Serbia nuk ka mjet, rrethanë apo situatë që nuk e shfrytëzon për të tentuar rikthimin e ndikimit të saj në Kosovë, sapo sheh se nuk mund ta rikthejë vetë Kosovën. Tani edhe çështja e kompanisë NIS (Industria e Naftës), e cila gjendet nën sanksionet e SHBA-së, po shndërrohet në instrument të ri. Detyrimi për ta shitur këtë kompani një pale tjetër ka bërë që Beogradi të gjejë menjëherë edhe “çakej” në SHBA, të cilët – për interesa të tyre të brendshme – janë të gatshëm që humbjen e Serbisë në raport me Rusinë ta kompensojnë përmes ndikimeve në Administratën e Shtëpisë së Bardhë, me koncesione të reja për interesat e sajë.
Është e qartë se pas Dodigut edhe Vuçiq ka kalkulimet e veta për t'iu afruar ShBA-së, posaqërishtë që duket se as Rusia nuk e kundërshton më afrimin e Serbis me Perëndimin e ShBA në, në kuadër të koncesiineve për Ukrainen. Në pyetje është vetëm sasia e përfitimit të cilin e synon Serbia.
Kjo rikthesë eventuale e ndikimit amerikan në favor të Serbisë rrezikon të rihapë, madje të promovojë, idenë e vjetër për zgjidhje territoriale ose për një Asociacion autonom të komunave me shumicë serbe në Kosovë — të dyja zgjidhje që Beogradi i konsideron si projekte afatgjata strategjike.
Për këtë, natyrisht, Beogradit i duhen bashkëpunëtorë edhe brenda Kosovës. Dhe, po del qartë se zgjedhjet e ardhshme mund të përdoren pikërisisht për krijimin e një klime ku kjo agjendë të shtyhet përpara.
Unë nuk i mohoj interesat amerikane në Ballkan, e as rolin e tyre në Kosovë. Por është thelbësore të kuptojmë dallimin mes interesave afatgjata strategjike dhe klimës momentale politike që i orienton ato. Është pikërisht kjo klimë që, herë pas here, ka prirje t’i favorizojë pozicionet serbe.
Por një gjë është e qartë: as ndarja e Kosovës, as një Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk sjellin paqe. Ato vetëm e fusin problemin nën tepih, duke e shtyrë shpërthimin e një krize edhe më të madhe në të ardhmen. Përvoja historike e Ballkanit e dëshmon se çdo kompromis i bërë nën presion dhe pa balancë reale vetëm sa i rrit apetitet dhe pretendimet serbe, kurrë nuk i zvogëlon.
Po na ?!
Në situaten shumë delikate, pa institucione me kompetenca, i kemi duart e lidhura dhe as mundësi kontrolli dhe ndikimi në reagimet e mundëshme dhe në ecurin e proqeseve.