Zakonisht në çdo fushatë parazgjedhore pretendentët për tu zgjedhur në poste udhëheqse flasin dhe premtojnë gjëra që në kushte normale jetësore nuk do tii kishin thënë apo premtuar.
U mësuam më, afër një vit, duke e parë nëpër tubime parazgjedhore me masën “kryeimamin” e shqiptarëve dhe kryetarin e Frontit evropian ( që me Partinë demokratike turke dhe PDSH-në e dalur nga kjo “Bes[lidhje” më në fund u shndërrua në AKI ditëve të fundit) ta shohim duke qarë Ali Ahmetin duke e lutur Mickoskin ta merr në Qeveri me britmat “rroftë populli serb, rroftë populli turk, rroftë populli boshnjak, rroftë populli maqedon” , rrofshin gjithë popujt!
Për çudi nuk e shqiptoi një fjali dëshirore si “rroftë populli shqiptar”.
Merreni me mend këtë veprim nuk ia pëlqeu Alisë as miku i tij i ngushtë Baton Haxhiu dhe e qortoi për humbje të krenarisë!
Këto ditë në tubimin në për tu rikthzer në qeveri ai në kupë të kresë bërtiste për të arriturat e partisë së tij këtë dhjetëvjetësh.
Bërtiti Alija:
Prej kur Arbenin e rrëzuam nga Qeveria dhe bëmë luftë për të hyrë ne në qeveri kemi arritur rezultate fantastike
-Shqiptarët prej popullit “konstitutiv” i bëmë popull 20%;
-Atë flamurin e Skënderbeut e zvogluam pak që shqiponja të duket më e pafrikshme, që të shifet se jemi minoritet e jo popull; të mos mësoj bota se jemi populli më i vjetër në Ballkan dhe ndër më të vjetrit në botë, por se jemi ardhacak,
- Pas njëyet e tre vitesh mësim e lexim bëra maqedonishten hezber dhe fillova maqedonasve tu shkruaj në gjuhën e tyre sepse përkthyesi im Artan Grupi iku diku në tokat shqiptare.
U shkrova maqedonasve në gjuhën e tyre amtare të ndjehem më i afërt me ta që ata ti bëjnë presion Mickovskit të më merr në qeveri,
-E trishtuam nga gjumi atë nënën tonë të shoqëruar nga Xhelali dhe Gordana në pikë të natës, nuk i lamë kohë ti kreh flokët dhe ti lajë sytë dhe e nxorrëm para mediumeve , e shpallëm “terroriste” për ngjarjet e dhimbëshme në Liqenin e Smilkovës-
-Ua ndaluam shqiptarëve të mos formojnë parti tjera se nuk ju duhen më tepër se dy. Kishim një por një: BDI
E bëjmë rast unik në gjyqësi që gjykatësi i Apelacionit në Gostivar të sjell edhe vendim , por të paraqitet po në atë proces edhe si “zameshuvaç”
- Kur u bëmë pushtet, hyzmeqarë të Nikollës, shqiptarët që në kohë lufte na ushyen me mish qëngji, dhe luftëtarët e lirisë sypatrembur që luftuan për barazi, i lam të enden rrugëve, të pa shtëpi, të pa punë, pa sigurim shëndetsor, etj, etj.
-Të rinjtë që nuk ishin partia jonë, i diskriminuam, nuk i lamë të ecin përpara në punë e në jetë! Atyre tanëve u jepnim rroge e ata rrinin në shtëpi!
-E prishëm perandorinë e Jugosllavisë, e vodhëm pafund Maqedoninë. A e patë se çdo të dytin funksionar prej jush e bëmë multimilioner. Atij talentit tim ia fala Soravinë, Bujari në OSBE e afirmoi Eurovinë.
Bjemtë tanë, dhe vetëm tanët, sot vozisin Porshe e Bugati kurse para luftës ecnin në këmbë.
Në Çair dhe në shumë vende tjera e emisione shumë herë përpara, Alia plasoi një rrenë të madhe: e paska penguar ndarjen e Maqedonisë, që dikush ia “paska ofruar”!
Por Alija nuk tregoi kush ish gjeneralët e armatës që ofruani diçka të tillë kur dihet se kjo ishte ideja e kryeministrit të atëhershëm Lupço Georgievski dhe Akademisë së shkencave të Maqedonisë.
Lupço atëherë nuk komunikonte me Alinë, sepse e kishte shpallur “terrorist”.
Me sa mbaj mend “kryeimami i shqiptarëve” nuk mori pjesë në bisedimet e drejtëpërdrejta për konstituimin e qeverisë të DUI-t, por ato bisedime i bënë Teuta ma Musën. Kaq dij.
Alija atëherë nuk kishte legjitimitet zgjedhor! Ai nuk ishte pjesë e bisedimeve të MO-së por i nxiste disa udhëheqës degësh të PPD-së të kërkojnë pjesmarrjen e tij në bisedime e “miqët tanë ndërkombëtarë bëheshin i shurdhër.
“Atë verë bisedimet në Maqedoni ishin të ndara, dhe kishte dy paketa negocimesh, shkruan Pardew, në librin e tij “Paqëbërësit dhe lidershipi amerikan...fq 281. Leotar dhe unë përfaqsonim BE dhe SHBA në negociata për të nënshkruar marrëveshtjen e paqës me liderët politikë të këtij vendi. UÇK nuk ishte pjesmarrës i drejtëpërdrejt në këto bisedime.
NATO mbante kontakte të ndara me gjeneralët e armatës maqedonase dhe lidershipin e UÇK-së për ta arritur dhe ruajtur ndërprerjen e zjarrit në fushëbeteja... Ekipi i NATO-s nuk i ka negocuar aspektet politike të një marrëveshtjeje të gjërë.”-shkruan më tej Pardew,
Në kundërshtim me rrenat e Alisë, kështu thonë miqët tanë ndërkombëtarë, siç preferon të thotë Alija.
Lind pyetja, shikuar nga ajo që thonë ata, me kend bisedoi Alija për (mos)ndarjen e Maqedonisë?
A e kishte lexuar ai lajmin se shumë më parë , në vitin 1993, Konstantin Micotakis dhe Sllobodan Millosheviq i kishin ofruar bullgarit Zhelu Zhelev ta ndajnë Maqedoninë.
A e dinte Alija se në takimin Zhelev-Berisha në vitin 1993, kishin rënë dakord se nuk është interes as bullgar e as shqiptar ndarja e Maqedonisë?
SI do të mundte Alija tia falte Maqedonisë pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit dhe Prespës pa lejen dhe nënshkrimin e establishmentit politik të Shqipërisë.
Si do ta bënte shpërnguljen e shqiptarëve të Dibrës dhe Manastirit, Ohrit e Strugës në Tetovë?
Më 16 mars 2001, korrespondenti i Institutit për paqë- IWPR zoti Selimi, pas vizitës së lidershipit kosovar në Shqipëri ka raportuar si vijon:
“Thaqi dhe Ceku kanë pasur bisedime me Presidentin Rexhep Mejdani, Kryeministrin Ilir Meta, kryetarin e parlamentit Skënder Gjinushi, kryetarin e Partisë Socialiste në pushtet, Fatos Nano, dhe kryetarin e partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha.
Pas takimeve, Thaqi ka thënë: "përdorimi i dhunës për të arritur qëllimet politike është i papranueshëm dhe ne e dënojmë atë".Ndërsa kryeministri shqiptar Ilir Meta në intervistën dhënë gazetës francize “Le Figaro” me 6 mars 2001 ka deklaruar se “ i ka konsideruar aksionet e luftëtarëve shqiptarë, në jug të Serbisë dhe në Maqedoni, totalisht të papranueshme dhe të dëmshme për stabilitetin e rajonit.
Ndërsa i pyetur për idenë e Shqipërisë së Madhe, kryeministri Meta thekson, se shteti shqiptar nuk mbështet ndryshimin e kufijve.
Pas këtij qëndrimi të kryeministrit shqiptarë, kush I dha mandat Alisë të bisedojë (nëse ka biseduar?!) për ndryshimin e kufinjëve të Shqipërisë?