O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me propagandë të tipit, iu hoq apo nuk iu hoq non grata Saliut. Eshtë ngritur një makineri e tërë ku 99% e gazetave paguhen me taksat e shqiptarëve, paguhen në të zezë, nuk njohin komkurencën e tregut, nuk njohin investigimin, nuk njohin luftën me krimin, nuk njohin shtypjen brutale të së drejtës së fjalës, krejt imoralë dhe me firmato këmishash, orësh, kollaresh, parfumi, makinash, resorte etj., i bëjnë hosana diktatorit. O budallenj, shqiptarët kanë pagur thuajse gjithë gjakun e tyre, nëpërmjet gjakut të kalamajve tek një mjekësi komplet gjakpirëse sa, edhe institucioet e treatimit të kancerit, kanë shërbyer ujë të pistë me lekë, me çmime stratosferë në vend të morfinës.
Ne kemi marrë fund edhe moralisht si njerëz, fal një konkurence çnjerëzore sa jemi gati ta hamë njëri-tjetrin. Shqipria reale nuk është pamjet e Belës dhe të diktatorit me syze të kuqe, i cili kujton se ka kapur qiejt kur ul një kaçatiorr me dy helika në aeroportin e Vlorës. Inaguroi edhe aeroportin e Kukësit dikur, gjoja me djemtë kuksianë demokratë në Londër, sot nuk dihet se çfarë bëhet me atë aeroport, shulluhet në diell, pos Gjanicës. Mund t'i shërbente fare mirë Prizërenit, por diktaori nuk hap porta, vendos trungje, trarë mes kombëtarisë. O budallenj, që duke tundur pasaportën europiane kujtoni se i çuat shqiptarët në Europë..., shqiptarët kanë kapur jo Europën, Britaninë, Kanadanë, Amerikën dhe Amerikën e Jugut po ashtu, kanë kapur edhe Azinë e largët, Afrikën. Shqetësohuni për pasaportën shqiptare, se brezat midis viteve 90, gomonistët, ata të maleve, të ambasadave, të atyre me viza fallco etj., janë sot qytetarë fisnikë kudo, Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, Portugali, Greqi, Suedi, Hollandë..., me një fjalë e kanë pasaportën.
Duhet të trishtoheni se fëmijët e tyre janë sot transformimi i firos shqiptare aq sa nuk e kuptojnë dot pagjumësinë e prindërve të tyre për prindërit në Shqipëri. atyre me pensione beterr, ku makineria e propagandës nxjerr me tonelata patronazhiste me skema me pamundësinë e rritjes së pensionit. Eshte e thjeshtë ore, nëse shifrat marramendase që lali Eri u jepte vipave e rripave, apo ky palloshi Noizit, mund të trefishioheshin pensionet. Ose tjetra, ulni numrat e administratës së fryrë nga punësimet elektorale dhe e shikoni se sa shumë para që ka. Boll investuat në informalitet duke punësuar kuadro apo rrogtarë që duken vetëm ditën e rrogës. Sikur auditi i thesarit shqiptar të bëj punën si duhet Shqipëria nuk ka nevojë për 250 kanale televizive, Webe apo gazeta si i quani ju, të cilave qeranë, dritat, rrogat, ua paguan qeveria dhe jo tregu real. Aty janë lekët e budallenjë dhe shqiptarët e dinë, e kanë kuptuar manipulimin e shekullit që ju dhe diktari keni bërë për shplarjen e trurit.
Do ju mallkojë historia o gjoja intelektualë që merreni njëzetë e katër orë me opozitën, e cila prej 12 vjetësh është trajtuar prej jush sikur me qënë një prostitutë publike. Eshtë çmenduri të dëgjosh një patronazhist i cili pyetjes se përse mendoi se sondazhet tuaja pas gjithë këtyre skandaleve dhe arrestimeve, arratisjeve etj., nxjerrin rishtas fitues Edi Ramën dhe jo opozitën? Dhe ai i përgjigjet, se shqiptarët më shumë se korrupsioni i Edi Ramës, i shqetëson përçarja e opozitës. O budallenjë, që ngulni këmbë se në Europë na fut vetëm Edi Rama, me 30 vjet pushtet. O Edi Rama o hiç... Europa nuk është projekt politik, por i jep prioritet rotacionit politik, jo vegjetacionit, mafies, shushunjave, diktarëve etj. O budallenj, nuk futesh në Europë me një drejtësi ku deri kryetarët e Gjykatës së lartë rezultojnë të dënuar ordinerë, patronazhistë që nuk bëjnë drejtësi por i shërbejnë korit të propagandës.
Shqiptarët kësaj radhe do dalin masivisht të votojnë dhe kjo juve ju tremb. Turma është e frikshme, nuk të fal dhe mizerjes suaj i ka ardhur fundi. O budallenj, që të bëhesh partner i Italisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj., duhet të hapësh krahun pasi nuk ndërtove shtetin e shqiptarëve, ekonomi tregu të fortë, infrasktrukturë, të drejta të forta mbi pronën... në Europë nuk hyhet me vilet e Belës dhe syzet e kuqe të Ramës, por me këllqe.