Waswasa: Pëshpëritje djallëzore!

Opinione

Waswasa: Pëshpëritje djallëzore!

Nga: Kimete Berisha Më: 26 maj 2025 Në ora: 19:04
Kimete Berisha

1. Shumë i lakmova Brigitte Macron me rastin kur ia dha një shuplakë burrit të saj, Emanuel Macron, duke dalë nga aeroplani në Vietnam.

- Ishte e veshur kuq e zi, që e bënte ngjarjen historike.

- Por, sikur kjo ngjarje ti ndodhte shqiptarit, tash 'asaj' ju kish k'n'u 'tallk-ini'!

- Presidenti francez nuk u ankua, jo që nuk di ta bëj dallimin midis dashurisë dhe dhunës, por sepse s'ka dallim.

2. Me lakminë po përballet edhe Behxhet Pacolli.

- Qe disa herë është ankuar se si shqiptarët ia kanë zili.

- Të jesh për të ta pasur zili s'është keq, por atij nuk po i pëlqen.

- Analizat e tij mbi jetën, i bën kryesisht në aeroplan, në mes tokës dhe reve.

- Lakmia është mëkati më i madh sipas Biblës dhe Kuranit, por është njerëzore lakmia, se njeriu s'është i krijuar për të qenë i shenjtë, dhe shenjtëria s'është praktike.

- Zilinë më së miri e përshkruan Armend Rexhepagiqi në vargun e tij 'Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh'.

- Po janë një sure a dy mbi Zilinë, që si 'me gisht' ta heqin mundimin që të shkakton 'syri i keq'.

- Jam e sigurt se edhe mësysh mund të kesh.

2. Një bllokadë misterioze po i ndodh edhe Albulena Haxhiut.

- As nuk po e lëshojnë, as nuk po e mbajnë.

- Kohë më parë burrat shqiptarë 'ose të kanë vrarë ose të kanë falë', e tash po i bien shkurt, veç të 'vrasin', me fjalë që i thonë e më shumë me fjalët që s'i thonë.

- Duke e analizuar fatin e saj, Albin Kurti tha se Albulena Haxhiu as nuk është pyetje e as pikëpyetje, pra sipas tij ajo nuk është shenjë e pikësimit!

- Këtë përshkrim e bëri në Fakultetin Filologjik, se sikur ta pyesnit kur qëllon në Fakultetin e Gjeografisë, do të përdorte terma gjeografik: 'Ajo nuk është shpansko sello'.

- Kjo e komplikon edhe më shumë fatin e saj, sepse Albulena u bë pikëçuditëse.

- Jam në pushim vjetor, dhe duke pirë kafe me një shok indian (Rhatan Thata Mhata), i cili po më thotë se mësyshi që u drejtua në adresë të Behxhet Pacollit e ka gabuar drejtimin dhe e ka bllokuar Albulena Haxhiun.

- Sipas tij, Albulena duhet ta shkruaj emrin e saj në letër: 'Albulena Haxhiu kryeparlamentare', e letrën ta mbështjell në formë të hajmalisë dhe ta mbaj në mbështjellësin e mobilit.

- Albin Kurti ia ka pas thirr Vjosa Osmanit, duke e quajtur Presidente, pa qenë.

- Prandaj, sipas shokut tim paranormal, Albulena duhet që çdo ditë, tri herë në ditë, të shikohet në pasqyrë dhe ti drejtohet vetes me bindje të plotë si kryeparlamentare.

- Për ta zhbllokuar energjjnë negative, menjëherë t'i angazhojë familjarët ta thërrasin 'kryeparlamentare'....

hajde qiti çajat'.

- Me neve është edhe një mik i ngushtë teolog (hoxha Idriz Seferi), dhe sipas tij Albulena duhet të hyjë në Parlament me këmbë të djathtë dhe të lutet shumë derisa Zoti t'ia pranojë lutjen, sepse pa thënë Zoti, po thotë ky, asgjë nuk bëhet.

4. Kuvendi i Kosovës qe ca muaj duket si sallë dasmash, e deputetët pa dallim gjinie e feje, me kostumeeeee, në gjendje gatishmërie për të hyrë dhëndër s'pari!

5. Kosova ka probleme edhe me kashtë, që po keqpërdoret si lloj 'droge' për t'u pasuruar Faton Peci.

- Gazetarja aë e ka përshkruar gazetarin që e intervistoi Albin Kurtin si 'gojë-marrje', e ka gjetur gjilpërën në kashtën në të cilën është ulur Faton Peci në 'Darkën e Lamës'.

- Përveç me kashtë, Faton Peci ka edhe probleme të tjera karmike.

- Ai nuk falë, prandaj kur vjen koha e tij, nuk do të jetë i falur:

anipse njëri që e kishte kërcënuar, i kish kërkuar falje dhe ish penduar, ky nuk e kish falur.

6. Unë gjithmonë i kam falur kërcënuesit e mi!

Urdhëroni, kërcënoni, se do të jeni të falur.

- Në fakt, falja ime është pak e komplikuar: një njeri i ditur më ka mësuar se 'i treti gjithmonë e shfrytëzon rastin'.

- Për shembull, nëse të shohin e dëgjojnë duke u grindur me dikë në kafeteri, i treti, mund ta shfrytëzojë rastin për t'i mbetur faji të parit dhe të dytit

- Prandaj, 'armiku' im është ai 'i treti', që e pret të dytin të gabojë...!

E të tjera!

- Prandaj, këta që 'shihen' i fali'

6. Deri më tani deputetët më qesharakë janë ata që për ta 'ulur' dhe degraduar po e quajnë Albin Kurtin 'deputet'.

- 'Edhe ti je askushi, deputet, si Ne'!

Hah.

- Kjo është logjikë e thyer.

- Nëse e çmon këshillën time, dhe e di se po, Albin Kurti nuk lëshon pé.

Kurrë.

- Sepse nuk ka për kë të lëshojë pé.

Secili më milioner se tjetri, secili më rrush se tjetri, shumica ish-robijashë, e të korruptuar deri në fyt.., e gati të gjithë, të paditur.

7. Natën e kaluar e kam parë ëndërr një gjarpër të vogël të bardhë, të fshehur në një ibrik me ujë.

Për pak e kam pirë...

- Prandaj po vuaj...Jam zgjuar pakëz ...duke kërkuar përgjigje te Avicenna...derisa e gjeta.

- Pra, mos më ngacmoni, se ju dëgjon 'i treti' dhe e shfrytëzon rastin.

P.S. Kush e thyen heshtjen i pari - e humb lojën....

pra e heq gajlen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat