LDK kërkoi Hagë mbi Hagën

Opinione

LDK kërkoi Hagë mbi Hagën

Nga: Kimete Berisha Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 21:36
Kimete Berisha

LDK dhe Lista Serbe kundër Rezolutës për Specialen.

Lista Serbe - veç kundër.

LDK - përveç kundër, kërkoi edhe një gjyq të ri: gjyq mbi gjyqin.

Sot, “Serbia” e PDK-së është LDK-ja.

LDK e ktheu rezolutën në shantazh moral me “vrasje politike”.

LDK e paragjykoi drejtësinë e Hagës dhe kërkoi drejtësi mbi drejtësinë.

LDK, para gjykatës, e vendos vetë kush është “vrasësi” i saj.

Pastaj kërkon procedurë.

Kur procedura nis, del që vendimi ka qenë i shkruar.

P.S.

Rezoluta është akt politik solidarizimi, jo instrument juridik ndikues.

Është akt simbolik.

Gjykata flet për individë.

Rezoluta flet për mit.

Miti nuk gjykohet.

Miti mbrohet.

Dhe kur mbrohet shumë, fillon të kërkojë viktima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat