Një Gjermani e re ( e fuqishme) në parketin ndërkombtar...

Opinione

Një Gjermani e re ( e fuqishme) në parketin ndërkombtar...

Nga: Agron Shabani Më: 28 maj 2025 Në ora: 22:37
Agron Shabani

Në Berlin të Gjermanisë sot me nderimet me të larta shtetërore ose ushtarake është pritur Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, të cilin e ka takuar Kancelari i Gjermanise, Friedrich Merz dhe personalitete tjera të larta të ketij vendi te madh.

Kancelari i Gjermanisë, z. Merz, Premmieri i Britanisë së Madhe,z.  Starmer, Presidenti i Francës, z.Macron dhe Presidenti i SHBA-së, z. Trump, janë zotuar për përfundimin e asaj lufte të përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike, e cila në menyrë enorme dhe trepër masive po merr jetë njerëzish.

U mor vesh se skenën, "mozaikun" ose "panoramën" e njohur politike dhe diplomatike" të globit, hëpërhë vazhdojnë t´i preokupojnë dhe sfidojnë lufta e përgjakshme, imperiale, kriminale, gjakatare dhe apoksliptike e Rusisë kundër Ukriainës së bashku me luftën dhe krizën e re në Lindjen e Mesme në mes Izraelit dhe Palestinës etj.

Ndërkohë që luftën në Ukrainë sikur e bëjnë akoma me të rrezikshme dhe me të komplikuar lajmet mbi poliferacionin ose dislokimin e raketave amerikano-britanike "Atacms" dhe "Shadow" me rreze ose radisus veprimi prej 3OO ose 25O kilometrash, si dhe paralajmerimi i poliferimit të mundshëm të sistemit raketor gjerman, "Taurus ( me modernit në botë) në luftën e Ukrainës, me radius ose rreze veprimi prej mbi 5OO kilometrash, i cili do ishte në gjendje me i arrirë ose bombarduar edhe Moskën ose St. Petersburgun dhe qëndrat ose metropolat tjera të Rusisë.

 Lufta në Ukrainë, marëdhëniet ndërkombtre, i ka kthyer sërish ne kohën e luftës së fohtë dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste. Për të mos thënë buzë infraktit, bankrotit ose fiaskos totale.

Bëhet fjalë mbi luftën ose konfliktin e njhur në mes demokracisë së lartë perendimore (kapitlste) dhe gjeopolitkës ruse, kineze dhe të tjerëve.

Gjeopolitika ruse, sipa politologjiisë( shkencave politke) e ka kuptimin  e shtrirjes ose zgjsrimit të hapësires jetësore ( gjeografike) me ane të lufttës dhe aparatit të njohur autoritar, militarist dhe totalitatrist.

Ndonëse, në Rusi në menyrë radikale dhje absolute ka ndryshuar gjeopolitika, strategjia dhe mentaliteti i dikurshëm sovjetik në kuptimin e bërjës së politikës dhe diplomacisë së përbashkët ruso-sovjetike ku Rusia, Ukraina dhe të,tjerët, i takonin dikur orbitës dhe nënqiellit të njejtë, dhe ku rusët ishin të bindur se në Ukrainë (Kjevë) e kanë djepin e shtetit, kulturës dhe fesë së tyre.

 Por,ia që doli e kundërta. Ndodhi lufta në Ukrainë dhe zhvëndosjet ose deportimët masive të rusëve nga Ukraina dhe ukrainasëve nga Rusia. 

Rusët janë të bindur se e kanë ngritur, projektuar, formuar dhe ndihmuar Ukrainen në të gjitha fushat ose dejtimet e mundshme e jo SHBA-së ose Perëndimi.

Thuhet se numri i rusëve në Ukrainë, sikur u reduktua ndjeshëm nga Volodymyr Zelenski, Julia Tomeshkonko dhe lider të tjerë nga Ukraina. 

Aty si duket, ndryshuan hesapët, kur Presidenti rusë, Vlladimir Putin dhe aparati i ushtarako-politik në Moskë e filluan luftën e tyre, duke vrarë dhe masakruar me qindra mijerëra qytetarë ukrainas, si dhe duke ia aneksuar Ukrainës disa teritore në kufijë me Rusinë .

 Ukraina, Lindja e Mesme dhe kriza të tjera gjithandej globit: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën.

Në raportët ose konstelacionet e reja ndërkombëtare, shihet qartë një pozicionim i fuqishëm i Gjermanisë nën Kancelarin e ri dhe tepër enërgjik e pragmatik, Friedrich Merz, të zotuar solemnisht lidhur me bërjen e ushtrisë gjermane me të madhën dhe me të fuqishmën në Europë.

Kemi të bëjmë me një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' në një botë të sofistikuar ose ultramoderne, ku si duket nuk ka asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për fuqi dhe dominim ushtarak (luftarak), politik, teritorial (gjeografik), monetar, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial dhe teknologjik të atyre që jane me te fuqishëm- ndaj atyre që janë me të vegjël dhe me të dobët. 

