Padishahu thirri një ditë një bisnesmen të fuqishëm të Tiranës. Biseda mes tyre ishte e tillë:
- Ti gjatë gjithë këtyre viteve ke fituar me ne dhe askush nuk të ka rënë më qafë.
- Po zoti kryeministër. Faleminderit, institucionet kanë qenë korrekte dhe nuk na kanë krijuar pengesa.
- Por sot te kam thirrur që të më thuash, nëse do jesh me mua apo kundër meje!
- Si duhet ta kuptoj këtë, i nderuar dhe i respektuar?
- Fillimisht duhet të më thuash se në cilin krah do të jesh sot e tutje, me mua apo kundër meje!
- Po unë nuk i bëj keq askujt, zoti Rama. Edhe po të doja nuk kam asnjë fuqi ta bëj këtë. Nuk kam asnjë motiv.
- Atëherë po e thjeshtoj akoma atë që dua të them. “Nëse dëshiron të jesh me mua, më thuaj çfarë do. Nëse do që të jesh kundër meje, do të të shkel me këmbë”!
- Jo zoti kryeministër, unë e respektoj qeverinë, ju respektoj ju, respektoj institucionet dhe vetë shtetin. Unë nuk kam asnjë arsye të jem kundër. Ndërkaq nuk kam nevojë për asgjë. Bisnesi më shkon mirë. Unë prodhoj me cilsëi dhe shitjet i kam në maksimum, brenda dhe jashtë vendit. Ju falenderoj për ndihmën që më ofroni, por nuk është nevoja për asgjë. Unë punoj. Kam investuar aq shumë dhe po gëzoj frutet e asaj çfarë kam investuar. Më mjafton kjo.
- Edhe njëherë po ju them, jeni me mua, apo kundër meje! Nëse jeni me mua do të përfitosh çfarë të doni, por edhe do të më mbështesni, sidomos në fushatat elektorale! Ndërkohë dua ta di nëse jeni kundër dhe atëherë do shohësh anën më të keqe timen!
- Gjithmonë ju kam mbështetur zoti kryeministër, thotë sipërmarrësi. Në fakt këtu gënjeu. Në publik asnjëherë nuk e ka atakuar kryeministrin, por thellë-thellë asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur prej tij.
Kjo bisedë e përmbledhur në pak fragmente është e vërtetë e pakontestueshme. Nuk është as e para e këtij lloji, që do të thotë se bisnesmeni në fjalë nuk ishte as i pari, as i fundit që përfundonte në zyrën e Padishahut për të marrë urdhëra mbështetjeje politike në këmbim të “bamirësisë” kryeministrore. Në fakt as padishahët, as perandorët nuk silleshin kaq brutalisht ndaj biznesit. Nuk shtronin alternativën: - Ose me mua, ose kundër meje! Nuk bënin presion dhe as nuk joshnin ndokënd kaq mizorisht! Por ky padishahu ynë është i një lloji të veçantë. Bën atë që nuk ta pret mendjen. Nëse je kundër të shkurton këmbët. Ta heq edhe kokën. Të zhduk ekzistencialisht. Dhe nuk e bën këtë për arsye race, etnie, besimi, përkatësie. E bën për arsye sundimi dhe pushteti.
Me këtë filozofi kryeministri ynë kërcënon këdo, individualisht dhe në grup. Pati kërcënar fillimisht pedagogët dhe profesorët. Më pas mjekët. Pas zgjedhjeve të 11 majit kërcënoi dhe i detyroi të japin dorëheqje të gjithë drejtorët në pushtetin lokal. Në vitin 2015 mbushi burgjet me njerëz hallexhi, për vepra civile, (mospagesën e energjisë elektrike). Arrestoi në publik dhunshëm dhe me arrogancën e Gestapos apo të Sigurimit të Shtetit atë që e solli në pushtet në vitin 2013, ish-presidentin e Republikës, Ilir Metën. E ngujoi në shtëpi liderin e opozitës. Por nuk pranon t’i heqë imunitetin zevendëses së tij Belinda Balluku.
Mesazhi është i qartë: - Nëse je me Edi Ramën përfiton gjithçka, sidomos miliona nga taksat tona. Nëse je kundër tij, përfiton diskriminim, izolim, ndëshkim, përbuzje, poshtërim, përndjekje, torturë, gjithçka të ligë që atij i vjen ndër mend. Eshtë i aftë dhe i gatshëm që pushtetin ta blejë duke shitur Shqipërinë dhe ta mbrojë duke dhunuar gjithkënd që i del përpara. Rasti i sipërmarrësit, të cilin e cituam më lart në anonamitet, është shumë ordiner në krahasim me intrigat e revanshit autoritar që ai gatuan në kokën e tij. Megjithatë në Bruksel dhe në zyrat e ambasadave këtu në Shqipëri ka akoma diplomatë, të cil[ët i thërrasin artist e piktor. Sepse ai di ta pikturojë me mjeshtri panoramën e sjelljes harbute në pushtet dhe i mbrojtur prej pushtetit!
Dhe sërishmi ka nga ata që thonë “Rama është i hapur”, gjë që e përkthejnë në gjuhën, sipas së cilës, “të jesh i hapur, do të thotë të jesh liberal, demokrat”! Në fakt Edi Rama nuk është autokrat, është shumë më keq se kaq.