Kur s’do – duhet, deshe apo s’deshe

Opinione

Kur s’do – duhet, deshe apo s’deshe

Nga: Sabahate Byci Më: 11 janar 2026 Në ora: 14:56
Autorja Sabahate Byci

Kjo është deviza adekuate për një jetë me vlera dhe norma njerëzore, të cilat ka kohë që moti vetë njerëzimi i ka vënë në afekt, apo ndoshta me planifikim dhe me qëllim, si fantazma i ka futur në “thesarin e zhdukjes”, vetëm e vetëm për hir të egomanisë absurde, duke “vrapuar”, qoftë edhe me “vonesë” dhe me çdo çmim, me qëllim vetëm e vetëm për ta plasuar veten në podestin më “modern”, gjithnjë e më shumë duke shkelur me të dy këmbët mbi to – pra mbi normat dhe vlerat – në një formë rafinuese, duke u “mbrojtur” dhe fshehur nën “ombrellën e modës”, gjithnjë bazuar në shprehjen permanente ditore:

“ Tash është ardhur moda kështu”?!

Kuptohet fare mirë se irritacionet natyrore, enkas ato subjektive, i meritojnë përmirësimet dhe se të njëjtat duhet korrigjuar, por korrigjime të tilla duhet të pasojnë (kështu unë), sipas kritereve medicinale që në stadin e parë, e jo “mbas dymbëdhjetëve”, siç thotë një proverbë popullore, atëherë kur trashëgimia dhe sasia e rritjes së saj, në rritje e sipër, veçse ka gjetur shtat!

Një “korrigjim i irritacionit natyror” i tillë, “mbas vaktit” dhe i vonuar, mendoj se duhet të jetë i respektuar, e assesi i akceptuar!

Pse?

Sepse çdo përmirësim apo korrigjim i vonuar vjen si një veprim konfrontues ndaj natyrës dhe Zotit, dhe se “vetëkënaqësia” në fjalë, si burim kamuflues, nuk e ka vlerën e merituar të kënaqësisë!

Gjithashtu, në rastet kur aktorët e kohës ndryshimin e tillë e përdorin si mjet për qëllimet e realizimeve të tyre të caktuara, në mënyrë që pas deklarimeve për “korrigjimin dhe përmirësimin” në fjalë, t’i marrin në konsideratë vetëm arritjet e tyre, me pretekstin se kinse “përpara” s’kanë pasur mundësi t’i arrijnë!

Konsideratë kjo e cila, duke kalëruar (vrapim me kalë) mbi “shpinën” e normave, të vlerave dhe ligjeve të natyrës, atëherë Rregullit dhe Ligjit nuk i mbetet asgjë tjetër veçse:

– “Kur s’don – duhesh, dashte e s’dashte”!

Sepse fare mirë dihet se normat dhe vlerat janë damarët kryesorë për funksionimin e rrahjeve të zemrës së një shoqërie të shëndoshë dhe të fortë, ashtu sikurse vetë natyra dhe Zoti i kanë krijuar.

Shih për këtë, tani në këto çaste, kur njerëzimit si kurrë më parë, ndonëse edhe në heshtje të imagjinuar, por të vetëdëshiruar, nuk duhet t’i anashkalohet “klithja urgjente” e vetë njerëzimit për “vetëshpëtim”!

Enkas për faktin se këto kohëra të vështira të sotit (mendimi im personal), si asnjëherë më parë, pavarësisht civilizimit dhe avancimit të inteligjencës artificiale, i tërë njerëzimi me vrapimin e tij maratonë drejt rrugës “s’është ka din kah po shkon”, dhe:

“Uji duke u shterur e njerëzit po mbyten në të”?!

Shih për këtë, për të mbajtur në jetë më tej vlerat dhe normat, ashtu sikurse e kërkon Ligji me rregullat e tij, atëherë:

– “Kur s’don – duhesh, dashte e nuk dashte”!

P.S.

Civilizimi nuk kapet për fyti me mosrespektim, qoftë social, ekonomik, gjinor, teknologjik e politik, duke ia “imponuar” kohës sonë të tanishme rregullat e vitit 1782, me në të citatin e shkrimtarit të madh gjerman Johann Wolfgang von Goethe, i cili thotë:

– “Bist du nicht willig, so brauch’ ich Gewalt”

– “Nëse s’je i dëshirës, më duhet ta përdor forcën”

Sabahate Byci – Autore

Alba 🇦🇱 Kos 🇽🇰 Deutsch 🇩🇪

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat