Zelenski, në Ditën e Pavarsisë së Ukrainës, u zotua se do ta vazhdojë luftën.
Trampi do me çdo kusht ta ndaloj luftën edhe për shkak të premtimeve elektorale por edhe për shkak të ambicies së tij për Nobel.
Europianët apo "Shtatë mizerablët", siç po ju referohet tashti liderëve të shtatë shteteve kyçe të BE'së, janë kundër paqes me kompromise të kërkuara nga Putini.
Nga ana tjetër, siç dihet, ShBA nuk e furnizon më me armë të sofistikuara Ukrainën. Në realitet e furnizon por të paguara nga BE.
Mirëpo, sikur injorohet fakti se Ukraina diku rreth 60% të armatimit (sidomos atij konvencional) të përdorur në front, e prodhon vet. Madje, ka kohë që ja ka marrë dorën edhe prodhimit të dronëve goxha efektivë.
Ky vetfurnizim me armatim d.m.th., prodhimi i rreth 60% i armatimit konvencional, sikur fare nuk diskutohet.
Dakord nuk është i mjaftueshëm, sepse luftohet kundër Rusisë, andaj Ukraina ka nevojë për armatim të sofistikuar si bie fjala raketa, por megjjthatë 60% i armatimit është një bazë serioze për vazhdimin e luftës, edhe sikur mos të kishte ndihma nga shtetet tjera drejtëpërdrejtë të rrezikuara nga hegjemonizmi rus.
Në këtë kontekst (rrezikun e drejtëpërdrejtë) duhet cekur se "Shtatë mizerablët" e BE'së e kanë hallin e përsëritjes së historisë.
Siç dihet një diçka e ngjashme i ndodhi Europës me 1938, kur Britania e Franca, me shpresë se po e ngopnin egon e Hitlerit, pranuan që Sudetelandi (i Çekosllovakisë) t'i jepej atij. E siç dihet Hitleri nuk u ndal, por vazhdoi me Austrinë, Poloninë dhe gjithë Europën.
Andaj, "Shtatë mizerablët" e kanë hallin se pas fitores (nëse pranohet paqja me kompromiset e kërkuara nga Putini) cili do të jetë stacioni i radhës? Ukraina e tëra, Polonia, shtetet baltike...!?
Në fund, a duhet cekur se pse Lufta në Ukrainë është me rëndësi për shqiptarët dhe rajonin në përgjithësi?!
Sidoqoftë, për ata që nuk e kanë kuptuar akoma, ta ilustroj me shembullin nga historia.
Pra, sepse fitorja e Rusisë ndaj Perandorisë Turke, me 1877, bëri që territori ynë të rrudhet, dhe prodhoi një Serbi hegjemoniste pro-ruse e cila akoma është e tillë.
Dhe për faktin, se ne, të tjerët joserb, jemi përcaktuar për demokracinë Perëndimore (edhe pse në rastin tonë me vështirësi po e përqafojmë, që mbase është edhe e kuptueshme).
Pra, thënë shkurt e shqip: një paqe ku del triumfues Putini patjetër se do ta trimërojë hegjemonizmin serb.
Dhe hegjemonizmi i trimëruar serb, se bashku me jugonostalgjikët, do të jenë rrezik i shtuar për shtetin e Kosovës po se po, por edhe për Shqipërinë, dhe tërë rajonin.
Nuk duhet mospërfillur jugonostalgjikët, si agjentë në gjumë, sepse zgjohen saora!
Zatën në mediet tona po zgjohen sa herë që Vuçiçi (realisht "kjo Serbi") bënë ndonjë hap.
S'fundmi u pa entuziazmi i tyre, kur u publikua lajmi se Serbia i ka shitur armatim konvencional Ukrainës (pra shtije - jo donacion!), se si u munduan ta paraqesin si "ndarje të Vuçiçit nga Putini dhe kthyerjen e tij kah Perëndimi".
Apo si i komentojnë deklaratat e herë pas herë të Trampit lidhur me Putinin.