Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

Opinione

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

Gëzim Muçolli Nga Gëzim Muçolli Më 22 gusht 2025 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Në javët e fundit nëpër Kosovë kanë ndodhur shume zjarret që po djegin mbetjet e kashtës në arat e korrura, livadhet dhe pyjet.

Po dëgjohen arsyetime të ndryshme por është një fakt i pamohuar, se gati çdo herë se është dora e njeriut që i shkakton ato!

Piromanët janë armiq të vendit!

Pasojat e këtyre zjarreve do të shihen më vonë në (mos) shëndetin e popullsisë. Do të mund të krahasohen me rastet e vdekjes nga Covid dhe rastet e shtuara me kancer në vitet e fundit.

Po pyes me brengë dhe dhimbje:

A po i mat ndokush vlerat e shtuara në ajër të :

PM 2,5

PM 10

Monoksid i karbonit

Oksidet e Azotit

VOC (kompostet organike volatile) dhe

Nivelin e Ozonit në sipërfaqet e përfshira nga zjarret e shumta.

Dua t'i këshilloj të gjithë ata që jetojnë në zonat e përfshira nga zjarret që të përdorin maskat FFP2 (ato që përdoreshin gjatë pandemisë për mbrojtjen nga koronavirusi), që deridiku të mbrohen nga pasojat e pranisë së grimcave të dëmshme dhe materieve të dëmshme në tymin që po e helmon Kosovën.

Edhe një herë: zjarrvënësit janë armiq dhe duhet t'i kap Kodi penal i Republikës së Kosovës !!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat