Budallai i Shqipërisë dhe Donald Trumpi i Amerikës

Opinione

Budallai i Shqipërisë dhe Donald Trumpi i Amerikës

Nga: Ilir Levonja Më: 3 tetor 2025 Në ora: 20:07
Ilir Levonja

Si është e mundur që ka një vit të tërë që përpiqet t'i rregulloj marrëdhëniet me Donald Trumpin, duke i shitur ishullin e Sazanit, pa asnjë debat publik, sikur ta ketë një kacolle qeni në fund të kopshtit, jo një pikë strategjike, një nishan a suvenir të shqiptarëve apo Shqipërisë, nga ana tjetër tallet korridoreve të Bashkimit Europian me presidentin e Amerikës në lidhje me një lapsus fatkeq më shumë për shqiptarët se sa për Trumpin, kur ai tha se kishte vendosur paqen me Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.?

Arsyeja është e thjeshtë, është budalla. Dhe ju kaloni në ekstazë duke interpretuar të drejtat kushtetuese në një gjoja sistem demokratik mbi pronën tuaj, mbi liritë dhe të drejtat e qytetarit pas aq e aq përpjekejeve të shqiptarëve me kahje nga Perëndimi a oksidenti siç u pëlqen budallenjëve nëpër studio, ta prezantojnë Europën. Eshtë budalla i madh me trendin e përfaqesimit të atyre sherreve masive në Bilisht, përfaqësuesi i provincializmës bëje për mua që te jesh me mua dhe që të kesh rregulluar të ardhmen, ku mund të vjedhësh sa të duash dhe nesër mund të dënohesh me nder e të mos flasësh pasi burgu është për burrat dhe paratë që ke vën t'i gëzosh. Eshtë budalla që kujton se duke u kthyer në gaztor i korridoreve të Europës, do e fusi Shqipërinë aty, jo për shqiptarët, se, shqiptarët janë në Europë, madje në poste kyçe, bile biles deputetë, anëtarë bashkiakë, biznesmenë etj., por për vete që të vjedhi fonde me rrumpallat dhe budallenjtë e pa arsimuar që e dhjenë këmb e kokë Shqipërinë, aq sa shitet një parti politike për një post kryetari akademie njësoj si kokat e lopëve në tregun e gjës' së gjallë.

Eshtë epoka e budallenjëve dhe kryebudallai ka hedhur një gur në lumë dhe gjithë studiot interpretojnë si të duan, kur ta duan, qysh ta duan një ligj mbi një tjetër ligj, si të jetë vafti kur thoshte i ndjeri Jovan Bregu. Budallallizmi do mbahet mend si epokë këto 35 vjet demokraci pasi e gjen ''demokratin'' fanatik në krah të Ramës, të persekutuarin, atij që iu lërua me prag shtëpie erzi dhe iu nxi jeta po me libër shtëpie po në krah të Ramës, komunistin apo fituesit e luftës së dytë botërore atë që Rama e quan Luftë civile, pra komunistin që ndërtoi luftën e klasave po në krah të Ramës, dhe ashtu në kor sikur dënuan me radhë Teme Sejkon, Xoxet, Ballukun, Shehun, Hazbiun, po njësoj po dënojnë, Tahirët, Beqajt, Kokët, Gjushët, Veliajt etj. Madje me këtë të fundit nuk ka bir nëne që të mos e kuptoj epokën e budallalizmit, dolën në kor para Spakut me parrulllën ''lali Eri je flori, ne të duam në Bashki'', kurse sot shushunjat nuk ndihen kund, nuk transmetojnë klipe me lal floririn, arsyeja, lufta e klasave është e ashpër. Nga mbrapa budallenjtë transmetojnë video se gjoja budallai e kishte me shaka kur tallej me Donald Trumpin etj., tamam si i thonë fjalës, përpjeka e budallait për të larë mutin me shurrë. Por budallenjtë që kanë frikë të flasin për bashkimin kombëtar, tallen kur Trumpi që ngatërron Armeninë me Shqipërinë, (Armenia, Albania)... se ne, budallenjtë nuk e dime që Armenia, Albania etj., janë kaq afer, e kaq herë na ndodh ne të gjithëve që jetojmë me dekada këtej të na thërrasin armenian në vend të albanian.

Trumpi vërtet e ndaloi luftën dhe vendosi paqen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit një konflikt historik i rajonit, si ai i joni me serbët e grekët. Po budallai me serbët bëri Open Balkan duke anashkaluar Dardaninë, kurse Greqisë ku jetojnë afro 1 milion shqiptarë i bën karshillëk budallai me histeri komuniste edhe pse këta afro 1 milione janë sot plotësisht qytetarë shqiptarogrek. Eshtë epoka e budallait që edhe pse paguan kesh, qarkullon lek kesh kudo dhe po kesh paguan gjigandët e shtypit nëpër botë për gjoja turizëm elitar shqiptar, koha e budallait që nuk ka një website të saktë për të aplikuar elktronikisht, nxjerr ca kukulla virtuale si ministre a ministra shteti. Zoti të ruajt Shqipëri, ndjesë moj fisnike për budallenjtë e parruar dhe me shumicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat