Demokratë, shqiptarët janë më shumë se listat emerore të partisë!

Opinione

Demokratë, shqiptarët janë më shumë se listat emerore të partisë!

Nga: Ilir Levonja Më: 24 mars 2026 Në ora: 15:43
Ilir Levonja

Duam apo nuk duam ne sot PD është kthyer në fazën fillestare të vitit 2022, ku përplasja e Bashës me Berishës prodhoi një stanjacion apo faqen e zezë të historisë së një force politike. Jemi rishtas aty ku si Sali Berisha ashtu dhe Salianji kanë sot frontet përkatëse dhe prapë shqiptarët do shohin thuajse të njëjtën tabllo ku si i pari për të dytin dhe anasjelltas do nxjerrin nga goja të zezat më të mundshme që mban barku i njeriut.

Dhe ta mendosh përballë sektizimit social që po i bën vendit, demokracisë, Edi Rama, aq sa sot shqiptarët janë gati ta shqyejnë njëri-tjetrin vetëm për bindjet politike pasi partia dhe sektizimi janë bum karriere, parash, pronash, seksi e orgjish, e për më tepër sundim social. Përballë kësaj shqiptarët nuk i shohim më partitë si alterantiva qeverisëse, por si kancer social ndaj edhe të thonë me gojën plot, ua shkërdhefsha ku ta kenë..., nuk janë më projekte përmisuese, fusha reale me konkurim, ballafaqim shifrash, meritokraci dijesh etj., por vrer social aq sa realisht si PS por edhe PD janë kthyer në prona persoanle të Njëshave të tyre të cilët me sa duket ruajn këtë stad për nevojat e tyre personale.

Që ta marrin vesh të gjithë, nëse sekti rilandas shkërdheu Shqipërinë me nongratan e Berishës, tash po përgatitet edhe vet për nongratën e Belindës, Ramës dhe qindra të tjerëve pas hekurave dhe atyre që shkojnë për ditë në dyert e Spakut. Në këtë rrokapjerdhje sociale, rekordet e dëmit social, me shifra nuk u janë prezantuar akoma shqiptarëve, madje as nuk u është premtuar akoma se do t'u kthehen kokërr më kokërr në mënyrë të atillë që pensionet e tyre të mos jenë bajate në raport me komunitetin europian. Për më keq akoma, opozita nuk i është ofruar fare faktit të pjesëmarrjes së ulët të shoqërisë në zgjedhje, arsyeja është e thjeshtë, ata nuk duan më të shohin ricklimin e sektit në pushtet për vite të tjera, por kësaj radhe me ngjyrën blu. Nga ana tjetër sekti në zanafillë, sekti blu, e ka alergji të pranoj rotacionin, e ka frikë të provoj rifreskimin pavarsisht ofrimit të plot djemve të rinjë, plot vajzave të reja pasi ashtu si në kohën e Enverit, mendojnë se bash Enver nuk bën më nëna.

Mirëpo vendi kurrë nuk mund të qeveriset drejtë me 32% pjesëmarrje dhe me justfikimin , aty i kanë kutitë, të dalin të votojnë. Mirëpo sipas gjasave bjerrja ka për të vazhduar nëse do vazhdohet po kështu me të njëjta metoda të sektit në pushtet, ata të vrasin, ata të kërcënojnë, të mbysin vetëm për pak gjë, jo më për pushtetin. Nëse e bëjnë edhe demokratët këtë me ankesa kurvash se mos na shani Berishën se, Berisha është lider, Shqipëria ka për të mbaruar fare. Nëse Amerika ra në fund dhe snobët e religjoneve, drograve, të pushtetit me regjim të hekurt po dominonin botë, kjo ndodhte për shkak të pamjeve kur Joe Biden rrëzohej shkallëve të avionit. Edhe me shqiptarët opozitarë, Berisha shtrëmbërohu përditë, ata prapë të mbysin.

Megjithatë forca e tij nuk është më ajo që do një popull opozitar. Dhe nëse demokratët nuk e kuptojnë këtë të parët, pjes[marrja në zgjedhjet e vitit që vjen nuk do të jetë 32%, por poshtë e më poshtë. Foltorja e vitit 2022, ishte me plot gojën një katarsis i madh për kthimin e demokracisë në binarët real. Por tu thuash atyre, do bëjmë konservatorizëm, do bëjme primare, do bëjmë lista të hapura dhe asnjë nga këto të mos përmbushet, është me plot gojën tradhti. T'u thuash shqiptarëve se neni Basha do zbatohet pikë për pikë dhe të mos e zbatosh, por madje të përdorësh 100% strategjitë Basha me ngriva-shkriva, me mos lejimin e demokratëve qofshin edhe franksionistë të kandidojnë, kjo është dyfish tradhti.

T'u thuash shqiptarëve se na vodhët zgjedhjet, kur në të njëjtën kohë shkon e futesh në Kuvend, edhe kjo është poshtërsi. Shqiptarët tashmë duan njerëz të besushëm jo dhunëtarë se, që ta marrim shtruar, qartë dhe hapur, faqe burrash, kur ti shkërdhen kushtetuën e partisë ku aderon, me të dya këmbët, ja ke shkërdhyer ku ta ketë Kushtetutës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë, bash këtë po bën kanceri Edi Rama. Dhe ajo që është më dramatikja, mjafton t'i referohesh zgjedhjeve të fundit, maj 2025, Komisionit Zgjedhor, kryesisht listave të hapura, vetëm qarkut të Tiranës, rezulton se Ilir Alimehmeti, Loranca Hoxha, Jorida Tabaku, Myslim Murrizi etj., janë më të votuarit kjo për qarkun e Tiranës, pra qëndra e Shqipërisë. Si është e mundur që asnjë prej këtyre nuk kandidon për kryetar partie? Nuk duan apo nuk i lejojnë të kandidojnë?

Ca pik[pyetje biyarre që nuk ia vlen t'i shqyrtojmë. Do themi pastaj një tjetër parti e sektit po përpiqet të imitoj sundimtarin. Dhe kjo është tragjike. Prandaj do ishte në nderin e demokratëve kudo ku janë, lërini mënjanë sentimentalizmat, fyerjet, përcudnimet apo persekutimet karshi njëri tjetrit, vetëm Statutit 20022 zbatoni, është më i miri i të gjitha kohërave, ruajeni dhe zbatojeni. Nëse e keni seriozisht se jeni për një Shqipëri demokratike. Dhe mos harroni se shqiptarët janë më shumë se listat emërore të një partie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat