E dashura Ambasadë e të dashurës Amerikë dhe të nderuara Ambasada tjera evropiane!
A i keni ndjekur aktivitetet armiqësore të “Listës Serbe”? A keni dëgjuar ndonjëherë për nënkryetarin e saj, i cili ende e kontrollon LS-në, terroristin Radojiçiç? A do ta lejonit ju një organizatë të tillë, të kontrolluar nga Irani, e cila nuk e njeh shtetin në të cilin jeton dhe vepron, dhe e cila, krahas terrorizmit, merr pjesë në demokraci në SHBA apo në shtetet e BE-së?!
Pse po i bëni presion vetëm Kosovës?!
Nëse paraqiteni si “të paanshëm”, pse nuk e kritikoni Listën Serbe as me një fjalë të vetme?! Pse nuk ushtroni aspak presion që ajo të ndryshojë dhe të bëhet pjesë konstruktive e demokracisë dhe shtetit të Kosovës?! A keni ndonjë konsideratë për të drejtat e pakicës serbe që nuk i nënshtrohet diktatit të Beogradit? A keni ndonjë konsideratë për të drejtat demokratike të shumicës shqiptare të Kosovës dhe të pakicave të tjera?!
Standardet tuaja të dyfishta janë tronditëse. Përderisa nuk e ndryshoni qasjen tuaj, deklaratat tuaja janë të padrejta dhe pa asnjë vlerë.