Patriotizmi shtazor dhe muzikor!

Opinione

Patriotizmi shtazor dhe muzikor!

Nga: Kimete Berisha Më: 14 maj 2025 Në ora: 21:34
Kimete Berisha

- Patriotizmi shtazor është shumë me rëndësi.

- Prandaj, shqiptarët janë mërzitur për

fabrikën e mbetjeve të kafshëve, si të ishte hapur fabrika e shqiponjave.

- Anipse kafshët s'kanë përkatësi kombëtare, për juve, kanë.

- Shqiptarët janë zemëruar se pse të

gjithë pronarët e fabrikës së 'mbetjeve të

kafshëve' nuk janë shqiptarë.

Duhet të jenë.

- Ne preferojmë që rrjepësit tanë të jenë shqiptarë...se kur të rrjep i joti është ndryshe, së paku ti lë eshtrat.

- Ne vjedhemi çdo ditë, kah të rrotullohemi, ama vjedhemi nga tregtarët shqiptarët, që është ndryshe...tëndin s'ke ku e çon as s'ka ku të çon!

- Në fakt ke ku e çon, në shtatëqind mijë....po s'ka kush!

- Deri vonë kam qenë shumë femër

patriote, e tash s'jam më, për arsye që tani s'dua t'i bëj publike.

- Mbrëmë, Motra ime u gëzua shumë që këngëtarja shkodrane hyri në finale të Eurovizionit.

Për mua ai gëzim ishte 'çudi e madhe', 'punë e madhe'.

Pakëz i lakmova, pakëz s'i lakmova gëzimit të saj.

- E ajo mundohej të ringjallte ndjenjat e mia të harruara!

- Duke e parë gëzimin e saj të madh, e pashë veten se si jam zhveshur nga të gjitha ndjenjat patriotike.

- Asnjë centë nuk e kisha harxhuar për atë këngë 'palidhje', me gjithë respektin që shoku im Albin Kurti kërkoi që të votojmë për të.

- Patriotizmi në art, patriotizmi në muzikë, patriotizmi në pikturë, patriotizmi në skulpturë e në dashuri për mua është për gjynah....nuk mund të

pëlqej diçka veç pse është shqiptare.

- Çfarë të mire sollën shqiptarët në jetën tënte?

- Kush po të vjedh përditë?

- Kush po të mashtron përditë?

- Kush po të ofendon përditë?

- Kush të la ty në këtë gjendje të mjerë...që krejt rroga të shkon në ushqim?

- Shqiptarët!

Prandaj të dalldisesh që je shqiptar, është...nejse.

P.S. Autorja është shumë e mirë, por nganjëherë ka qejf të zhduket!

- Autorja as nuk ha mish, as ëmbëlsira, prandaj shkrimi i saj është plotësisht i shëndetshëm.

- Autores do t'i pëlqente një

fabrikë e breshkave, sepse ato jetojnë gjatë e nuk plaken kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat