“Bravo” Aleksandër, do ia kalosh Millosheviçit

Opinione

“Bravo” Aleksandër, do ia kalosh Millosheviçit

Nga: Dedë Preqi Më: 1 qershor 2025 Në ora: 16:17
Dedë Preqi

Thuhet se janë prishur raportet në mes Beogradit dhe Moskës, përshkak se Serbia, po i shet armë raketore dhe municione Ukrainës, që po realizohen përmes vendeve të treta, dhe tani Rusia e ka akuzuar Beogradin për këtë lloj loje të Vuçiqit, që mund të quhet tradhëti e palnifikuar.

Po ashtu edhe deklarata e SVR-së, këtë perpjekje të Serbisë, e quan një thikë pas shpinde, të cilën ia ka punuar Serbia mikeshës së vet Rusisë, duke i shitur armë dhe municione më së 800 million dollar Ukrainës, përmes vendeve të treta, që nga fillimi i luftës dhe deri më tani.

Mirëpo, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, këtë lloj transsakcioni e quan si të ligjshme, apo si një lëvizje humanitare, që realizohet përmes SHBA, Spanjës dhe Çekisë, dhe vizitën e tij nuk e ndali, që të ia bëjë Rusisë dhe Putinit, me 9 maj të këtij viti, në paradën e ushtrisë ruse, apo në Ditën e Fitores kundër fashizmit.

Edhe pas presioneve përgëdhelëse të BE-së, si gjithherë, dhe kohën e fundit nga komisionerja për zgjerim z.Marta Kos, në një konferencë për media tha, nëse presidenti i Serbisë, A.Vuçiq, do të shkojë atje, është plan i tij, por Serbia do ta ketë të vështirë rrugën në BE, dhe çfarë ndodhi, prapseprapë ky e bëri të vetën, duke marrë pjesë në paradën ruse bashkë me Dodikun.

Çfarë loje po luan Serbia dhe Vuçiqi, në njërën anë ka refzuar që të vendos sanksione ndaj Rusisë, në luftën e saj ndaj Ukrainës, e cila nuk i përshtatet politikave dhe vendimeve të BE-së, dhe vendeve tjera, dhe duke mos u shqetësuar fare si vend kandidat për anëtarësimin e saj në BE.

Bashkimi Evropian, sikur po dështon me politikat e saj të pa kordinuara në mes vendeve brenda saj në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës, dhe mos heqjen e tyre, duke e rritë autoritetin e Vuçiqit dhe Serbisë në këto lojra të pista.

Dhe kjo lëvizje e BE-së, e pa efektshme në raport me marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e pa mundëson përmirësimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, që dëshmon edhe rasti i fundit në Banskë të Zveçanit, me sulmin e terroristave serb, në krye me Radoiçiqin, dhe autorët e krimit janë të lirë dhe të pa prekur në Serbi, thua se nuk ka ndodhur asgjë.

Ndërprerja e vizitës së Vuçiqit në SHBA, ishte shokuese dhe shqetësusese për Vuçiqin, sepse me takimin që kishte planinfikuar me presidentin e SHBA-ve, në një darkë donatorësh i organizuar nga vetë presidenti, që ky takim të bëhëj jo në mënyrë zyrtare, por përmes kanaleve bizare, dhe pastaj një foto që do ta merrte me presidentin Tramp, pastaj të takonte në Moskë presidentin Putin dhe presidentin kinez Xi Jipingun.

Këto veprime dhe mashtrime të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë të rastësishme, por janë plane të paramenduara e të planifikuara mirë dhe me mjeshtëri, të cilat do ti quanim të ngjajshme me politikat e regjimit të Millosheviçit.

Mirëpo, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka diçka më të veçantë dhe po ia kalon Millosheviqit, duke e përdorur një strategji të shumë anshme, në njërën anë po i lëshon hi syve të BE-së, duke i ua bërë rrafsh me qëndrimet e saj të lëkundura, duke u nisur nga cili do sektor, që lidhet me mbështetjen e saj me projektet evropiane, ndërsa në anën tjetër marrëdhëniet me Rusinë, nuk i ndërprenë, edhe nëse thuhet se i kanë acaruar marrëdhëniet, sepse qëllimet i kanë të njëjta, duke qenë shkakëtare kryesore e boshtit në destabilizimin e rajonit dhe Ballkanit, që do i konvenonte Rusisë.

Prej gjithë kësaj në fund duhet të lind një mënyrë e parandalimit dhe paraqitjes të këtyre njerëzve me politikat e tyre kontraverse, të cilat e rrezikojnë brenda përbrenda vetë shoqërinë e atij vendi që i takon, por edhe tërë rajonin, dhe në rastin e Vuçiqit, ka vetëm një shpresë nga SHBA-të, dhe presidenti Donald Trump, që të vihen në veprim dhe me seriozitet për një vendimmarrje të rëndësishme, që të demaskohen këta njerëz me heroizma të rremë dhe pseudopushtete absolute.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat