Albini, Zgjimi dhe Kushtrimi

Opinione

Albini, Zgjimi dhe Kushtrimi

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 3 maj 2026 Në ora: 18:25
Skënder Sadri Kapiti

Sot si Shqipëria dhe Kosova ndodhen në udhëkryq prej  kapjes së shtetit, pushtetit dhe shoqërisë  nga korrupsioni, hajnia dhe pabesia  e tradhëtia e politikës dhe pushtetarëve që e mbajnë Shqipërinë e Kosovën në moszhvilllim, mosintegrim  dhe në prapambetje në rrugën e emancipimit.Gjëndja sot të kujton,kohët kur rilindasit shqiptarë u bënin thirrje shqiptarëve dhe lëshonin kushtrimin për zgjim kombëtar , për lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe progresin.

 

Shqiptarë zgjohuni e shkoni 

pas kushtrimit të Albinit

të  Abdyl Frashërit , Sylejman Vokshit,

Asdrenit  e Naimit ,

 Ismail Vlorës,  Hasan Prishtinës

Isa Boletinit dhe komandant Adem Jasharit

 

Albin Kurti, sot me ty janë të gjithë shqiptarët

në  dy shtetet , në trojet e tyre dhe mërgimtarët

 

Mos u shqetëso pse  nuk të duan

 injorantët, dështakët,

mercenarët  e tradhtarët,

të korruptuarit, hajnat  e zullumqarët

mashtruesit,shpifësit e gënjeshtarët

Nuk të duan të gjithë këta

sepse ti nuk je si ata                

 

 Durrës, me 3 Maj 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat