Populli si mall në ankandin e të virgjërve!

Opinione

Populli si mall në ankandin e të virgjërve!

Nga: Dijana Toska Më: 1 tetor 2025 Në ora: 16:09
Dijana Toska

Fushata ka filluar me disponim të mirë, politikanët po ndajnë komplimente garuese mes veti duke e quajtur njëri tjetrin: zagarë, lepur, pijanec, haxhi, tradhtarë e udbashë, si shprehje e respektit e dashurisë që kanë për shoqi-shoqin.

Nëpër podiume sallash sportive, politikanët bëjnë rolin e ankandxhinjve me mikrofon, duke nxjerrë në shitje shpresën kolektive të një populli që trajtohet si mall shitblerës.

Populli ndahet në lote, si tokë bujqësore në hartat e fushatave: kjo komunë është e imja, ky fshat është i yni, ky qytet është i tyre, ky rajon është “i diskutueshëm”, sikur të ishin parcela të trashëguara nga baballarët e politikës.

Tender populli, gjithmonë në ankand, si një rrobë e vjetër e varur në vitrinën e historisë,

ku blerësit matin gjatësinë e durimit të tij dhe peshën e shpresës që ende nuk ka vdekur për zotërim të fatit të vet.

Ky popull asesi të gjej forcën e tu tregojë se nuk është një produkt në raftin e politikës, është më shumë se mall, është zë, është fuqi, është një premtim i gjallë për një të nesërme që nuk blihet, nuk shitet.

Sot, më shumë se kurrë, e kupton se fuqia e tij qëndron në zgjedhjen e lirë, në vetëdijen e përbashkët për t’u ngritur kundër çdo ankandi ku do të shitet shpresa e tijë. Dinjiteti është i pakapshëm, liria është e paprekshme dhe shpirtin nuk e ngjyros dot askush me bojën e manipulimit.

Do vijë një ditë e bukur kur rinia jonë do të jetë pronare e vetvetes e politikanët e sotëm do ti magacionoj si mall me afat të skaduar.

PS

Fjalimet në tubimet e këtyre ditëve sikur ajo barcoleta e dikurshme.

Kur një politikan drejtuar masës kishte deklaruar me krenari se mbi 20 vite meret me politikë dhe se është shumë i ndershëm. Një prostitute qetësisht ju kishte përgjigjur. Njësoj si unë qenkeni krenar. Edhe unë qe 20 vite prostituohem dhe vazhdoj të jem virgjine.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat