Ambasadori Christopher Hill si gjithmonë kundër Kosovës!

Opinione

Ambasadori Christopher Hill si gjithmonë kundër Kosovës!

Nga: Rexhep Torte Më: 15 qershor 2025 Në ora: 10:21
Rexhep Torte

Sa herë që përmendet Christopher Hilli, ish ambasadori i SHBA-së në Serbi, të cilin Presidenti Donald Trump me riardhjen e tij si president e tërhoqi nga Beogradi, na rikujtohen deklaratat e tij anti SHBA e anti Kosovë, kur ky diplomat sharllatan, i papërgjegjshëm dhe i shitur te Serbia gjenocidale i kritikonte SHBA-të për ndërhyrjen ushtarake kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e kritikonte Mbledhjen e Dejtonit, e kritikonte edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për konstruktivitetin dhe vendosmërinë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky Christopher Hill nuk u dëgjua asnjëherë ta kritikojë Serbinë gjenocidale sa kohë që ishte ambasador në Beograd, qoftë edhe për refuzimin që Serbia nuk e sanksionoi asnjëherë Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës, qoftë edhe për vizitat e shpeshta të tij në Moskë dhe në Pekin.

Christopher Hill, ky farë ambasadori i pashpirt, pa asnjë mëshirë dhe ndjenjë njerëzore, dhe pa asnjë dromcë ndërgjegje mendore, shkeli mbi dinjitetin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që u vranë dhe u masakruan në agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99. Shkeli mbi vrasjen e 1500 fëmijëve në Kosovë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Shkeli mbi dinjitetin e 20 mijë femrave autoktone të pafajshme shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë. Shkeli mbi dinjitetin e 1650 djelmoshave shqiptarë që Serbia gjenocidale i rrëmeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Shkeli mbi dinjitetin e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi-shtetas të SHBA-së, të cilët policia serbe në vitin 1999 i arrestoi, i plaçkiti dhe i vrau, e që Chrotopher Hill ky ambasador rezil nuk u angazhua fare për zbardhjen e fatit të vëllezërve Bytyqi.

Më datë 14 qershor 2025 në rubrikën Opinione të “Bota Sot” lexuesit patën rastin t’i lexojnë përgjigjet hipokrite të këtij ambasadori që ai e ka zhvilluar me Radio Evropa e Lirë,në takimin GLOBSEC 2025 në Pragë, me titull “Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet”.

Po i paraqesim disa nga pjesët e kësaj interviste dyfytyrëshe.

Christopher Hill, ish-ambasadori amerikan në Serbi, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, siç ka bërë në të kaluarën. ”Po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme”, thotë Hill.

Ai nuk nguron të theksojë se Kosova duhet ta çojë përpara themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se edhe Serbia ka punë për të bërë, por nënvizon se ajo është duke ndihmuar Ukrainën-prioritetin kryesor në Evropë, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni pozicionin e Ballkanit Perëndimor në strategjinë më të gjerë evropiane dhe çfarë roli mund të luajë Kosova në këtë kontekst?

Hill: Para së gjithash, Bashkimi Evropian në Ballkan duhet vërtet të angazhohet më shumë dhe të përfundojë disa punë të papërfunduara”.

Radio Evropa e Lirë.Më 12 qershor, thatë se është e vështirë të parashikohet politika e presidentit amerikan, Donald Trump.Çfarë lloj qasjeje duhet të presë Kosova nga administrata e tij e dytë?

Hill: “Mendoj se do të ketë një përpjekje nga SHBA-ja për t’i nxitur vendet e Ballkanit që të fillojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Mendoj se vajti koha kur vendet vinin te ne ose te ndonjë shtet perëndimor evropian për t’u ankuar për fqinjët e tyre. Dhe çështja kryesore, sigurisht, është se në botë po ndodhin edhe gjëra të tjera. Nuk jetojmë më në vitet 1990. Jemi në një epokë shumë ndryshe. Sigurisht, e kuptojmë çështjen e Izraelit, problemin e madh me Iranin, që është enorm, çështjen e Gazës… dhe natyrisht për Evropën është çështja e Ukrainës dhe ajo që të gjithë po bëjmë për Ukrainën…Mendoj se koha kur një vend i Ballkanit vinte te ne për t’u ankuar për një vend tjetër të Ballkanit ka kaluar dhe se, Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin vetë problemet”.

-O Christopher Hill matrapazi, ju shpirtshiturit te Serbia e Rusia, ti, Antony Blinken, Matheë Palmer, Gabriel Escobar, James O’Brien nga SHBA-të dhe Joseph Borrell e Miroslav Lajçak nga BE-ja, në dialogun Kosovë-Serbi mbanit anën e Serbisë gjenocidale dhe insistonit që pakicën serbe nëpërmjet Asociacionit serb ta bënit ekstra komb. Pse nuk e themeloni një Asociacion serb në SHBA apo diku tjetër BE”?!

Radio Evropa e Lirë: Shtetet e Bashkuara, historikisht, kanë qenë një nga aleatët kryesorë dhe më të fortë të Kosovës, apo parashikoni ndonjë ndryshim në ton a prioritet?

Hill: Mendoj se, deri diku, kjo varet nga ajo që njerëzit në Kosovë duan të bëjnë. Të shkosh në SHBA dhe të thuash: “I kemi të gjitha këto probleme me fqinjët tanë”, njerëzit do të përgjigjen: “Shikoni, të gjithë kanë probleme, zgjidhini vetë. Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: “Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të të ndihmojmë me këtë”. Kosova, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit, duhet vërtet të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj”.

-O Christopher Hill, ambasador totkuni, ti dhe të ngjashmit si ti, asnjëherë nuk e kritikuat dhe nuk kërkuat që të sanksionohet Serbia gjenocidale, që Serbia t’i dënojë kriminelët serbë të gjenocidit në Kosovë, që Serbia t’i hapën arkivat e luftës, t’i arrestojë dhe dënojë kriminelët serbë që i sulmuan paqeruajtësit e KFOR-it në veri të Kosovës duke plagosur më shumë se 90 paqeruajtës. Nuk i bëtë presion Serbisë që t’i arrestojë kriminelët me në krye kryeterroristin Millan Radojçiq që e kryen agresionin terrorist te Manastiri Orthodoks në Banjskë te Zveçani dhe t’ia dorëzonit Kosovës për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë së Kosovës. Nuk kërkuat asnjëherë që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën saj ku figuron se Kosova është pjesë saj pa të cilën nuk ka kuptim dialogu Kosovë-Serbi.

Albin Kurti, Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe Qeveria tij brenda katër viteve e shtrinë sovranitetin dhe sigurinë edhe në veri të Kosovës, i shpatalluan kontrabandistët dhe kriminelët serbë, i mbyllën institucionet ilegale serbe ,i konfiskuan pronat ilegale e korruptive serbe, dhe e caktuan euron valutë shtetërore duke e flakur dinarin serb.K jo dëshmon se Albin Kurti dhe Qeveria e tij kishin të drejtë që vepruan kështu në të mire të Kosovës” përkundër kritikave që merrnin nga diplomatët e korruptuar siç je edhe ti.

Radio Evropa e Lirë: Qeveria në detyrë e Kosovës ra dakord të strehojë përkohësisht deri në 50 migrantë të dëbuar nga SHBA-të?

Hill: Mendoj se kjo tregon që Kosova ka interes të përafrohet me SHBA-në dhe të tregojë gatishmëri për ta ndihmuar atë në sfidat e saj.

-O Chrisopher Hill mashtruesi, shqiptarët gjatë tërë histories së tyre janë dëshmuar komb fisnik e paqedashës, sepse shqiptarët derisot nuk e kanë okupuar as edhe një meter tokë të huaj, siç po veprojnë serbët dhe rusët e tu. Kosova dhe Qeveria në detyrë strehimin e emigrantëve të huaj nga SHBA-të e bëjnë me zemërvtë hapur, si gjest njerëzor dhe si dëshmi se SHBA dhe Kosova kanë lidhje historike miqësore që nuk mund t’i prishin ambasadorët e kalibrit tend shpirtshitur!

Lidhur me pyetjen e bërë nga Radio Evropa e Lirë për të arriturat e Kosovës në 25 vitet e kaluara Christopher Hill shprehet se,”Tashmë kanë kaluar mbi 25 vjet nga viti 1999 dhe e shoh si shumë zhgënjyese që është arritur kaq pak gjatë këtyre 25 vjetëve.

Christopher Hill hileqari, Kosova nuk mund të arrinte më shumë sepse SHBA-të dhe BE-ja e lejuan KFOR-in francez që në vitin 1999 të vendoset kufiri te Ura e Ibrit dhe Mitrovicën e ndau në Mitrovicën e Veriut që synonte t’ia jepte Serbisë së bashku me minierat e Trepçës dhe me Liqenin e Ujmanit, dhe në Mitrovicën e Jugut që sipas Francës mikeshës së Serbisë t’i mbetej Kosovës, që do të ishte copëtim i Kosovës.

Kjo u dëshmua edhe në shkurt të vitit 2000 kur në Mitrovicën e Veriut grupet e armatosura kriminale ilegale serbe, para syve të KFOR-it rancez, vranë e plagosën dhjetëra banorë autoktonë e të pafajshm shqiptarë dhe dëbuan me dhunë 15 mijë shqiptarë nga Mitrovica e Veriut, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në pronat e tyre, për shkak të Francës dhe pë shkak të ambasadorëve skandalozë të sojit tend. Para syve të KFOR-it, të EULEx-it dhe para syve të ambasadorëve të Quintit, Serbia gjenocidale në Mitrovicën e Veriut në trojet shqiptare po ndërton koloni serbe në të cilat i vendosën serbët që kurrë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë!

Radio Evropa e Lirë: A prisni që Shtetet e Bashkuara të kenë një rol aktiv në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, apo do të ishte më efektive të lihej BE-ja të udhëheqë?

Hill: Mendoj se SHBA-ja, prej vitesh, ka thënë se kjo është një çështje që, realisht, duhet ta zgjidhin evropianët. SHBA-ja ka pasur një të dërguar të posaçëm për disa vite, por, në rrethanat aktuale, do të prisja një angazhim më të kufizuar të drejtpërdrejtë, krahasuar me të kaluarën. Prandaj ideja që SHBA-ja të jetë e përfshirë plotësisht çdo ditë në Ballkan nuk më duket reale, njerëzit do t’i zgjidhin vetë problemet e tyre”.

-O Christopher Hill rrenacaku, sa janë të rëndësishme SHBA-të për Kosovën, po aqë edhe Kosova pro SHBA-ve, pro BE-së e pro Natos është e rëndësishme për SHBA-të. Serbia gjenocidale ishte dhe ka mbetur gjenocidale dhe okupuese edhe sot e kësaj po e rrezikon tërë Ballkanin, ndaj është edhe obligim demokratik i ndërsjellë që Serbinë ta disiplinojnë edhe SHBA-të edhe BE-ja.

Radio Evropa e Lirë: Keni thënë se Qeveria e Kosovës mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për mungesën e përparimit në dialog. Për cilat veprime ose vendime specifike e kishit fjalën?

Hill: Kur mendoj për përgjegjësitë për adresimin e gjërave, mendoj në Marrëveshjen drejt normalizimit – të ashtuquajturën Marrëveshje e Ohrit – e cila mendoj se është një marrëveshje shumë e drejtë, e punuar me shumë kujdes me ndihmën e zotit [Mirosllav] Lajçak [ish-i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi]. Dhe, është mjaft zhgënjyese që nuk arrijmë të kuptojmë apo nuk arrijmë në pikën ku biem dakord për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

-O Christopher Hill, ambasadori tru ogiçi, t’i e di shumë mire se dialogu Kosovë-Serbi nisi si dialog teknik që nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn dhe çuditërisht takim pas takimi dhe korruptim pas korruptimi ngjashën siç të korruptoi Serbia edhe ti zotrote, ky dialog u shndërua në dialog politik dhe territorial, sidomos kur po e përmend me kombëngulje themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,të cilin e firmosi tradhtari i shantazhuar i Kosovës Hashim Thaçi asokohe President dhe dhe servili i tij Isa Mustafa asokohe Kryeministër. Themelimi i Asociacionit ka për qëllim vetëm gllabërimin e Veriut të Kosovës nga Serbia gjenocidale dhe hegjemoniste, sepse pakicës serbe në Kosovë nuk i nevojitet asfare Asociacioni, sepse Kosova e ka Kushtetutën e saj më demokratike në Evropë me të cilën çdo banori i garantohen të drejtat e liritë pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike, që don të thotë se pakica serbe nuk mund të jetë super etni mbi etnitë e tjera.

Ambasadori Christopher Hill shtoi se, “Kosova duhet të përqendrohet tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të vazhdojë përpara prej aty. Serbia nuk po e sfidon territorin e Kosovës. Në fakt, të gjithë njerëzit në Ballkan flasin për territor, flasin për tokë. Por, problemi i vërtetë në Ballkan, që njerëzit duhet ta kuptojnë, nuk është toka-janë njerëzit. Flasim për normalizim, jo për njohje të ndërsjellë”.

-O Christopher Hill tru thari, ti duhet ta dish se komb quhet një popull autokton që jeton në territorrin e vet, që ka gjuhën e vet, që i ka doket, zakonet dhe trashigiminë e vet historike e kulturore, dhe këtë në Ballkan e kanë shqiptarët, e jo serbët ardhacakë nga Karpatet të cilët me dhunë, vrasje, masakra e gjenocide i kanë okupuar më së shumti trojet shqiptare, gjë të cilën e dëshmon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817 ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në vitet që figurojnë në brendi të kasaj harte vetëm në territorin e Beogradit të atëhershëm.

Gjatë tërë gërmimeve arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Radio Evropa e Lirë: Serbia a po bën mjaftueshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?

“Mendoj se të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre”.

-O Christopher Hill magjistari, t’i e di mire se dialogu Kosovë-Serbi devijoi tërrësisht gjatë periudhës së Josph Borrellit dhe Mirosllav Lajçakut, kur Albin Kurti kryeministri i Kosovës ua futi dy këmbët në një këpucë dhe u tha stop, edhe Alenksandër Vuçiqit, edhe Borrellit edhe Lajçakut.

Plani Franko-Gjerman i propozuar në dialogun Kosovë-Serbi e që bazohej në normalizimin e marredhënieve Kosovë-Serbi dhe që e hoqi fare njohjen e ndërsjellë, përbën thjeshtë një manipulim që i mundëson Serbisë të blejë kohë, ta zvarritën dialogun dhe të pret situate më të volitshme për aspiratat e saj hegjemoniste.

Kjo dëshmohet me faktin se këtë Marrëveshje të Brukselit sëbashku me Aneksin e Zbatimit në Ohër, krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq që në kohën e Millisheviqit ishte ministër për Informim, me arrogancen më të urryer e poshtëruese refuzoi që ta nënshkruajë ta nënshkruajë këtë Marrveshje dhe Aneksin e Zbatimit, ndërsa Joseph Borrelli dhe Mirosllav Lajçaku heshtën si dele të zgjebosura!

Dialogu Kosovë Kosovë-Seri kërkon sinqeritet dhe drejtësi ku Serbia gjenocidale ta merr ndëshkimin e merituar si kryerëse e gjenocidit, duke e shpallur shtet gjenocidal, duke e detyruar ta pranojë gjenocidin e kryer, t’i pranojë krimet e kryera dhe t’ia paguajë Kosovës tërë dëmet e reparacionet e luftës, t’i dënojë krminelët serbë dhe që Serbia të disiplinëhet e të demokratizohet, ndërsa Kosova viktimë e këtij gjenocidi të pranohet në BE, OKB dhe në NATO për çka Kosova është jetësisht e përkushtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat