Shteti në detyrë!

Opinione

Shteti në detyrë!

Nga: Bejtullah H. Sokoli Më: 13 mars 2026 Në ora: 19:37
Bejtullah H. Sokoli

Krizat politike e  karakterizuan Kosovën tash e një vjet.Këtij ngërçi me fajin e pozitës dhe opozitës nuk i dihet fundi,për fat të keq të qytetarëve.Partitë politike nuk kanë vullnet ta nxjerrin vendin nga ky qorrsokak.Zhvillimet e fundit politike dëshmojnë për këtë.Dekreti i presidentes së Kosovës,Vjosa Osmani,pas moszgjedhjes së presidentit/es po e çon Kosovën në qorrsokak.Ky edhe ishte shkaku i parë që Gjykata Kushtetuese ka marrë masën e pezullimit të punës së Kuvendit të Kosovës dhe të Presidencës nga 9 e deri më 31 mars 2026.Ndërkaq,shkaku i dytë është që vendi nuk mundet t'i formojë dhe konsolidojë institucionet qeverisëse,të shkaktuara nga partitë politike,pozitë dhe opozitë pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të shkuar.

E gjithë kjo mjegull ka ka bërë që Kosova të mbaj dy palë zgjedhje brenda vitit 2025,më 9 shkurt dhe 28 dhjetor,kurse sipas të gjitha gjasave së shpejti priten zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.Pra,këto si duket janë të pashmangshme.Në këtë kuptim Kosova ka thyer një rekord sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.Nuk do mend se këtë "dhuratë" populli i Kosovës e ka nga pushtetarët dhe nga akterët tanë politikë.Na kanë ra në lugë e duhet me i gëlltitë.Këta janë të marët tanë.Nisur nga ky fakt,deri atëherë vendi do të funksionojë me një qeveri në detyrë,një president në detyrë dhe një kryetar të Kuvendit në detyrë,pastaj me një kryeprokuror në detyrë dhe në mesin e tyre është edhe Gjykata Kushtetuese së cilës i mungojnë dy gjyqtarë dhe dorëheqja apo skadimi i mandatit i vetëm njërit prej atyre që janë aktualisht do ta linte këtë institucion pa funksion.Por jo vetëm kaq.

Nga ana tjetër edhe 34 institucione e agjenci të pavarura që monitorohen nga Kuvendi i Kosovës mbi dhjetë sosh janë pa borde funksionale apo pa drejtues me mandat të plotë.

Kjo sjellë pyetjen:e kur do të bëhet mirë në Kosovë,bash kyr hiq?!Durimi i popullit të Kosovës ndaj të keqes nuk ka fund.Thuase e ka nemur zoti,qoftë larg.S'po dihet hiq ka sa po shkon rrushi e besa edhe pasuli.

Nejse,Kosova shkruan histori me budallallak Dhe,natyrisht budallakia ka emër dhe mbiemër.O njerëz,ju kotilla partiake kuptojeni kjo sjellje tash e 26 vite nuk është normale.Pra kur pushteti gabon,qytetarët duhet të zgjohen,jo të heshtin.Sepse,heshtja është tradhti.E vërteta është detyrim.

Kosova është mbi të gjitha e jo ambiciet e sëmura dhe karrierat tuaja personale.Mos harroni pushteti nuk është i përjetshëm.Sot jeni,nesër mund të mos jeni.

Boll u tallët me këtë popull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat