masive dhe disa mujore në Serbi Kriminei Vuçiq e quajti të ngjyrosur, duke fajësuar shtetet e BE për këtë revoltë serbe në Serbi, por këtë vet e ngjyrosur. Problemet e grumbulluara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar në Serbi nuk u mundua të i zgjedh, por të i mbulojë me nacionalizmin serb, për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjë dhe në fund ndoshta arriti ta eksportoj vemendjën në Maqedoni.
Fillimisht nisi në Kosovë me një sulm agresor në veri të Mitrovicë, ku mbeti i vrarë një oficer i policisë dhe sipas informatave zyrtare tre kriminel për të cilët Vuçiq shpalli ditë zije, vazhdojë me kanalin e Ujmanit. Pastaj problematizoj rastin i kishës serbe në Mal të Zi, nxitjen e serbëve në këtë republikë për puq në shtetin MZ. dhe ushtrim të ndikimit rus në Gadishullin Ilirik, vëmendja mbeti prapë ne Serbi. Por as më këtë nuk u tejkaluan problemet serbe në Serbi. Rasti i BH. Grushtet i Dodikut në RS. Kjo tregoj BE dhe Botës që çka sjellin autonomitë serbe në Republikat tjera.
Këtë ditë kur Krimineli Dodik u dënua më një vit burg dhe gjashtë vite ndalim të ushtrimit të detyrës që e ka, Vuçiq thirri mbledhjen e këshillit të sigurisë në Beograd. Nga ajo mbledhje shkoj në Banja Llukë ku u takua më kriminelet e dënuar dhe që janë në listën e zezë të SHBA. Pas kësaj protestat serbe nuk po ndalën, ato sa vijnë dhe shtoheshin në numër. Vuçiq ishte i gatshëm që të nxitë luftë civile në Serbi për ta mbrojtur karrigen e vet, por këtë nuk e pranuan profesorët dhe studentet serb.
Gazetat serbe shkruanin që Vuçiq kishte sjell 850 paramilitarë të përgatitur në Rusi për Kosovë dhe Bosnje dhe Mal të Zi. Kishte sjellë edhe paramilitarë dhe ish milic nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, një numër më të vogël nga Maqedonia. Ky organizim nuk dha rezultate, por megjithatë bleu kohë. Problemi ende mbeti në Serbi dhe protestat serbe mbetën të pa shuara. Protestuesit përsëri të pakënaqur. Mjetet e informimit dhe analizat e BE ishin aktive dhe mjaftë të shqetësuara për shpërthimin e mundshëm të ndonjë konflikti në Serbi dhe të fqinjët e saj. Panairi i planifikuar të mbahej në Beograd u anulua për shkak të mungesës së sigurisë.
Askush më nuk është i sigurt në Serbi. Vëmendjen e BE dhe Botës demokratike nga Serbia e hoqi rasti i tragjedisë në Koçani të Maqedonisë së V. Duke e parë një angazhim kaq intensiv, të gjatë dhe të pandërprerë të Vuçiqit për ta spostuar vëmendjen nga Serbia diku tjetër, ndoshta do të duhej që të hetohet nëse kanë pasë ndikim shërbimet sekrete serbe në këtë tragjedi.
Shpallja e menjëhershme e datës 18 ditë zie në Serbi, ofrimi i spitaleve për ndihmë dukej sikur një shfajësim ose përpjekje për të fshehur fajin. RS. në këto ditë ka mbyll memorialin e masakrës së Srebrenicës, që është dokumentar për krimet e serbe në të cilat ka marrë pjesë vet Vuçiq.
Për këta që vet i vranë as për familjet e tyre që tani nuk mund të i vizitojnë nuk ka dhimbje as sot. Madje ky vet ka kërkuar të vriten 100 boshnjak të pafajshëm për një kriminel serb. Duke parë këto aktivitete kriminale të Vuçiqit dhe klikës së tij nuk do të duhej të përjashtohet edhe kjo pistë për hetim.
Ngushëllime familjeve që pësuan nga kjo tragjedi masive. Këtë vetëm ne mund të ua besojmë, nga se kemi përjetuar raste të tilla nga ushtria dhe policia serbe që Vuçiq i mbanë edhe sot pranë vetës. Kalljen e familjeve shqiptare në shtëpitë e tyre në vitet 1998/99. 18.3.2025