Çfarë presidenti i duhet Kosovës

Opinione

Çfarë presidenti i duhet Kosovës

Nga: Skënder Musliu Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 13:56
Skënder Musliu

Edhe pse afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit/es me shpejtësi po konsumohet dhe po shkon drejt fundit, që është 4 Marsi, në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka të deponuar një kërkesë zyrtare për një kandidature të mundshme.

Opozita është deklaruar se, pa një marrëveshje politike ndërpartiake, nuk do t’a votojnë asnjë kandidat që propozohet nga mazhoranca parlamentare.

Kryeministri Kurti, ashtu siç kishte premtuar se, menjëherë pas miratimit të Buxhetit të shtetit dhe Marrëveshjeve ndërkombëtare, do t’i nisë konsultimet me opozitën në gjetje të një kandidati konsesual për postin e presidentit. Kështu, ditë më parë, Kurti u takua me Bedri Hamzën, kryetar të PDK-ës, dhe me Lumir Abdigjikun, kryetar të LDK-ës.

Ajo çka dihet deri tani, është fakti se Zonja Osmani ka shprehur interesimin për një mandat të dytë, mirëpo opozita po kërkon arritjen e një konsezusi politik për zgjedhjen e kryetarit, pikërisht sepse ajo është kundër kandidaturës dhe zgjedhjes së Zonjës Osmani edhe për një mandat.

Në kushte normale, propozimi i opozitës për një kandidat konsesual, do të ishte një zgjidhje e mirë, mirëpo e kaluara flet për një përvojë të hidhur, sepse për opozitën, marrëveshjet ndërpartiake kanë shërbyer për pazare të pista politike që kanë dëmtuar subjektivitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Mirëpo, në kohën kur në arenën ndërkombëtare, Rendi konvencional botëror nuk ekziston më, kur konstalacionet gjeopolitike po ndryshojnë me shpejtësi të paparashikueshme, lufta Rusi-Ukrainë, kërcënimet dhe rreziku i një lufte të mundshme mes Izraelit dhe SHBA-ve kundër Iranit, rreshtmi, përkrahja dhe dërgimi i armatimit dhe forcave ushtarake ruse dhe kineze në ndihmë Iranit, si dhe implikimi i mundshëm edhe i Koresë Veriore, n’a jep të kuptojmë se bota duke përfshirë edhe Kosovës gjinden në një momentum shumë të rëndësishëm dhe historik të zhvillimeve në krijimin e një Rendi të ri Botëror.

Duke u nisur nga këto zhvillime, konsideroj se, klasës aktuale politike, i imponohet arritja e një marrëveshje politike që si kandidate të vetme edhe për një mandat tjetër t’a propozojnë dhe zgjedhin Zonjën Osmani, e cila në këto turbulenca gjeopolitike ka luajtur një rol të rëndësishëm në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe vetëm në vitin e fundit të mandatit të saj, ka bërë më shumë se të gjithë presidentët paraprak që nga pavarsia.

Sa për kujtim, dua të theksoj se, derisa paraardhësi i saj, H.Thaqi mandatin e tij si kryeministër dhe president shteti e ushtroi duke ndarë pjesën Veriore të Kosovës, duke amnestuar strukturat kriminale serbe, duke formuar « Zajednicën », dhjet komunat me shumicë serbe, fali tokë Maqedonisë dhe Malit të Zi, formoi Gjykatën Speciale, Zonja Osmani edhe derisa ishte pjesë e LDK-ës, ajo votoi kundër zgjedhjes së Thaqit për president, i cili u zgjodh me votat e LDK-ës – Isa Mustafës, ajo ishte kundër formimit të « Zajednicës », nuk votoi Ligjin për Demarkacion, nuk votoi Gjykatën Speciale, votoi kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, që u bë me qëllim për ndarjen e Kosovës……..

Paraqitjet e presidentes Osmani – Sadriu, në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës, e ka çmontuar, turpruar dhe defaktorizuar A. Vuçiqin me argumente. Paraqitjet e saja në Konferenca ndërkombëtare, takimet me president eminent, kryeministra dhe diplomat, mundësuan që Kosovës t’ia kthejë dinjitetin dhe epitetin e një shteti të së drejtës, që paraardhësi i saj, Kosovën e kishte degraduar dhe denigruar duke hudhur në pazar edhe ndarjen e saj.

Suksesi i saj i fundit, që bëri kthesë kolosale në marrëshëniet SHBA – Kosovë, është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes si shtet themelues, nën presidencën e Donald Trump. Zonja Osmani, si askush më parë, krijoi dhe ndërtoi raporte të privilegjuara me SHBA-të, respektivisht, me presidentin Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Rubio. Edhe me kryetar, kryeministra dhe diplomat të shteteve tjera ka krijuar afërsi diplomatike, sikurse me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, dhe jo vetëm. Në këtë kontekst, dua të përmendi se, afërsia dhe raportet politike dhe diplomatike personale që krijohen mes politikanëve në nivele të larta, luajnë një rol primordial në zgjidhjen e problemeve. Në gjykimin tim, Zonja Osmani në postin e presidentes edhe për një mandat, do të mundësonte avansimin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, Interpol, NATO, UNESCO, dhe jo vetëm. Po ashtu, kam bindjen se, afërsia e Zonjës Osmani – Sadriu me presidentin Trump, do të mund t’a impononte zgjedhjen definitive të problemin Kosovë – Serbi.

Prsidentja Osmani, në arenën ndëkombëtare me interlokutorët e saj, ka krijuar një imazh, autoritet dhe simpati të qëndrueshme dhe serioze. Elekuenca, mençuria, njohuritë politike, gjuha e rrjedhshme angleze, pragmatizmi dhe vizioni në sëndërtimin e shtetit, ndërtimin e miqësive gjithandej nëpër botë, ka bërë që ajo të mirëpritet me enthuziazëm dhe respekt.

Duke u nisur nga kjo që theksova, mendoj se janë të papëgjegjshme dhe nuk qëndrojnë deklaratat e opozitës, siç thot edhe vet Abdigjiku se, ose marrëveshje për presidentin, ose zgjedhje të reja. Si po duket, këta ende nuk kanë marrë leksion nga zjedhjet e 28 Dhjetorit 2025 !? Personalisht, i përjashtoj zgjedhjet e jashtëzakonshme, sepse ato nuk mund të ndodhin edhe përkundër kërcënimeve, mbase për opozitën do të ishte një vetvrasje politike.

Në kalim të përmendi se, nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë disa emra të mundshëm për president, ndër të cilët edhe R. Haradinaj, Xh.Haliti, F. Limaj, S. Lushtaku, V. Çitaku, dhe jo vetëm. Sikur këto propozime t’i kishin bërë për hajgare për 1 Prill, ndoshta do të ishte në rregull, përndryshe për president nuk mund të kandidojnë ata që janë zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, mbase vendin e kanë diku tjetër.

Në veçanti, tani kur Zonja Osmani, jo vetëm se i ka riparuar, por i ka avansuar dhe i ka vendosur në piadestal marrëdhëniet SHBA-Kosovë, opozita nuk mund të ankohet se po prishen marrëdhëniet me SHBA-të.

Në këto kushte, konsideroj se, do të ishte gabim fatal dhe historik, nëse Zonja Osmani nuk përkrahet edhe për një mandat. Zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente në këto rrethana nuk ka alternativë dhe do të ishte zgjidhja më e mirë dhe e vetme në interes të Kosovës.

Me rizgjedhjen e Zonjës Osmani presidente, me A. Haxhiun kryetare të Parlamentit A. Kurtin kryeministër, dhe G. Konjufcën Ministër për Punë të Jashtme, Kosova në krye të institucioneve shtetërore do t’i ketë politikanët më të votuar si asnjëherë më parë, më të pakurruptuar, më pragmatik dhe më të përkushtuar në sendërtimin e shtetit, prandaj, duke besuar se Zonja Osmani do të jet presidentja e ardhshme, më duhet t’iu themë : me fat dhe ju priftë e mbara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat