirë "kontroverse". Në të njëjtën kohë, gazetat nuk e kanë problem t'i referohen Musk-ut në terma pozitivë si një "gjuetar mbeturinash", ndërsa ai shkurton ndihmën jetike emergjente për jugun global dhe pasurohet me kontrata publike.
Është provokuese sjellja e mediave të cilat krejtësisht janë shkëputur nga vetë-imazhi i tyre. Kur ka shkurtime në industrinë e medias, ne dëgjojmë pafund se sa e rëndësishme është media në ruajtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave tona. Por kur këto vlera kërcënohen, media dështon plotësisht.
Duket sikur shumica e redaktorëve dhe gazetarëve norvegjezë besojnë se fashistët janë vetëm një nga shumë grupet që marrin pjesë në mënyrë të barabartë në një shoqëri demokratike. Pavarësisht se ata duan të djegin të gjithë sistemin e shoqërisë së kësaj toke. Këtë e shohim se si u jepet shumë hapësirë qëndrimeve autoritare, por edhe se si u lihet debatuesve të tjerë të përgjigjen, kurse mediat refuzojnë të kenë vlerat e veta dhe t'i mbrojë ato.
Një redaktor i gazetës norvegjeze mund të diskutojë pak për tendencat autoritare të shfaqura në Shtetet e Bashkuara, por këtij diskutimi i mungon intervista komode me portretin e njeriut që përfaqëson të njëjtat tendenca edhe këtu në shtëpi, pra është e pa mundur t’i vihet bishti derrit, sepse një trajtim i tillë u jepet rregullisht aktorëve të së djathtës ekstreme autoritare.
Një i njohur im, i cili herë pas here punon me gjuhën dhe median, thotë shpesh se media duhet “të ruajë fjalët më të mëdha për rastet më të mëdha”! Gazetat tona bëjnë të kundërtën, pra gjithçka është lakuriq SHOCK, realitet SKANDAL dhe FATKEQËSI e famshme, përderisa pjesëmarrësit në një përpjekje të dhunshme për grusht shtet, thjeshtë quhen “protestues”.
Mendoj se diçka mund t'i atribuohet demografisë së redaktorëve dhe komentuesve. Ekziston një segment i rëndësishëm i klasës së muhabeteve që i përket brezit të Murit t’Berlinit dhe duket sikur ata pak a shumë në mënyrë të pandërgjegjshme besojnë se është një ligj i natyrës, i cili përmirëson gjërat. Ata kanë përcjellë vite progresi, me më shumë demokraci dhe me më shumë të drejta për pakicat, pa e pranuar plotësisht se sa shumë luftë dhe kohë ishte e nevojshme për të bë këtë përparim!
Detyra e medias është të na informojë për kërcënimet ekzistenciale ndaj mënyrës sonë të jetesës dhe vlerave tona. Thuhet se nëse njëra palë thotë se bie shi, ndërsa tjetra thotë se është me diell, atëherë nuk është detyrë e gazetarit t'i citojë të dyja. Detyra është të nxirrni kokën nga dritarja dhe të kontrolloni se kush gënjen.!
Epo tani fatëkeqësisht jemi në një stuhi, prandaj është koha që mbulimi mediatik norvegjez të fillojë ta pasqyrojë të vërtetën!
Magnus Forsberg
(Ky është një koment i gazetarit norvegjez, Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në tekstin e më poshtëm janë përgjegjësi e autorit)!