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të tjera: Kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë, Kinës, Koresë Veriore etj.-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Duke menduar ose reflektuar në luftërat e vazhdueshme ose sistematike për kontrollin dhe menaxhimin e vlerave, resursëve, tregut, kapitalit dhe shoqërisë globale ose universale.

 Ç' është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme (si lufta në Ukrainë etj.) që kanë për qëllim revizionin (revidimin) e përgjithshëm të historisë botërore. Kuptohet edhe m ndihmën e Kinës, Iranit, Indisë, regjimëve të ndryshme diktatoriale dhe despotike në Korenë Veriore, Amerikën Latine etj.

 Edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Ndaj, edhe vizita dhe takimet e  Berlinit të z.Zelensky me Kanzelarin Merz dhe zyrtarë të tjerë gjerman, pos tjerash shihen edhe si zotim i fundit i Kanzelarit Merz dhe kabinetit të tij- lidhur me poliferimin e sistemi të famshëm gjerman  "Taurus" në favor të Ukrainës, për t´ia diktuar ose imponuar përfundimin e luftës Rusisë. 

U kuptua se Presidenti Putin dhe bashkëpunetorët e tij, duan të fitojnë sa me shumë teritor në luftë para ndonjë takimi ( samiti) të mundshem me Ukrainën. 

Rusët vazhdojnë të mbajnë nëm okipim ushtarak mbi 25 % të teritorit të Ukrainës, ku thuhet se janë kryer edhe spastrimet etnike, si dhe forma tjera etno-gjenocidale përmes zhvëndosjes ose shpërnguljes masive të ukrainasve, dhe ku sot mbi 99%  e teritorit është e përberë nga ardhacakët ose kolonistëve rusë në Krime, Donbas, Luhansks dhe zona tjera sovrane dhe legjitime të Ukrainës të okupuara nga Rusia e fuqishme ushtarake,,nukleare ose atomike.

Rusët dhe gjermanët si dy popujt me të mëdhenj të Europës, ka kohë që mbajnë marëdhënie të ftohëta dhe acaruara.

Ka zëra që flasin ose supozojnë mbi rolin dhe ndikimin vendimtarë dhe ambivalent të kryeministres sharmante, lucide, markante, edkskluzive dhe intelegjente të Italisë, znj. Xhorxhia Melloni në zgjidhjen e krizës dhe përfundimin e lufës në Ukrainë. Te Presidentit te Turqise, z. Erdogan-gjithashtu.

Kancelari Merz dhe kabineti i tij mendojnë mendojnë se dislokimi ose poliferimi i "Taurusëve" gjerman në Ukrainë do nënkuptonte edhe ndikimin ekstern ose interaktiv në përfundimin e lufës atje.

Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë:

Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.

 Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -është e vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë.

Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.

Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj.

 Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s, të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.

Sipas të dhënave ose vlerësimëve të konfidentuara të Pentagonit dhe Ushtrisë Amerikane: Në Gjermani për çastin ose momentin janë të dislokuar ose stacionuar 3O. OOO  ushtar amerikan, të ndarë dhe sistemuar në pesë (5) Garnizone të ndryshme, ndër të cilët edhe Korpusi ose Garnizoni i njohur për Europën dhe Afrikën ( US Marine Corps of Europe and Africa) me seli në Böblingen (në afërsi të Stuttgardit) të Gjermanisë Jugperëndimore. Plus 96OO pilot ose pjesëtar të forcave elite të Flotës Ajrore (Us Air Force) ose Aviacionit Amerikan, të stacionuar në Ramstein dhe Spangdahlem.

Ndërkohë që roli dhe misioni i Bazave ose Garnizonëve të Ushtrisë Amerikane në Gjermani është insubordinues, respektivisht multilateral dhe kolateral.

Në bazat ose garnizonet ushtarake të SHBA-s në Gjermani, nuk janë të punësuar vetëm ushtarët dhe ushtarakët (oficerët) amerikan, por edhe shumë qytetar gjerman si në Ramstein, Spangdahlem, Böblingen, në Bazën e njohur "Bavaria"(Baza me e madhe ushtarake e SHBA-s në të gjithë botën, me një sipërfaqe prej 39O kilometrash katrore ku ndodhën të punësuar afro 5OOO ushtar dhe ushtarak amerikan së bashku me familjet e tyre etj.) në kufi me Çekinë dhe gjetiu.

Ndërkaq, shteti dhe qeveria gjermane për nevojat dhe mirëmbajtjen e ushtrisë amerikane, nga buxheti i tyre shtetror dhe nacional, për çdo vitë i ndajnë nga 25O milion euro. Plus 48O milion euro për shpënzimet dhe nevojat e ndryshme sanitare, infrastrukturore dhe të tjera të Natos.

Kriza ose acarimi amerikano-gjerman, thonë se erdhi për shkak të raketave, ose 2O bombave nukleare (atomike) në bazën e njohur amerikane "Büchel" në Gjermani, si dhe këmbnguljes amerikane për ndarjen e "2 %" të Gjermanisë nga buxheti i  përgjithëshëm për nevojat (buxhetin) e Natos, Ushtrisë Amerikane etj.

Shteti dhe qeveria gjermane e kanë tejkaluar limitin e 2 % për donacionin e tyre në NATO nga buxheti i përgjithshëm shtetrorë dhe nacional.

Gjithashtu, Republika Federale e Gjermanisës, pas SHBA-së është donatorja me e madhe dhe kryesore e Ukrainës në luftën e saj  kundër Rusisë imperiale dhe kolonialiste.

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. 

Kjo edhe përkunder faktit se, bashkpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave, mallerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

 Aty pra ku  secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije, liri dhe pavarësi shtetrore, nacionale, politike, sipas formulës ose sintezës së njohur hegeliane sipas të së cilës: Çdo gjë e natyrshme është e logjikshme, sepse cdo gjë e logjikshme është e natyrshme.

Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll.

SHBA-së; Natoja (Perëndimi); Kina dhe shëmbulli i Tajvanit:

Sipas analistsëve dhe komntatatorëve të specializuar dhe kompetent: Sulimi , inavazini dhe pushtmii (okopumi) ushtark i Tajvanit nga Kina e fuqishme njerëzore (ushtarake), nukleare ose atomike si të thuaash është  çështjeve kohe ose dite:

Tajvani shihet si "poligion rezervë dhe strategjik" i Rusisë.

Ndërka, rinia e  vyeshme, intelegjente, kreative studentore, shkencor ose aykademike e Tiipehut ( kryeqaytet i Tajvanit-)ka kohë që e kanë mahitur dhe eksploruar botërn me mikroocipët mikorosofët ose softverët e ndryshëm digjital ose super elektronik.

Në Perëndim asgjë të re në fushën tokësore ose gjeografike.

 Ndryshe nga kjo, të gjithë ose shumica e njerëzvee të mençur, të ditur, të kualifikuar dhe intelejent, e dijnë pse (përse) Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën: Përvec tjerash, janë në pyetja tërpia ose amiciet cariste, imperiale dhe kolonialiste për Rusinë e Madhe.

 P. S.  Rusia me afro 145 miloin banor, ka sipërfaqe shumë herë me të madhe tokësore, apo hapësirë jetësore ose gjeografike se sa SHBA-s, Gjermania,  Britania e Madhe, Franca, Italia ose krejt BE-së bashkë.

Shtetët e Bashkuara (SHBA-së) i numëojnë 33O milion banorë, ndërsa sipërfaqja tokësore ose gjeografike e SHBA-s, është 9.8 milion kilometra katrorë., Republika Federale e Gjermanisë i numëon dikund afro 83 milion banorë, ndërsa sipërfaqja tokësore ose gjeografike e Gjermanisë, është 357 OOO kilometra katrorë, Britania e Madhe i numëron afro 7O milion banorë, me një sipërfaqe tokësore ose gjeografike prej 243 OOO kilometrash katrorë, Franca i ka 68 milion banorë dhe një sipërfaqe tokësore ose gjeografike prej 551 OOO kilometrash katrorë, Italia i numëron 59 milion banorë, dhe e ka sipërfaqen tokësore ose gjeografike prej 3O2 OOO kilometrash katrore. Përderisa, Republika e Kinës i numëron dikund afro 1.5 miliard banorë, ndërkaq hapësira teritoriale ose gjeografike e Kinës, eshtë dikund 1O.4 milion kilometra katrorë.

 Ndërkohë që Rusia  është shtrirë dhe zgjëruar vazhdimisht në dëmë ose mbi kurriz të popuve dhe vëndëve të tjera joruse...Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. Plus lufta e re pushtuese, kriminale, imperiale ose kolonialiste kundër Ukrainës, e nesër ose pasnesër ndoshta kundër Besarabisë (Moldavisë), Gjorgjisë (Gruzisë) etj...???!!!

Diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, si duket nuk shkon siç duhet, apo si duhet. 

Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike:

Rusia është në epërsi enorme ose absolute në raport me Ukrainën, ku nurimi i ushtarëve ukrainas është në disppropocion total ose absolut ( 1:1O ) me ushtarët rusë. Mos të flasim këtui mbi epërsinë enorme të ushtrisë ruse në fushën teknike, luftarke, logjistike etj.

Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese, propagandistike etj.

Ironia tjetër është fakti se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën eventuale në mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, krizen e re ne Lindjen e Mesme etj., kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të  madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos, apo Perendimit.

 Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat