Ambasadorit gjerman, opozitari Rohde

Opinione

Ambasadorit gjerman, opozitari Rohde

Lis Bukuroca Nga Lis Bukuroca Më 17 gusht 2025 Në ora: 10:15
Jorn Rohde

Pse nuk qenkan të rëndësishme për shtetin trafiku dhe urat ambasador? 

Pse duhet përjashtuar njërën, për të rregulluar tjetrin?

Ide gjeniale, z. Rohde! Për 25 vjet, ndarja e Veriut u legalizua dhe administrata serbe vepronte pa pengesë, madje nënkryetari i partisë serbe krijoi ushtri, e armatosi mirë dhe ju nuk e dinit, ose e lejonit,(e kontrolloni qiellin dhe tokën sipas Hashim Thaçit) edhe pse Kosovën e kishit njohur shtet dhe Kuinti qeveriste nëpërmjet Thaçit e Mustafës.

Klani Pronto mburrej kur pranohej për këshillime te ambasadorët. I trishtonit lehtë: "Publikojmë informata për ju!" Prandaj ata firmosnin republika serbe dhe pendoheshin. Firmosnin Gjykatë Speciale dhe pendoheshin. Firmosnin burgosjen e vetvetes dhe protestojnë kundër... 

Dhe sot, papritur, u shqetësuat për trafikun e Vushtrrisë?

Vushtria nuk është e ndarë! Urat nuk janë vetëm asfalt e beton. Ato janë mesazh. Për këtë arsye edhe në euro, janë pikturuar ura që simbolizojnë bashkim.

Ju, përkundrazi, e keni kthyer urën e Mitrovicës në mur ndarjeje. E ruani me policë, e siguroni  dhe e garantoni si kufi Kosovë-Serbi. Pa lejen e Vuçiqit, nuk dëshironi ura. As hapjen e asaj që e keni mbyllur. Zoti Rohde, po flisni kundër ndërtimit të urave!

A është ky vizioni juaj për Kosovën europiane: ura të mbyllura, ndarje të sigurta? 

Aty ku mungojnë urat, shfaqet terroristët e Radojçiqit! 

E dini, zoti Rohde se për katër jetë nuk është në burg, por në Serbi trajtohet si hero i pafat? Dhe u mbajtën tri Ditë Zie për tre terroristë! Ju e dini këtë shumë mirë. Zoti Rohde: Krijoni një parti politike, se opozitën me pampers nuk mund ta ndihmoni! Qeveria e sotshme merret tash e pesë vjet me mu… e tyre!

Edhe një në fund, zoti Rohde: Sikur në Gjermani të kishin mbetur në pushtet ministrat e Hitlerit, lufta në Europë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Si mund të besoni, ju lutem, se me njerëzit e Millosheviqit – Vuçiqin, Daçiqin e të tjerë – do të rikthehet paqja në Ballkan?

Si?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat