Sot është 8 dhjetori dita e studentëve të Shqipërisë me ngjyrë pa ngyre, bindje apo besim, ngritën dhe protestuan për një Shqipëri si gjithë Europa. Madje pre këtej lindi edhe pluralizmi shqiptar i cili pas plot 35 vjetësh rezulton një mishmash social prirjesh dhe sundimesh, aq sot pjesa dërrmuese e shqiptarëve duan ta braktisin vendin e tyre.
Dhe ta mendosh që brenda këtyre 35 vjetëve, Anglia, Franca, Italia, Greqia, Gjermania, Austria etj., kanë ndërruar me dhjetra kryeministra Shqipëria e studentëve vërtitet në 3 a 4 emra. Ndaj sot përpjekjen për pluralizëm të atyre mijëra studentëve e celebron Edi Rama, dikur me mikrofon, kurse sot një sundues totalitar, e feston Ilir Meta nga qelia e burgut, e feston Sali Berisha që nuk kishte asnjë lidhje me studentët, shkoi aty si mestar i qeverisë komuniste.
E festojnë edhe ca grupe ishdhjetoristash të cilët mbajnë gjoksit ca dekorata kallpe si ish ata të nacionalçlirimtares etj., kanë nga një dilpomë, nga një biznes duke u kthyer kështu më shumë në pragmatistë se sa dhjetoristë. Eshtë dhimbshme të mendosh që në këto 35 vjet stanjacion diktarorial emrash, demokracia shqiptare bën vetëm propagandë, madje arrin deri aty sa me një të rënë të lapsit bash ditën e studentëve që kërkonin liri demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa, ta quanin me vendim qeveritar si dita e rinisë, një aburditetit me koaticion komunizmi për të fikur thelbin e demokracisë dhe lartësuar kultin e Individit. Eshtë kjo arsyeja që statutet e partive politike vlejnë më shumë si letër higjenike për ata që drejtojnë dhe ata përreth tij, aq sa demokrati e ka të pamundur të kritikoj Njëshin, po ashtu socialisti, se të tjerët janë si ato të dashit mes shalëve. Nëse statutet e partive do zbatoheshin me respekt të thelbit të demokracisë, sot edhe Shqipëria do ishte një krahmarrje e madhe e valës europiane. Madje mos u çudisnin që kokëfortësia e njëshave për dorëheqje, a hapje krahu..., ndikon edhe shëndërrimin e çështjes kombëtare në një tabu moderne mes shqiptarëve. Dikur nuk i la Venetiku, Stambolli, Patriarkana greke, nuk i la Beogradi, etj, sot nuk po lënë veten. Imagjinoni sikur me skupet financiare të kishte ekzistuar dorëheqja përshembull si në Angli a Austri, qeveria shqiptare sot do kishte më shumë të borgusor se sa miliarderë. Sikur të kishte ekzistuar dorëheqja madje edhe opozita do kishte më shumë gjak të ri dhe modele se sa urrejtje, përplasje, intriga rreth vetes..., aq sa sot janë gati t'i futen njëri-tjetrit me shkopinjë bejsbolli. Imagjinoni se si në konceptin e një ish burri, ish lideri, ish politikani 81 vjeçar, ripërsëritja e Folotores së vitit 2022 konsiston si një prurje e re.
Thelbi i vitit 2022 i asaj Folotreje ishte vërtetë revansh, së pari për shkakun e mosrespektimit të statutit, përjashtimeve unike personale, lidhjeve bizarre me pushtetin dhe humbjeve seri me justifikimin e njëjtë ngriva-shkriva por nuk largohem. Por mbi të gjitha për një indinjatë totale demokratësh të cilët nuk pranonin tu nëpërkëmbej a përdhosej historia e tyre, jo emri Sali Berisha, por e theksoj historia ndaj u ngritën mbushën stadiumet, duartrokitën dhe u frymëzuan pasi dëgjuan sinqerisht premtime mbi listat e hapura, dorëheqjen, konservatorizmin, statutin, primaret ku çdo provincë a rrethinë të vendonte vet për deputetin.
Mirëpo këto u shkërdhyen me të njëjtin preteks, vjedhja e zgjedhjeve dhe lufta pa bythë aq sa askush nuk do t'i kuptoj nevojën e vendimeve të forta. Nuk mund të thuash se filani më vodhi zgjedhjet dhe bash me filanin të pretendosh se po bën reformë zgjedhore etj. Kësisoj e më zi edhe tek ana tjetër, ndaj stanjacioni shqiptar eshtë kthyer në një perversitet social të paarsimuarish, por veç të fortësh dhe shqiptarët çdo festë e kanë kthyer në propagandë, jo festë të vërtetë.