Lufta sipas Platonit, është një gjendje ose situatë e natyrshme (natyrale) e shpirtit dhe mendjes së njeriut.
Ndërkaq, Aristoteli e konsideronte luftën si mjet (instrument) johuman për të sunduar dhe për t’u zgjeruar e pasuruar.
Kanti, Montesquieu, Voltaire, Rousseau, Fichte, Herderi, Popperi, Schopenhaueri etj., janë të mendimit se vetëm un-i i ndërgjegjshëm dhe i shëndoshë mund t’i parandalojë luftërat ose konfliktet e ndryshme, duke i ndarë konceptet dhe definicionet ushtarake (luftarake) në koncepte dhe definicione idealiste, materialiste, etike, strategjike, gjeopolitike, koniunkturale, ideologjike, nomenklaturale, manufakturale, fetare (religjioze), sociale, ekonomike, monetare, tregtare, absolutiste, raciste, borgjeze, skllavopronare, feudaliste, imperiale, kolonialiste etj.
Flavius Klaudius Julianus (Juliani) – mbreti ose perandori i njohur romak i Bizantit, me origjinë iliro-shqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) – bëri çmos për ta ringjallur dhe riorganizuar religjionin pagan dhe për të pushtuar tempullin e njohur të Jeruzalemit.
Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe Julius Apostata etj.
Në rastin e Kosovës, ndërkaq, akoma (ende) nuk dihet me saktësi konfidenciale ose relevante nëse kemi të bëjmë me fenë ose religjionin – kundër shtetit? me luftën e pushtetit dhe opozitës – kundër popullit dhe shtetit? me pushtetin dhe demokracinë parlamentare ose pluraliste – kundër shtetit? me të gjithë – kundër të gjithëve (bellum omnium contra omnes), apo…?!
Në Kosovë, në vend të edukatës, kulturës, nderit (moralit), politikës ose shkencave politike, siç dihet, fjalën kryesore e kanë shizmat (skizmatizimi), mallkimi, inkuizicioni ose pushkatimet e njohura morale, intelektuale, profesionale, shpirtërore, familjare, farefisnore dhe të tjera të kundërshtarëve institucionalë, politikë, partiakë, konceptualë, ideologjikë etj. Pse kjo?!
Sepse ithtarët ose militantët e ndryshëm ekstremë, radikalë ose fanatikë, e kanë një konceptim, perceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rigid, borgjez, skllavopronar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, që i shohin dhe kundrojnë njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe vlerat e tjera si një fakt ose realitet natyror ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palëvizshme (statike), natyrore ose ordinare.
Kjo për faktin se “edukata, kultura, emancipimi, morali dhe besimi” së bashku me “artin e njohur politik ose diplomatik”, si dhe vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut, duhet t’i binden dhe nënshtrohen vazhdimisht të njëjtit ligj: ligjit të shndërrimit, nënshtrimit, konvertimit, mohimit, tjetërsimit etj. Mbase ligjit të konfirmimit me vetveten si dhe me gjithçka tjetër brenda dhe jashtë saj. Sepse çdo edukatë, kulturë, emancipim, politikë, fe, religjion, moral, filozofi, histori, traditë etj., e kanë brenda vetes energjinë, forcën, aktivitetin, dinamikën, dialektikën, transformimin, evolucionin, revolucionin, forcën e mohimit, shndërrimit, kundërshtimit, vërtetimit, paradoksit dhe paradoksalitetit. Për këtë arsye, nuk kanë të drejtë as pushteti, as politika, as opozita, as shkenca, as filozofia, as feja, as religjioni, as morali, as arti, as kultura, as civilizimi, që ta mohojnë ose privojnë këtë parim natyror, universal dhe hyjnor të njeriut dhe shoqërisë njerëzore.
Në të kundërtën, një mohim i tillë ose një privim i tillë i njeriut dhe shoqërisë nga këto vlera të përjetshme, universale e hyjnore, është një mëkat, krim, herezi, blasfemi, dhunë, terror, tirani, despotizëm, diktaturë, totalitarizëm, fashizëm, nazizëm, stalinizëm, leninizëm, marksizëm, maoizëm, enverizëm, hegjemonizëm, imperializëm, kolonializëm, militarizëm, terrorizëm etj.
Po të shikojmë realisht, drejt, thellë, në esencë, në substancë, në natyrë dhe në qenësinë e gjërave dhe sendeve, do të shohim dhe kuptojmë se “lufta” nuk është vetëm luftë me armë, topa, raketa, tanke, bomba, aeroplanë, armë kimike, biologjike, bërthamore etj. Jo! Lufta është edhe luftë politike, ideologjike, partiake, morale, shpirtërore, institucionale, diplomatike, parlamentare, juridike, ekonomike, monetare, tregtare, shkencore, teknike, teknologjike, artistike, kulturore, mediale, informative, propagandistike, psikologjike, gjenetike, biologjike, ekologjike etj.
Në Kosovë, për fat të keq, sot, sikurse edhe dje, sikurse edhe nesër, lufta më e madhe, më e rëndë, më e hidhur dhe më e dhimbshme është lufta politike, partiake, ideologjike, institucionale, morale, shpirtërore, diplomatike, parlamentare, juridike, ekonomike, tregtare, shkencore, teknike, teknologjike, artistike, kulturore, mediale, informative, propagandistike, psikologjike etj.
Sepse, siç shihet e dëgjohet përditë, Kosova nuk është vetëm e pushtuar ose e okupuar nga Serbia dhe nga fqinjët e saj imperialë e hegjemonë, por edhe nga politika, partitë, pushteti, opozita, institucionet, ideologjitë, interesat, egoizmat, ambiciet, narcisoidizmat, egocentrizmat, nihilizmat, injorancat, mediokritetet, analfabetizmat, nepotizmat, korrupsionet, kriminalitetet, oligarkitë, mafiet, shizmat, intrigat, kurthet, tradhtitë e brendshme dhe të jashtme.
Prandaj, këtu është pyetja e madhe: “A do të shpëtojë ndonjëherë Kosova nga vetvetja?!”
Sepse, nëse Kosova nuk shpëton nga vetvetja – nga egoizmi, narcisoidizmi, nihilizmi, mediokriteti, analfabetizmi, korrupsioni, kriminaliteti, nepotizmi, oligarkia, mafia, intrigat, kurthet dhe tradhtitë e brendshme – atëherë është e pamundur që Kosova të shpëtojë nga Serbia dhe nga fqinjët e saj imperialë e hegjemonë. Sepse, historia e popullit shqiptar, dhe posaçërisht e Kosovës, është histori jo vetëm e pushtimeve dhe okupimeve të huaja, por edhe histori e pushtimeve dhe okupimeve të brendshme, përçarjeve, shizmave, intrigave, kurtheve, tradhtive, korrupsionit, kriminalitetit, nepotizmit, analfabetizmit, injorancës, mediokritetit dhe nihilizmit.
Është histori e dhimbshme, e hidhur, tragjike dhe dramatike, ku pushteti, politika, partitë, institucionet dhe opozitat nuk janë marrë kurrë seriozisht e sinqerisht me popullin, kombin, shtetin, të drejtën, lirinë, drejtësinë, demokracinë, barazinë, humanizmin, kulturën, emancipimin, civilizimin e tij, por vetëm me veten, me interesat, ambiciet, egoizmat, narcisoidizmat, nepotizmat, korrupsionet, oligarkitë, mafiet e tyre.
Prandaj, nuk është e rastësishme që edhe sot, pas më shumë se një çerek shekulli të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, Kosova është përsëri në rrezik të madh – nga Serbia dhe fqinjët e saj imperialë e hegjemonë – por, fatkeqësisht, edhe më shumë nga vetvetja, nga pushteti, politika, partitë, opozita, institucionet, nga korrupsioni, kriminaliteti, nepotizmi, mafiet dhe oligarkitë e saj të brendshme.
Kjo është tragjedia më e madhe e Kosovës!
Që edhe pas çlirimit, edhe pas shpalljes së pavarësisë, edhe pas njohjeve ndërkombëtare, edhe pas pranimit në shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare, ajo përsëri nuk është e lirë, e pavarur, e drejtë, demokratike, barabartë, humane, kulturuar, emancipuar, civilizuar.
Sepse, e gjithë kjo “pavarësi” e saj është e kapur, e zhytur dhe e mbytur në korrupsion, nepotizëm, kriminalitet, mafiozitet, intrigë, tradhti, nihilizëm, analfabetizëm, mediokritet, injorancë, egoizëm dhe narcisoidizëm të klasës së saj politike, institucionale, opozitare, akademike, mediale e shoqërore.
Prandaj, e vetmja pyetje që duhet të shtrojë sot secili qytetar i Kosovës, secili intelektual, secili politikan, secili pushtetar, secili opozitar, secili akademik, secili gazetar, secili artist, secili student, secili punëtor, secili bujk e secila grua, është kjo:
“A jemi të gatshëm të shpëtojmë Kosovën nga vetvetja, apo do ta lëmë që ta shkatërrojë vetveten?!”
Sepse, shpëtimi i Kosovës nuk varet më as nga Amerika, as nga Evropa, as nga NATO-ja, as nga BE-ja, as nga OKB-ja, por vetëm nga vetë Kosova, nga populli i saj, nga qytetarët e saj, nga intelektualët e saj, nga politikanët, pushtetarët, opozitarët, akademikët, gazetarët, artistët, studentët, punëtorët, bujqit, gratë dhe burrat e saj.
Në këtë kuadër, përderisa filozofia politike i paraqet, studion dhe i analizon idetë dhe paraftyrimet e ndryshme abstrakte, skematike, metaestetike, ontologjike, gneseologjike, epistemologjike dhe të tjera me anë të të cilave, si të thuash, formohen ose formulohen idetë ose konceptet e përgjithshme ose universale mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare; sociologjia politike ndërkaq, i studion dhe analizon shoqërinë dhe fenomenët e ndryshme shoqërore dhe politike me ndihmën e njohur të historisë (historiografisë) në atë mënyrë që t’i paraqes dhe prezantoj ato në një kontekst sa më të qartë dhe dialektik në kohë dhe hapësirë.
Dallimi themelor në mes të këtyre dy shkencave (sociologjisë dhe filozofisë) qëndron në atë se sociologjia e pranon (akcepton) dhe e merr parasysh faktin e njohur se: shoqëria njerëzore, parasegjithash, është një shoqëri e ndërlikuar, tepër komplekse dhe masive në kohë dhe hapësirë, duke i zbatuar dhe aplikuar në këtë kontekst edhe metodat dhe zgjidhjet konkrete ose pragmatike ndaj çështjeve dhe aspekteve të ndryshme politike dhe sociopsikologjike me forma dhe metoda të njohura komparative, analogjike, lineare, dialektike, harmonike, reflektive, determinante, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera.
Ndërsa filozofia të gjitha këto së bashku i koncepton, përcepton dhe anticipon, si të thuash, në format e mesipërme abstrakte, skematike, metaestetike dhe të tjera. Në këtë drejtim, mbase duhet kërkuar edhe lidhjet, konvergjencat dhe ndërvarshmëritë e shumëta (semantike, semiotike, semiologjike, organike etj.) të sociologjisë me filozofinë, e sidomos në ndërlidhjet dhe ndërvarjet e shumëta sociologjike me parimet dhe premisat e njohura filozofike ose metaestetike, të cilat paraqesin edhe sfidat dhe pengesat kryesore dhe substanciale të zhvillimit dhe funksionimit të pavarur dhe neutral të sociologjisë nga filozofia.
Sepse, e kaluara dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i sojit të njohur njerëzor ose qytetar, parasegjithash, janë një univers dhe burim i pashtershëm të dhënash dhe burimesh të shumëta materiale dhe historike, saqë shkencat ose disciplinat e ndryshme shkencore dhe shoqërore (edhe sociologjia pra!) ndodhen të ndërvarura dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën në shumë sfera dhe segmente të ndryshme. E sidomos shkenca ose disciplina e njohur e sociologjisë, e cila përveç në filozofi, fenomenët dhe zhvillimet e ndryshme njerëzore ose shoqërore i mbështet dhe i kërkon tek zhvillimet dhe burimet e njohura historike ose historiografike, duke nënkuptuar këtu reflektimet dhe gërshetimet e njohura eksterne dhe eksplikative të sociologjisë në histori ose anasjelltas; respektivisht, ndikimet, eksplikimet ose singularizimet dhe sekularizimet e ndryshme të historisë në sociologji dhe anasjelltas. Në rastin e shtetit dhe shoqërisë kosovare sidomos.
