Shën Valentini si mit, legjendë dhe realitet...

Opinione

Shën Valentini si mit, legjendë dhe realitet...

Nga: Agron Shabani Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 19:08
Agron Shabani

" Nga bukuria dhe dashuria, kemi lindur dhe kemi ardhur në këtë botë, dhe vetëm në dashuri dhe bukuri do rritëmi, shkëlqejmë dhe celebrojmë", preludi i fjalëve epike të shkrimtarit të madh gjermani, Friedrich Schieler.

Sot ( nesër) është festa e njohur e Shën Valentinit....

Sipas mitëve dhe legjendave të njohura të kishës ortodokse ose bizantine: Në vitët dhe ditët e fundit të jetës së perandofit- Trifuni, thuhet se kishte shkëlqyer dhe celebruar Shën Valentini.

Ndërkaq, sipas veprave të shënjëta të kishës katolike ( Acta Sanctorum): Përveç tjerash, mund t' i hasim tre ( 3) emra të njejtë ose identik, të quajtur Valetin.  Apo, siç do i quanin asokohe "Shën Valentin", " Shën Martiri" etj.

Se këndejmi, gjithënjë sipas martirologjisë romake  dhe veprave të shënjta ( acta sanctorum) të kishës katolike: Të tre shënjtorët ose martirët e njohur me emrin Valentin, kanë njohur, kaluar dhe përjetuar nepër kalvarin e rëndë dhe trishtues të golgotës së vetflijimit ose martirizmit për dashuri,martesë  dhe bukuri me 14 shkurt: 

I pari ndodhëj në Hispani ( teritori i sotëm i siujdhesës Apenine), i cili u vra në kohën e sundimit të Trajanit, si engjëll, shënjtorë dhe martirë i Romës,

i dyti u vra me prerje ( këputje) kokë në kohën e mbretit ( perandorit) tjetër romak, Klaudie II të gotëve,

Dhe, i treti u përsekutua, u vra dhe masakrua si Ipeshkvë i Interamnës - sot qyteti i Ternos në Italinë qëndrore.

Për me tepër ndërkaq, për legjendat dhe historinë e tyre, mund të mësohet me shumë në librin liturgjik të martirologjisë romake, në librin e shënjtë papnorë ( " Liber Pontificatius") etj.

Në këtë frymë, shëmbujt e flijimit ose martirizmit të Shën Valentinit ( Valentinëve) për dashuri, martesë dhe bukuri: Janë ngritur dhe promovuar në instanca të larta morale dhe martesore prej nga kanë rrjedhur edhe " datat e dashurisë dhe kurorëzimit" nga 7- deri me 14 shkurt që shënohen në të gjithë botën e krisherë ose katolike.

Edhe në mitologjinë e njohur greke: Janë të njohura mitët ose legjendat e njohura mbi Artmisen dhe Zeusin, Psihen dhe Erosin, Dianen (Selenën) dhe Apolonin etj.

Femra si kult, si mit dhe legjendë....

Njëherë dikush pyeti: Çfarë do ishte jeta pa seksin e bukur ose polin e butë femërorë?

Thjeshtë asgjë, nuk do ekzistonim fare, iu gjegjën shumica.

Në kuptimin e shtatorëve të shkëlqyera, apo permendorëve të gjalla dhe kryesore që na përcjellin dhe shoqërojnë në të gjitha hyrje- daljet e mundshme të jetës, botës, kohës dhe natyrës sonë:Në Bibël, roli, funksioni dhe misioni esencial ( substancial) dhe ekzistencial ( ist) i femrës ose gruas, është përmendur dhe veçuar mbi dyzetë ( 40) herë.

Në Ungjill: Zoja e Bekueme ( Maria Magdalena), Ana profeteshë, Dalila, Agata. Estera...

Në Kur' an: Hazreti Hatixhja, Ajshja, Fatima, Sheherzada...

" Bukuria e femrës ( gruas) për mëshkullin ( burrin) nuk  është vetëm dhuratë, por edhe dehje, ryshfef dhe obligim," ( Friedrich Nietzsche)

U mor vesh se femrat ( gratë) e bukura janë janë dhuratë dhe mrekulli e Zotit dhe natyrës, ndërsa gratë ( femrat) e mençura, të zgjuara, kreative dhe intelegjente, janë prodhim ( produkt) i prindërve, artit dhe shkencës. 

Në të kundërten, Teuta e Ilirisë së bashku me Olimpinë e Maqedonisë,  Elenën e Trojës, Kleoptaren e Egjiptit dhe kështu me radhë: Thonë së mëshkujt ( burrat), rivalët ose kundërshtarët e ndryshëm, i kanë kthyer në kuaj, mushka ose gomarë, duke menduar se janë tigra ose luaj.

Femrat janë si hijet, po i ndoçe nga pas, të ikin dhe largohen prej teje, ndërsa po ike ose u largove prej tyre të ndjekin nga pas për disa qëllime të ndryshme (...).

Gratë ( femrat) nuk kanë lindur, apo nuk janë krijuar vetëm për të qenë skllëve ( robe) seksi dhe objekt kënaqësie dhe ardhurimi për të gjithë, por edhe për të qenë subjekt dhe burim i jetës dhe lumturisë për të gjithë.

Burri i një gruaje të bukur, të mençur, intelektuale dhe intelegjente, duhet me qenë një burrë ose mëshkulli i vërtetë në kuptimin e pëlotë të fjalës, e jo vetëm një frymë ( arkë) e fryrë si ballon i mbushur me unaza, para, grada, paleta ose funksione të ndryshme.

Mbretëreshës së bukur dhe ekstravagante  në pallatin e madh të mbretit ( perandorit) i cili e kishte pushtuar gati gjysmën e kontinentit plak, nuk i duheshin plaçkat ose trofetë e luftës, por i duhej burri ( mëshkulli) i vërtetë në shtrat, ose në dhomën e fjetjës.

Ata që njohin shumë gra ( femra), ata njohin vetëm seksin dhe bukurinë, ndërsa ata që njohin vetëm një grua, ato njohin vetëm nderin, karakterin dhe dashurinë e parë.

Ndaj, femrat ( grafë) rëndomë preferojnë të jenë sa me të bukura, atraktive, tërheqëse, inkarnative, tunduese dhe intelegjente, pikërisht atëherë kur e kuptojnë se mëshkujt ( burrat) e tyre, jsnë aq të marrë, të verbër, stupid, nebuloz, xheloz dhe fanatikë të parikuperueshëm.

Kështu që gratë ( femrat) vazhdimisht lyhen, ngjyhen, kruhen, gicilohen, stolisën ose zbukurohen kur e dijnë dhe kuptojnë se sytë e burrave ose mëshkujve të tyre, nuk shohin një trohë me largë përtej tyre.

Imagjinata, fantazia, intimiteti dhe intuita e gruas, sipas psikologjisë orale ose erotike, përveç tjerash, janë edhe pasojë dhe rezultat i mungesës së hetueshme dhe defiçitare të studimit, analizës, mendimit dhe kuptimit të detajuar të gjinisë së bukur.

U mor vesh se nuk ka grua ( femër) që shkon në kino, teatër, amfitaetër, në pulte transmetimi, në redaksi gazete, në politikë, në dhomë të fjetjës dhe kështu me radhë, dhe nuk ka deshirë ( merak) për t' u bërë aktore, protagoniste ose pjesë e tyre.

Nuk mbahën përgjithëmonë dashuria dhe martesa me muskuj, me martesa të aranzhuara që në fëmijëri, me grada, paleta, funksione të ndryshme politike e diplomatike, me " madein bombona, jaramela, çokolata...", me revole ose allti në xhep etj..Jo çfare.

Kurrë nuk duhet harruar faktin se sytë e një gruaje ( femre) sipas filozofisë romake: Gjithëmonë kanë çelur ( hapur) me shumë plagë ose dhembje të ndrydhme, se së gjitha luftërat ose fushëbetejat e mundshme të botës.

Grekët e lashtë thanë dikur se: Është gjë e këndshmë të jeshë femër ( grua) e bukur, atraktive dhe intelegjente, por gjithashtu është ndjenjë dhe përjetim i keq të jesh një femër ( grua) e marrë, e keqe, grindavece, endacake dhe jointelegjente.

Femrat ( gratë) mëse tepërmi lexojnë, mësojnë dhe kuptojnë në sytë e një mëshkulli ose burri që i përjeton bukurinë dhe dashurinë si luftë, dhuratë dhe triumf. E sidomos tek ata që e pranojnë edhe lojën, edhe rrezikun...

Si Shën Valentini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat