Çka po shihet nuk po dihet se Albin Kurti, kësaj radhe a do i bëjë numrat për formimin e qeverisë pa pjesëmarrjen e ndonjë partie opozitare, që në këtë rast së pari trokiti në dyert e LDK-së, dhe «zotit» të kësaj shtëpie Lumir Abdixhiku, i cili pa menduar mirë ky e refuzoi një ftesë të tillë në një mënyrë burracake(qoftë largë) sikur ta kishte bile një fije qime të kësaj burrërie.
Nuk bënë përshtypje pse liderët shqiptarë në Kosovë, e tregojnë vetën e tyre përmes formave të tilla, me atentate ironike ndaj njëri-tjetrit, në fakt nuk ka dyshim se për të marrë përgjegjësi shtetërore nuk mundet sëcili, kjo kuptohet, dhe ashtu ndodh, nëse gjërat brenda një subjekti janë të trazuara e të çrregulluara ose të organizuara gabim, pastaj marrin edhe «tërthur».
Është kohë e shkurtër dhe delikate në këto momente për Kosovën, sepse vonimi i krijimit të institucioneve dhe qeverisë së re nuk do shumë komente, por si trajtim të menjëhershëm, prandaj është e pa qartë për LDK, nëse mburret me të dikurshmën, sepse për deri sa ishte lider i saj z.Ibrahim Rugova, jo vetëm që bashkëveprimet me një subjekt tjetër do të përfundonin pa diskutim, edhe pse kishte plot kundërshti, fyerje e sharje të njohura botërisht, por më tepër sepse ai përveq se ishte një burrështetas i madh, dhe një lider politik i kalibrit të lartë botëror, që ironinë dhe smirën e përkthente në buzëqeshje.
Prandaj, nuk na befason sjellja e një lideri të tillë, si një adoleshent politik, nëse «madhështia» dhe lakmia ndaj vetëvetës ia kanë pushtuar konceptet në parim, të cilin e ngërthen në vete ky lloj episodi i keq, jo vetëm ndaj një partie dhe rivali politik, por vjen në pyetje krijimi i Institucioneve të reja dhe akceptimi i një procesi të domosdoshëm shtetëror i këtij vendi.
Dihet fare mirë se për t’i dhënë një fizionomi më të gjerë këtij subjekti politik, siq është LDK, e cila gjithherë kjo parti, që në fillim të formimit të saj kishte pretendime shaktërruese, dhe shumë kontribues e njerëz të fuqishëm dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit historik dr.Rugova, dhe ndaj këtij subjekti janë asgjësuar me jetë dhe atentatorët nuk janë zbuluar deri më sot fare, ndërsa sot pasardhësit e këtij subjekti lozin me ndërgjegjën e saj.
Dhe pretendimi i udhëheqësit të sotëm që e ka marrë në dorë timonin e LDK-së, me bashkëpunëtorët e vet, sikur janë të lidhur me fatin e këtij subjekti për të mos u avansuar dhe ngritur në pozitën e saj të mëhershme si një subjekt i parë politik që ishte në Kosovë, apo sikur kjo parti do lidhet me fatin e një pronari kryesor dhe interesat e dy-tre anëtarëve të saj të dëgjueshëm.
Megjithatë bëhët fjalë për fatin e një qeverie të ardhshme të vendit, duke e kuptuar se jemi shtet i pavarur e demokratik, dhe fatin e këtij njerëzimi e kemi në duart tona dhe mos të harrojmë se, akoma në këtë vend kemi shumë gjëra që duhet vendosur në binarët e vet, dhe duke ditur se fqinji i ynë Serbia, nuk po flinë, kur dihet se realizimi i ëndërrave të saj nuk ka përfunduar akoma.
Prandaj, mos t’i japim krah iluzioneve dhe spekulimeve ndaj njëri-tjetrit, apo ndaj subjekteve politike, edhe pse ekziston një lloj ironije e çmendur në mes këtyre subjekteve, për deri sa në këtë kontekst mund të fshehet edhe diçka tjetër, jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashta, që do të nxiste një lloj trazire politike në mes këtyre subjekteve në Kosovë.
Jemi të gabuar dhe shkurtpamës, nëse pushtetin e Albin Kurtit, si i tillë të merret si një instancë njerëzore që udhëheqët nga një përson, apo duke e përkthyer përpjekjen e tij me një krahasim të regjimit të diktarit famëkeq Millosheviqit, sepse do llogaritemi si popull parak dhe i pa ditur, që nuk dimë ta vlerësojmë vetëvetën dhe botën rreth nesh, duke i krijuar amulli VETËVETËS dhe destabilitet këtëij vendi, në çastin kur në Kosovë, kërkohet dhe pritët një ndryshim i madh dhe hap pozitiv.