Vendlindja jonë e shtrenjtë, në shtetformim e sipër, nuk ndërtohet sipas ndërrimit të definicionit të njohur të katër musketerëve, që në kuptimin e plotë të fjalës thotë:
„Një për të gjithë, të gjithë për një!“
E të përdoret permutacioni i këtij definicioni, që në thelb ia humb vlerën kuptimit përkatës dhe e paraqet gjendjen reale konform sjelljeve arrogante të shumë fytyrave politike – aktualisht opozitës – të cilët, me ose pa qëllim, Kosovës sonë po i shkaktojnë „plagë“ të rënda, të cilat me kalimin e shekujve vështirë do të riparohen.
Ja pra definicioni i përmbysur (permutacion = ndërrim i fjalëve):
„Një për të gjithë e të gjithë për vete!“
Ah Zot, si është e mundur që sa herë që Qeveria – jo vetëm tani, por gjithmonë – kur prezanton reformat duke dhënë maksimumin e vet për mirëqenien e popullit të vendlindjes sonë, opozita me tradhti të kombinuar e me kundërmimin e ndyrë të erërave të brishta si gjarpër Anakonda, e ngre kokën dhe pështyn vetëm helm?!
Sot (31.10.2025, e premte), Kryeministri i shtetit tonë, Kosovës – Dardanisë – shumë i vlerësuari i shtetit tonë dhe i shumicës së spektrit politik ndërkombëtar, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin në detyrë të Financave, me një lajm gëzimi prezantoi reformën përkatësisht rritjen me miliarda për mirëqenien sociale, ekonomike dhe financiare të të gjitha shtresave të popullit tonë.
E shih për këtë: ky lajm, ende pa u përhapur mirë, anë e mbanë Kosovës – cep më cep – pothuajse si një orë me zile, i zgjoi shumicën e dashakeqëve nga gjumi i urrejtjes, e posaçërisht opozitën e vendlindjes sonë (të mjerë për ta!), „tradhtarët“ e brendshëm, të cilët fatkeqësisht funksionojnë si kukulla me çelësa në shpinë dhe si marioneta të dirigjuara nga armiqtë tanë shekullorë!
Opozitarë të mjerë, të cilët menjëherë, posa morën lajmin e vendimeve të Qeverisë, deklaruan (siç citoi një person në një portal elektronik të Kosovës):
„Buxheti 2026 dhe rritja e pagës minimale, përpjekje për blerje votash!“
E ja ku i them, apo i shkruaj unë atij zotërisë në fjalë: nëse iniciativa, propozimi dhe aprovimi i dhënies së vlerës 4 miliardshe për shumicën e popullit nga Qeveria aktuale dhe në detyrë e shtetit tonë, nën Presidencën e një Presidenteje fenomenale – Shotë Galicës së kohës sonë të re, znj. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu – e cila jo me pushkë, por me laps dhe me inteligjencën e saj brilante demokratike si rrezja e diellit po shkëlqen në të gjitha takimet anë e mbanë botës me liderët e globit, si dhe me Qeverinë nën udhëheqjen e një Kryeministri ekselent, jokorrupt dhe pacifist të të gjitha kohërave të shqiptarisë, z. Albin Z. Kurti – atëherë:
Më mirë „blerje votash“ haptas (edhe pse aspak nuk është ashtu), sesa fshehurazi!
Sepse, në fund të fundit, me këso lloj njerëzish – nëse mund të quhen njerëz – që „e flliqin sofrën ku hanë“, s’mund të merremi vesh, sepse me ta nuk bëhet as për ujë, as për dore!
Dhe me këso tipash njerëzish, atdheu ynë vetëm stagnon dhe shumë vështirë do ta ketë të përparojë. Sepse jeta nuk mund të shkojë në pasiguri e mëdyshje me parimin:
„Hyp se të vrava, zbrit se të myta!“
Boll më me tirani dhe dilema të këtij lloji njerëzish me sjellje të dyfishta, sipas proverba apo fjalëve të urta popullore!
Poshtë tradhtarët!
Rroftë shteti ynë – KOSOVA!