Ekonomia politike është e rëndësishme dhe tepër valide për sociologjinë, por edhe për shkencat e tjera në këtë drejtim, mu për faktin se kjo e fundit e trajton një aspekt shumë të rëndësishëm dhe fundamental, çfarë është pikërisht aspekti i njohur social ose ekonomik. Ndonëse, ekonomia politike në këtë sfond i parasheh dhe i trajton popullësinë ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare si fuqi ose klasë punëtore që ka forcë dhe energji të mjaftueshme materiale, sociale, reproduktive, funksionale, aksionale, pozitiviste etj.; përkatësisht, si një pjesë të rëndësishme (materiale, produktive dhe reproduktive) për mbijetesën dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe politik.
Përderisa sociologjia në këtë kuadër, përveç çështjeve dhe aspekteve të mesipërme materiale dhe ekonomike, i trajton dhe analizon edhe çështjet dhe aspektet tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetare, duke i perceptuar dhe akceptuar njeriun ose individin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë, dhe jo vetëm si fuqi punëtore ose si vegël pune që duhet punuar dhe menduar vazhdimisht për shtetin, pushtetin dhe shoqërinë.
Sociologjia pra i kundron dhe i trajton në mënyrë etike dhe tepër kritike çështjet ose aspektet e sipërpërmendura materiale dhe ekonomike, duke insistuar për kushte dhe standarde sa më të avancuara sociale dhe ekonomike, që e bëjnë një shtet dhe shoqëri funksionale, përparimtare dhe produktive ose profitabile në kontekstin e përgjithshëm ose multidimensional.
Në instancë të fundit, sipas Max Weberit dhe shumë mendimtarëve të tjerë, njerëzit ose qytetarët e ndryshëm dallojnë ose janë të veçantë ose tepër specifik nga njëri-tjetri për nga konstrukti i tyre trupor ose psikofizik, madje për nga forca ose fuqia e tyre fizike, materiale, politike, sociale, ekonomike etj.; për nga edukata, kultura, arsimimi, intelekti, mentaliteti, profesioni, funksioni, potenciali, kapaciteti ose ndikimi i tyre shoqëror ose politik etj.
-Socio-psikologjia:
Se këndejmi, lidhjet, konvergjencat dhe ndërvarësitë më të fuqishme (komparative dhe analogjike) në mes sociologjisë dhe psikologjisë duhet kërkuar në studimin dhe analizat e mirëfillta shkencore dhe humaniste të shtresave dhe strukturave të ndryshme njerëzore dhe qytetare. Kështu, si për shembull, psikologjia në radhë të parë e studion dhe analizon rolin dhe ndikimin e fuqishëm ose ambivalent të shoqërisë ose mjedisit të gjerë shoqëror ose qytetar tek personi ose individi (qytetari) i thjeshtë në njërën anë, si dhe të rolit dhe ndikimit të fuqishëm dhe të shumëfishtë (të reaksionit ose kundërreaksionit të brendshëm dhe të jashtëm) të një personi ose individi të caktuar shoqëror ose politik në rrjedhat, zhvillimet, proceset, trendët ose standardët e përgjithshëm shtetërorë, nacionalë dhe qytetarë në anën tjetër. Duke i trajtuar dhe analizuar kështu vetëm çështjet dhe aspektet e ndryshme psikike ose psikologjike të personit ose individit, që kanë ndikime dhe influenca të shumëta dhe të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimet e përgjithshme shoqërore ose qytetare që i takojnë fushave të përbashkëta sociopsikologjike.
Ndonëse, pa i harruar këtu eksplikacionet, konvergjencat dhe singularizimet e ndryshme socio-psikologjike në fushat dhe drejtimet e caktuara të studimeve dhe analizave më të thella mbi gjendjen ose situatën e përgjithshme (psikike ose psikologjike) të individit ose kolektivitetit, si bazë e fuqishme konspirative dhe logjistike për studimet dhe analizat e metejme të ngjarjeve dhe situatave të caktuara psikologjike dhe sociologjike.
-"Shteti" ("Politea") dhe "Ligjët" e njohura të Platonit, së bashku me "Politiken" dhe "Etikën e Nikomahut" tek Aristoteli si shembull, ose një udhërefyes tjetër me rëndësi:
Siç dihet, Platoni në kuadër të "Shtetit" të tij, i ka ndarë dhe klasifikuar njerëzit ose shoqërinë e atëhershme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave dhe antagonizmave të njohura klasore, sociale ose materiale. Përkatësisht, në "klasën e pasur" dhe në "klasën e varfër" njerëzore dhe qytetare në kuadër të "polisit" (shtetit) të atëhershëm të Athinës.
Ndërsa, në kuadër të "ligjeve" administrative dhe juridike, duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm relevant dhe paradigmatik të funksionimit dhe determinimeve të njohura shoqërore dhe demokratike, Platoni në vazhdim i veçon shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik (si klima, konfiguracioni dhe relievi i njohur tokësor ose gjeografik, hapësira e përgjithshme etnike, gjeografike, historike, kulturore etj.) për mbarëvajtjen dhe funksionimet e mirëfillta shtetërore dhe qytetare.
Përderisa Aristoteli, duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër (4) pjesë ose dimensione të njohura sociale dhe politike, si Filia (Solidariteti shoqëror ose qytetar), Koinonia (Grupimet e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos (Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë), i veçon tre (3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare: të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur.
Ndonëse, pa i harruar këtu konceptet e njohura shoqërore dhe qytetare të Saint-Simonit, Immanuel Kantit, Adam Smitit etj., përkatësisht, drejtimet dhe orientimet e njohura shkencore dhe sociologjike të shteteve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare sipas kësaj strukture ose radhitjeje shkencore dhe metodologjike.
-Drejtimi mekanik, drejtimi biologjik, drejtimi ose pozicioni gjeografik, drejtimi dhe funksioni psikologjik, drejtimi ose orientimi intrinzik, empirik, drejtimi struktural ose strukturalist, drejtimi formal ose formalist, drejtimi institucional, konstitucional dhe funksional etj.
Se këndejmi, Max Weberi, në kuadër të veprave ose shkrimeve të tij të njohura si "Shoqëria natyrale", "Etika protestante dhe kapitalizmi", "Shkenca si thirrje", "Politika si thirrje" etj., është i mendimit se proceset e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultat logjik i natyrës dhe karakterit të njohur (lexo: psikik ose psikofizik) të personit ose një individi të caktuar ndaj të tjerëve, apo ndaj shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.
Ndaj, mu për këtë fakt, sociologjia gjithnjë, sipas Max Weberit, është "shkencë e aksioneve shoqërore". Ajo (sociologjia) madje, është edhe imediate, imperativiste (si një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike) në çdo shtet dhe shoqëri njerëzore ose qytetare.
Në këtë drejtim, sociologjia dhe psikologjia politike, së bashku me filozofinë politike, ekonominë politike, historiografinë dhe juridikën, paraqesin një hapësirë, një dimension dhe një kontekst të gjithëmbarshëm, ku njeriu ose qytetari nuk është vetëm "fuqi punëtore" për shtetin dhe shoqërinë, por edhe një subjekt i ndërgjegjshëm, kritiko-analitik, social, politik, kulturor dhe etik për zhvillimin e përgjithshëm të shtetit dhe shoqërisë.
-Për Kosovën:
Kosova, si shtet i ri dhe i brishtë, gjithnjë ka qenë e ndikuar dhe e detyruar të përballet me rreziqe të brendshme dhe të jashtme. Këto rreziqe janë, në njërën anë, të jashtme – Serbia, fqinjët imperialë dhe hegjemonë; dhe, në anën tjetër, të brendshme – pushteti, politika, partitë, korrupsioni, nepotizmi, mafiet dhe oligarkitë.
Në këtë kuadër, rruga për një shoqëri të drejtë, humane, funksionale dhe demokratike është e gjatë, sfiduese dhe e ndërlikuar, sepse nuk mund të arrihet vetëm me ndërhyrje nga jashtë, por vetëm me vetëdije, përgjegjësi dhe mobilizim të brendshëm të popullit, qytetarëve dhe elitës intelektuale dhe politike të Kosovës.
Kosova nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një laboratorium i përhershëm sociopsikologjik, politik dhe filozofik. Ajo kërkon një angazhim të vazhdueshëm, një reflektim të thellë mbi vetveten dhe një përpjekje të pandërprerë për ta shndërruar realitetin aktual në një të ardhme më të drejtë, më të lirë dhe më humane.