Sot për sot, demokracia botërore është në revers, kurse sipas matjeve globale thuhet se jemi afër 50 vite mbrapa në kohë me demokracinë, por ekspertët nuk pajtohen me këtë pesimisëm!
Ata janë të bindur se, metodat e përhapjes kolosale të dezinformimit, minimizimit të fakteve, realitetit dhe objektivitetit janë shëndërrue në një pandemi globale, thotë studiuesi Staffan I. Lindberg për revistën suedeze Forskning & Framsteg.
Projekti ndërkombëtar kërkimor V-Dem (Varieties of Democrazy) mbledh të dhëna për çdo vit mbi demokracinë në botë.
Studiuesit në selinë e Institutit suedez në Universitetin e Göteborgut sapo kanë prezantuar raportin e tyre vjetor të bazuar nga këto të dhëna.
Vërtetë është një lexim i trishtueshëm për mbështetësit e demokracisë, por
Studiuesi Staffan I. Lindberg në institut nuk është optimist në emër të demokracisë.
Për 25 vjetë me rradhë kemi pas një ngjallje dhe zhvillim të autokracisë, por pa shenja të ngadalësimit, thotë Lindberg për Forskning & Framsteg.
Në shumë vende të botës është zbehë demokracia, sepse pushteti ka fillua të përqendrohet tek një person i vetëm ose në një grup të vogël njerëzish nëpër shtete të ndryshme. Mashtrimi zgjedhor, censurat mediatike, kontrolli i gjykatave dhe kulti i personalitetit rreth udhëheqësit partiak, janë karakteristikat tipike të regjimeve autokratike.
– Shumë vende lëvizin kah autokracia, sepse shumë popuj nëpër botë janë drejtë këtij procesi.
Lindberg shkon edhe më tej kur thotë se, situata tejkalon vitin 1930, ndërsa kjo dokumentohet shumë lehtë, sepse është e dukshme se vala e autokracisë kryesisht drejtohet nga partitë, udhëheqësit dhe grupet e së djathtës ekstreme!
Një tipar tipik i këtyre grupeve është se ato pretendojnë se përfaqësojnë "popullin" dhe janë kundër grupeve elitare të udhëheqjes shtetërore!
Raportet e fundit të V-dem, tregojnë se; 88 vende në botë mund të konsiderohen si demokratike, ndërsa
91 vende të tjera, autokratike!
Shtete demokratike me demokraci liberale janë 29 sish, por në vitin e kaluar, 45 vende lëvizën drejt autokracisë, kurse vetëm 19 kah demokracia!
Edhe pse Staffan I. Lindberg mendon se shumë gjëra të sotme mund të përngjajnë me ato të vitit 1930, niveli global i demokracisë ende është shumë më i lartë.
Dihet se për herë të parë, Demokracia fitoi terren në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa u rrit ndjeshëm në vitin 1970, më pastaj ndodhi rritja tjetër pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1990!
Sot, kur numrojmë se, sa vende në botë janë demokratike, automatikisht kuptohet se demokracia nuk ka qenë asnjëherë me e dobët se që ishte në mesin e vitit 1990.
Vendet me popullsinë më të madhe, (Kina dhe Rusia) janë në një diktaturë klasike, ndërsa në (Turqi dhe India), demokracia është në rënie! Autorët e raportit të (V-Dem) për vitin e fundit e bëjnë një krahasim me situatën vitin 1985, atëherë kur demokracia ishte më e dobët se sot, pra, demokracia është në revers për 40 vjet!
Vende demokratike, me (demokraci liberale) siç është Norvegjia,janë vetëm 29 nga 190 vendet e botës, krejt kjo sipas raportit të V-Dem në këtë vit!