Si ujqërit kur vuajnë nga uria dhe në mënyrë aktive me do e mos e kërkojnë afërsinë me njerëzit, po ashtu kohëve të fundit, siç po shihet, disa akterë politikë (folës) shqiptarë, “të uritur” nga mosmarrja, përkatësisht nga jorealizimi i qëllimeve të tyre për përfitime financiare (megjithëse, fatkeqësisht, disa pjesëtarë të luftës!), siç ishin mësuar e kishin vepruar në kohët qeverisëse të tyre 20 e më shumë vite me radhë, atëherë kur të njëjtit, fatkeqësisht me vetëdije të plotë e me zemër, e them fatkeqësisht për shtetin tonë Kosovë-Dardani, ishin në funksion, ndërsa tani opozitarë (po ashtu edhe kryepartiakë), gjegjësisht opozitarë partiakë shqiptarë (folës), pavarësisht kudo që janë dhe nga cili regjion i trojeve tona ilire, e kanë marrë rolin e lobistëve (Falco?!) sepse, siç po shihet, duke e kërkuar “kapuçin e pushtetit”, iu ka humbur busulla dhe nuk po dinë se çfarë po bëjnë?!
Opozitarët, të cilët i janë turrur “gjetjes së lumturisë” politike për realizimin e interesave të tyre egoiste e karrieriste, duke mos ditur fare, sikurse thotë një moto gjermane se:
“Glück ist wie Furzen. Erzwingst du es, kommt nur Scheiße raus!”
Në gjuhën tonë shqipe, Mbretëreshë, në esencë, përkthyer origjinalisht do të thotë:
“Lumturia është si pordha. Me ia dhënë zor, jashtë del vetëm muti!”
Andaj lumturia e kërkuar jashtë “mureve të shtëpisë” s’është asgjë tjetër përveçse tradhti dhe flliqti!
Këtu enkas fjalën e kam për disa opozitarë të shtetit tonë Kosovë-Dardani, që pa krye kanë “marrë kry” e kry në vete me “iniciativat” e tyre sharlatane, madje edhe të rrezikshme për vendlindjen tonë, por të njëjtit po prezantohen se po “gëzojnë autoritet” nga “mirëpritësit” e tyre jashtë shtetit!
Opozitarët që me çdo çmim (ata e dinë se sa!) me “prezencën” e tyre, kudo që po “fluturojnë” dhe po shkojnë, po e kërkojnë përkrahjen kinse të politikave të tyre “të mira dhe adekuate” për vendlindjen tonë tek të huajt?!
Të njëjtit në fjalë, pra opozitarët, siç po shihet, që moti kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga “sindromi i vlerës së ulët”?!
Posaçërisht që prej 5 viteve të fundit, të njëjtit në mënyrë eksplicite po vuajnë nga vlerat “e ulëta” përfituese e korruptuese financiare, sikurse ishin mësuar më parë?!
Simptoma të “sindromit të vlerave të ulëta”, sepse që 5 vite nga qeveria e shtetit tonë në funksion apo në detyrë, në krye me Kryeministrin z. Albin Kurti, burimet “e krojeve” që “buronin në gjirin korruptiv” të opozitës, e të cilat tokën e shenjtë të vendlindjes sonë të bukur Kosovë-Dardani me ujin e pjellshmërisë siç duhej nuk e ujitën, si nga rrezja e diellit u thanë e u shterruan!
Zoti e bekoftë shtetin tonë Kosovën-Dardaninë 🙏
Sabahate Byci, autore
08.02.2026, e diel, 13:37
Gjermani