Kosova në udhëkryq!

Opinione

Kosova në udhëkryq!

Nga: Rexhep Torte Më: 28 korrik 2025 Në ora: 12:29
Autori Rexhep Torte

Presidentja Vjosa Osmani urgjentisht ti fillojë procedurat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe që këto zgjedhje të mbahen më 12 tetor 2025 bashkë me ato lokale.

Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë, mbrohet, forcohet dhe zhvillohet me partite tradhtare, vëllavrasëse, mafioze, vagabonde e hajne siç janë dëshmuar në 22 vitet e kaluara PDK, LDK, AAK e NISMA, këto parti vendin e kanë për në burg e në qeli, e assesi në qeveri.

Ngërçi dhe bllokata nga ana e opozitës që edhe para mesnatës më date 26 korrik 2025 nuk lejoi të të zgjidhet kryeparlamentarja e Kosovës, tregon dhe dëshmon se është momenti i fundit që kjo opozitë e rrezikshme dhe anti Kosovë sa më pare të amortizohet, kundërshtohet, të largohet nga skena politike dhe të pamundësohet tërësisht për të mos e atakuar dhe dëmtuar Albin Kurtin dhe shtetin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vonesën më shumë se një vit për tu përgjigjur ndaj ankesës së PDK-së për Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, tregon se kjo Gjykatë Kushtetuese mban anën e opozitës. Kjo u dëshmua edhe me përgjigjen ndaj kërkesës së AAK-së lidhur me votimin e fshehtë që e propozoi Vetëvendosja për votimin e kryeparlamentares Albulena Haxhiu, përgjgja ishte e vonuar dhe konfuze në vend që të ishte një përgjigje e shpejtë dhe e qartë në të mire të Kosovës.

Faktet flasin se votimi i fshehtë që e propozoi Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e kryeparlamentares Albulena Haxhiu ishte shumë racionale dhe konstruktive për të dale nga ngërçi dhe bojkoti që e shkaktoi opozita PDK, LDK, AAK dhe NISMA.

Të rikujtojmë pse në zgjedhjet lokale dhe parlamentare votimi bëhet i fshehtë, gjë që tregon se votimi i fshehtë është i më demokratik dhe shpreh dëshirën dhe përcaktimin e papenguar të votuesit se kjt do t’ia jep votën.

PDK e Memli Krasniqit që është dora e zgjatur e tradhtarit Hashim Thaçi, LDK e Lumir Abidixhikut me mentorin tradhtar Isa Mustafa dhe AAK e Ramush Haradinajt i cili ditën i “përkujton e vajton” me homazhe dëshmorët e lirisë ndërsa natën tradhton dhe e vjedh Kosovën.

Vite më pare në WEB faqen e “Bota Sot” u botua fotografia e darkës luksoze të Familjes së Ramush Haradinajt duke pi verë gjermane një litër e të cilës kushton 700 euro.

Ngërçi dhe bojkoti në Parlamentin e Kosovës i shkaktuar nga PDK, LDK, AAK dhe NISMA, dëshmoi se për interesa personale dhe karrieriste asnjëra nga këto parti nuk duan ta shohin Kosovën shtet të fuqishëm, por gjithmonë për interesa e tyre personale dhe karrieriste të sëmura Kosovën duan ta shohin rrëmujë e të dobësuar.

Po të kishte Kosova Prokurori e Gjykata vigjilentë e të pakapura e nga sekserët e ngulitur nga PDK, LDK dhe AAK e Nisma, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa Edita Tahiri, Lutfi Haziri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, si edhe shumë të tjerë si këta, moti do të ishin prapa grilave e në qeli, dhe jo sot të lejohen ta shkaktojnë ngërçin dhe ta bllokojnë konstituimin e Pralamentit të Kosovës me të vetmin qëllim për të hy tinëzisht sërish në qeveri dhe për ta bërë Kosovën lamsh e kërdi!

Për Kosovën nuk do të sjell asfarë dobie cilido koalicion apo marrëveshje politike me PDK, LDK, AAK dhe NISMA, sepse këto parti e kanë tradhtuar, vjedhur, rraskapitur e sakatosur Kosovën duke flirtuar në vazhdimësi ehe me Serbinë gjenocidale, me Edi Ramë tradhtarin dhe me diplomatë perëndimorë të korruptuar e dashakeq ndaj Kosovës.

Populli ynë thotë “Ujku e ka qafën e trashë për t’i kryer punët vetë”, që do të thotë se Kosova vetë duhet ta pastrojë oborrin e shtëpisë dhe që rinia dhe atdhedashësit në Kosovë dhe jashtë saj duhet që zgjidhjen e këtij ngërçi në Parlamentin e Kosovës ta merrnin në duart e veta, sepse PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë për qëllim që me force të rikthehen për ta qeverisur Kosovën vetëm për t’i shpëtuar ligjit për tradhtitë dhe hajnitë që ia shkaktuan Kosovës.

Pika e vlimit ka ardhur që rinia në Kosovë dhe kosovarët e ndershën e atdhetarë nga brenda dhe jashtë Kosovës t’i marrin frenat në duart e veta, të protestojnë para Prokurorisë e Gjykatave të Kosovës që t’i nxjerrin nga sirtarët dosjet e pluhrosura kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit Memli Krasniqit, Vlora Çitakut, t’i nxjerrin nga sirtarët dosjet e pluhrosura kundër Isa Mustafës, Lumir Abdixhikut, Edita Tahirit, Lutfi Hazirit, t’I nxjerrin nga sirtarët dosjet e pluhrosura kundër Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, si edhe dosjet e shumë të tjerëve të ngjashëm si këta, dhe urgjentisht t’i fillojnë hetimet dhe t’ua tregojnë vendin e merituar, jo për në qeveri, por për në qeli!

Informata e dates 25 korrik 2025 se Kosova për shpenzimet e mbrojtjes dhe shpenzimet e tjera në Gjykatën në Hagë derisot ka paguar gati 33 milionë euro. Multimilionat në euro që Kosova po i paguan për pagat e veteranëve të rrejshëm. Shtoja kësaj edhe hajnitë multimilionëshe që i janë bërë Kosovë së pas luftës, e tërë kjo flet qartë, se shtetësinë dhe sigurinë e Kosovës aktualisht mund ta mbrojnë vetëm një Qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti dhe vetëm një Presidencë e udhëhequr nga Vjosa Osmani.

Tradhti shkuar tradhtie është pranimi i dialogut Kosovë-Serbi pas shpalljes së Kosovës Shtet i pavarur e Sovran në vitin 2008 dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010 si përgjigje të ankesës së Serbisë gjenocidale që e kundërshtoi pavarësinë, përgjigje se Kosova me shpalljen e pavarësisë së saj nuk e ka shkelur Ligjin Ndërkombëtar.

Dialogu Kosovë-Serbi filloi si dialog për çështje teknike dhe u shndërrua në dialog politik duke e shantazhuar dhe dëmtuar Kosovën viktimë dhe duke e favorizuar Serbinë gjenocidale që synon dhurimin Serbisë gjenocidale Veriun e Kosovës së bashku me minierat e Trepçës dhe me Liqenin e Ujmanit.

Këtë dialog të dëmshëm për Kosovën para katër viteve e ndali Kryeministri Albin Kurti, duke ia hedhur në fytyrë kriminelit Aleksandër Vuçiq librat dhe akuzat për gjenocidet serbe ndaj Kosovës dhe duke u bërë kockë në fyt për Joseph Borrellin, Mirosllav Lajçakun nga BE-ja dhe Antony Blinkemin dhe Gabriel Eskobarin nga SHBA-të përfshirë edhe ambasadorët pro serbë të QUINT-it, të cilët nuk i zinte vendi vend derisa e detyruan Kosovën që padrejtësisht t’ia falën Manastirit Orthodoks Serb të Deçanit 26 hektarë tokë të popullit të Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit në katër vitet e kaluara me pozicionimin dhe veprimet e saj e shtriu sovranitetin e në Veri të Kosovës. i shpartalloi kontrabandistët serbë, i mbylli zyrat paralele ilegale serbe, e vendosi euron monedhë shtetërore të Kosovës duke e hequr dinarin serb, e shpartalloi agresionin terrorist serb te Manastiri Ortodoks Serb në Banjskë te Zveçani, duke e detyruar krye terroristin Millan Radojçiq me shokë të arratisen ne Serbi. Në Banjskë policia e Kosovës konfiskoi autoblinda dhe armatim të rëndë, municion e pajisje tjera marramendëse ushtarake. Policia e Kosovës gati çdo ditë po konfiskon armatime dhe pajisje ushtarake të fshehura në shtëpitë e serbëve që banojnë në Veri të Kosovës.

Të rikujtojmë se në shkurt të vitit 2000 para syve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Agim Çekut dhe para syve të KFOR-it Francez, grupet ilegale terroriste serbe i sulmuan shqiptarët autoktonë që banonin në Veri të Mitrovicës duke vrarë dhjetëra shqiptarë, duke plagosur dhjetëra shqiptarë të dhe duke dëbuar me dhunë më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk mund të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Të rikujtojmë se Edita Tahiri-kryenegociatore e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi me naivitetin dhe papërgjegjësinë e saj në vitin 2012 e pranoi fusnotën serbe të imponuar nga Serbia.

Në vitin 2013 Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi ranë pre e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut për të pranuar amnistinë e krimeve makabëre të Serbisë gjenocidale në Kosovë gjatë agresionit të viteve 1998/99.

Kryeministri Isa Mustafa dhe Presienti Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi në vitet 2013 dhe 2015 e pranuan dhe e nënshkruajtën Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tejet të dëmshëm për Kosovën që sot Kosovës i rri si shpata e Demekleut mbi kokë.

Parlamenti i Kosovës në vitin 2015 e miratoi themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen Hashim Thaçi e të tjerët, avokatët e shtrenjtë të të cilëve deri sot kanë marrë afër 33 milionë euro, para që bijnë mbi shpinë të taksapaguesve në Kosovë.

Qeveritë e pasluftës në Kosovë karakterizohen vetëm për hajni dhe korrupsion multimilionësh dhe për papërgjegjësi udhëheqëse duke blerë një ari tokë për 5 euro, dhe siç eshtë rasti kur Ramush Haradinaj 200 hektarë me pemishte frutore i bleu për 70 mijë euro, ose rasti ku Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës në Çakorr e Zhleb.

Isa Mustafën akademikun munfikun dhe Lumir Abdixhikun nuk i dëgjuam asnjëherë që ta ngren zërin për tu zbuluar vrasjet tinzare të qindra veprimtarëve të LDK-së, duke filluar nga Kolonel Ahmet Krasniqi-ministri i parë mbrojtjesi FARK-ut, Sali Çejku-komandanti i shquar i UÇK-së dhe duke përfunduar me Haki Imerin-veprimtarin e LDK-së, familja e nderuar e të cilit me plot të drejtë në vazhdimësi po e kërkon zbardhjen e vrasjes së djalit të tyre mësues dhe veprimtar i zellshëm i LDK-së dhe nxjerrjen para ligjit të urdhërdhënësve dhe të vrasësve.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës përgjigjen e saj që e dha ditë më pare ndaj kërkesës së partive politike, kjo përgjigje ishte konfuze, ”as mish e as peshk” siç thotë populli, në vend që të jepte një përgjigje juridikisht të saktë e të qartë. Kjo tregon se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më pare, dhe sipas mundësisë më 12 tetor 2025 bashkë me zgjedhjet lokale.

Këto janë argumente bindëse se vetëm zgjedhjet e parakohshme do të ishin shpëtimtare dhe shumë domethënëse për Kosovën, dhe që votuesit në Kosovë të mendojnë me përgjegjësi të plotë se kujt do t’ia japin votën, që votuesit e Kosovës të mos bëhen pre e manipulimeve tradhtare të PDK, LDK, AAK e NISMA si edhe dhe të mos bëhen pre për një grusht parash nga oligarkët që po e mbështesin opozitën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat