Ditare obskure...

Opinione

Ditare obskure...

Nga: Agron Shabani Më: 30 maj 2025 Në ora: 22:18
Agron Shabani

Në dukje ose shikim të parë, disa duan t´u ngjajnë Zeusëve ose Perëndivë!

 Përditë flasin dhe shkruajnë, memoare, antologji, enciklopedi...organizojnë akademi të ndryshme mbi komandant, heronj ose çlirimtarë shqiptarë të rënë dëshmorë në frontët e luftës çlirimtare dhe kështu me radhë deri në absurd ose katarisë!

Ndërkaq, frontët e lufttës i kanë parë dhe njohur vetëm nepër gazeta të ndryshme ose televizor.

E vërteta, sipas filozofit të lashtë grek, Eptiketit, flet dhe dëshmohet (konfirmohet) në vetvetën e saj, ndërsa rrena ose gënjeshtra, gjithëmnonë kanë nevojë, etje dhe uri të madhe për deshmitarë dhe bashkëpunëtorë.

 Se këndejmi, mbi Sali Çekajn, Agim Ramadanin, Fehmi Lladrocin, si dhe mbi heronjt ose dëshmorët tjerë kombëtarë, kanë të drejtë të flasin dhe shkruajnë ( libra, romane, vjersha, elegji ose antologji të ndryshme) vetëm bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre: Anton Quni, Hysen Berisha, kolonel Ramabaja, z. Sinanaj nga Isniqi, Hafiz Gagica etj. E jo tyrli hoschtapleri, spekulanti dhe matrapazi ordiner ose ambulant që nuk i kanë njohur as takuar kurrë në jetë. Apo, duke vjedhur, keqpërdorur, manipuluar, adaptuar dhe plagjiaturuar vlerat dhe shkrimët e të tjerëve, të cilëve u kanë premtuar dikur me be e rr´fe për lidhjen dhe botimin e studimëve, vështrimëve dhe analizave të tyre në formë libri në shtèpitë e tyre botuese.

E keqja dhe e liga ( tradhëtia dhe pabesia) nuk harrohet kurrë.

Pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, shantazheve, komplotëve ose tendencave të vazhdueshme ose sistematike, për t´i kapur ose zëne në "gjumë" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarërt kah trungu ose vetvetja e tyre shtetrore, nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. 

Edhe atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve"... Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. Janë si Feniksi, apo Flaka Olimpike.

Por, ja që disa "patriot"dhe "itelektual të lartë" në Kosovë dhe emigracion, të valorizuar, glorifikuar, ngritur ose promovuar nga mediat e shkruara ose elektronike prej hiçit në çlirimtar, misionar, intelektual, patriot  etj...Duan t'u ngjajnë atyre "stjuardesave tè bukura, eksluzive ose ekzotike" në pultin ose bordin e aeroplanit ose avionit, të cilave nuk u zbresin dhe nuk i zbresin kurrë në tokë!

"Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet." (H. Bergson)

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, njohja e vetvetës, të mbron nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tua shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale, kadrovike dhe të tjera, t mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Unë personalisht, edhe pse gjatë tërë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-s, si dhe nga përfaqsuesi i atëhershëm diplomatik, Prof. dr. Mujë Rugova, kam qenë i angazhuar dhe autorizuar zyrtarisht në organizmin dhe mobilizimin e mërgimtarë­ve tanë për luftë si reporter i Radio Televizionit Shaqiptarë ( Seksioni i Kosovë) si këshilltarë politiko-informativë i z. Mujë Rugova etj.: Mbi luftën e UÇK-së, nuk kam shkruar as folur kurrë në menyrë praktike, autentike, konfidenciale, diskrecionale etj., por vetëm në menyrë sipërfaqësore dhe teorike, sepse frontët e luftës nuk i ka njohur as përjetuar kurrë.

Çdo gjë tjetèr i takon spekulimit ose manipulimit flagrant. 

P. S E tërë kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të informacionit, pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

Do theksuar në fund se pavarësisht rrenave (gënjeshtrave) spekulimëve të njohura "senzacionale" ose "bombastike" të "burbonëve", "zhirondinëv" ose "watchdogsët" të ndryshëm idiot, demagog, hipokritë, përvers dhe dogmatikë për të lozur dhe manipuluar me opinionin e gjërë publikë, si dhe me ndjenjat dhe sentimentët e popullit: Në këtë kontekst, janë të njohur, mbrojtur dhe të garantuar roli, misioni dhe pozicioni i pazëvendësuar i UÇK-s , respektivisht çlirimtarëve shqiptar drejt lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësinë se Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat