1. Armend Zemaj 'Në sy po shihet që s'është normal'.
- Sot, e ofendoi avokatin Arianit Koci, u soll si burrat
me të, demek.
I bërtiti: 'mos më pengo ti mua ta 'shkatërroj' Kuvendin...ec..'pritëm sa të tallem me gazetarë se ta tregojë unë ty qejfin'.
- Fshatar i Balzakut.
2. Më vjen shumë keq për vetminë e avokatit por ia lakmoj entuziazmin.
- Unë lëre që s'kam entuziazëm, po as dëshirë që t'i shoh mirë këta njerëz.
Disponimi im është asisoji, që nëse do të pyetesha unë,
ouf....
- Kosova është kjo që po shihet, e degraduar nga një opozitë e mykur, që nuk merr përgjegjësi për Kuvendin, por zgjedh gra të Vetëvendosjes, sipas parapëlqimeve!
- Dautit i pëlqejnë dy gra të Vetëvendosjes. Edhe Memlit dy i pëlqejnë, të njëjtat që i pëlqejnë edhe Ramushit.
- Memli thotë se Albin Kurti është aq i fortë sa e ka bllokuar Kuvendin.
- Pra, veç a e bën kabull se këtu s'ka rend as ligj, mund ta bllokosh Kuvendin nëse mundesh.
- Dokrra.
- Opozita kërkojnë që Kuvendin t'ua bëj Albin Kurti, të cilit nga pushimi i them 'mos ua bëj'.
- Lëri të vuajnë.
- Lëri të sillen rreth zjarrit.
- Lëri të bllokojnë, ta shohim se deri ku shkojnë.
- E Lumiri shijen e njëjtë me Listën Serbe, nuk i pëlqen askush nga Vetëvendosja, që do të thotë kërkon 'zhdukjen' e Vetëvendosjes...
- Kish marrë pozë, me thirrjen që të bëhet 'Qeveri e unitetit', në kohën kur Dy gurë nuk mund të bëhen bashkë.
- Gjeje edhe një pajtues të gjaqeve, në këtë harxh, që të krijohet fotografia e mjerimit të të nëntëdhjetave.
3. Lutfi Haziri i ka fjalët e rënda.
Kam pritur që ta bëj dallimin, por kësaj here nuk ka dalluar nga llumi i partisë së tij të fjetur.
- S'e di pse, ndoshta është lodhur, ndoshta e ka humbur besimin...
- Sot foli me terminologji të ahiretit...edhe ish veshur futë.
- Tha se të shkosh në Kuvend, u bë si të shkosh në varreza.
E rëndë, dhe e pasaktë.
- Se kur shkon në varreza bëhesh (përkohësisht), njëri më i mirë.
- Kah të kthehesh nga varrezat të kujtohet se si çdo gjë e lë në këtë botë dhe bëhesh njëri më i ngrohtë, më i mirë, nuk lejon që dashurinë ta marrësh me vete në varr (të paprekur), por e jep për së
- gjalli, e shpërndan si dritën.
- Sepse, i humbur se i humbur je.
- Prandaj, feja këshillon që të vizitohen varrezat, sepse zbutesh, i sheh idealet dhe ëndrrat e varrezave të bëra një me tokën.
P.S. Nuk e meritoni!