Së pari dua të theksoj se artikulli i pronarit të kësaj gazete nacionale e po ashtu ndërkombëtare, prestigjioze „Bota sot“, i zotëri Xhevdet Mazrekaj, gazetë dhe portal elektronik që me fakte e dinjitet, me përgjegjësi morale po i prezanton arritjet dhe zhvillimet politike, sociale-ekonomike, njëkohësisht edhe ato diplomatike, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit tonë – Kosovës-Dardanisë, ishte i qëlluar dhe fenomenal. (Nuk është vlerësim, por POHIM).
Njëkohësisht, i njëjti më kujtoi një artikull timin shumë vite më parë, me të njëjtin qëllim.
Atëherë unë isha kundër formulimit „Mitrovica e veriut“ apo „Mitrovica veriore“.
Edhe sot e asaj dite, madje edhe më shpesh, termi i njëjtë po përdoret jo vetëm në zhargonin e përditshëm, por kudo – në lajme televizive apo informacione mediatike.
Unë, si gjithmonë, e shtrroj pyetjen:
PSE?!
Pse ju, të nderuar përdorues të këtij termi, nuk thoni:
• Veriu i Mitrovicës, apo
• Veriu i Kosovës?!
Sepse pikërisht kështu unë e kam menduar, thënë dhe shkruar atë kohë.
Pse?!
Sepse dihet qartë, sikurse thotë shembulli:
• „Ali Hoxha“ dhe „Hoxhë Alia“ nuk janë e njëjta gjë.
Po ashtu nuk është e njëjtë as „Mitrovica e veriut“ me „Veriun e Mitrovicës“.
Siç thonë gjermanët:
• „Zwei Paar Schuhe“ – Dy palë këpucë.
Pra, dy terma krejt të ndryshëm, aq sa janë nata me ditën.
Kur thuhet „Mitrovica veriore“, automatikisht definohet ndarja e qytetit të Mitrovicës.
Ndërsa „Veriu i Mitrovicës“ përfshin gjithë qytetin tonë, me katër anët e tij orientuese: Veri–Jug–Lindje–Perëndim.
Duke iu kthyer esencës së titullit të këtij opinioni, duhet thënë se në raundin e parë, kur opozita e egër, bashkë me tradhtarët shekullorë të Republikës sonë, pas shumë përpjekjeve rezistuese për të mos bashkëpunuar me partinë me më shumë përqindje, më në fund bëri „harakiri“ në qëndrimet e veta dhe vendosi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
E tani, kur menduam se me butësi do t’i mundnim „egërsirat“, Europa filloi iniciativën e radhës kundër vetvetes, duke injoruar gjeopolitikën e saj, me reagime të cilat – edhe pse lidhen me shtetin tonë, Kosovën – tregojnë vetëm papjekuri në mbrojtjen e territorit të vet, sepse gjeografikisht, vendlindja e Kosovës (nëse nuk është hedhur në „shportën e harresës“) është vetë Europa.
Prandaj çdo insistim i Europës me një qasje injoruese ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj në detyrë, nuk është gjë tjetër veçse përgatitja shkatërruese e radhës, humnera ku vet kontinenti më i vjetër i rruzullit do të bjerë.
P.S.
Të lumtë, zotëri Mazrekaj – mirë ke shkruar sot (si gjithnjë).
• Pse Kosova jonë të ndahet me „fjalë“?!
Në realitet, këto fjalë më duken gjithnjë e më shumë si citime të një qëllimi të caktuar: imponimi i një „programimi“ të memories së popullsisë së re të Republikës sonë të Kosovës, pa dallim