Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Dardanisë

Opinione

Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Dardanisë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 23 maj 2026 Në ora: 16:26
Skënder Sadri Kapiti, 1999

Liria, pavarësia dhe shteti e kanë emrin Dardani. Emri Dardani i tmerron sllavo-serbët. Prandaj Republika e Kosovës duhet të quhet Dardani, sepse Dardani ka qenë mijëra vjet para se të dyndeshin barbarët sllavë në Iliri.

Që shqiptarët e Dardanisë janë shpirti dhe zemra e shqiptarizmit, që janë popull heroik, patriot, demokrat dhe inteligjent, këtë e ka vërtetuar dhe argumentuar historia, pasi DARDANËT me qëndresën shumëshekullore i mbijetuan kohës dhe nuk u asimiluan as nga latinët, as nga bizantinët, as nga dyndjet barbare, as nga sllavët serbë e bullgarë, as nga osmanët. Dardania ka qenë në anën e duhur të historisë. Sot, pas përpjekjeve dhe qëndresës mbinjerëzore të popullit heroik të Dardanisë, kemi Republikën e Dardanisë, Rilindjen e madhe të Mbretërisë së Lavdishme Dardane, Dardaninë e Re.

Janë dardanët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Kosovës, ata të cilët i bënë ballë në antikitet hordhive romake e bizantine; janë dardanët ata që i mbijetuan dyndjeve barbare avare, të hunëve, gotëve etj. Janë dardanët në Mesjetë që nuk u mposhtën dhe nuk u asimiluan nga barbarët sllavë dhe as nga kryqtarët latinë e gjermanikë që plaçkitën Konstandinopojën dhe trojet e Ilirikut. Ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i parapriu Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ia imponoi Evropës të njohë ekzistencën e Kombit shqiptar; ishin Kryengritjet në Dardani ato që sollën shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia dhe nga kryqtarët ortodoksë shovinistë e gjenocidistë serbë, malazez e grekë.

Është qëndresa 150-vjeçare e popullit dardan kundër asimilimit dhe gjenocidit serb; është Dardania ajo që ka mbrojtur shtetin shqiptar londinez kundër Mbretërisë serbe dhe regjimit komunist jugosllav që gjithnjë kanë synuar asgjësimin edhe të Shqipërisë; ishte qëndresa mbinjerëzore e shqiptarëve të Dardanisë që mundësoi faktin që sot kemi shtetin e dytë shqiptar të Dardanisë së Re.

Shqiptarët e Dardanisë kanë meritën e madhe se ata masivisht mbështetën përpjekjet paqësore të Rugovës për Pavarësi dhe shtetësi; po kështu, në momentin e madh historik, dardanët mbështetën Luftën Çlirimtare të UÇK-së për liri që çoi në çlirimin e Dardanisë.

Dhe sot shqiptarët e Dardanisë kanë meritën e madhe se, pavarësisht se është shtet i ri, ata përmbushin dhe realizojnë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pamanipuluara siç është demokracia në shtetet perëndimore. Po kështu, populli i Dardanisë edhe sot është në anën e duhur të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të luftës kundër korrupsionit dhe në ndëshkimin demokratik të politikës dhe të politikanëve të korruptuar, mashtrues, hajdutë, të mashtrimeve, të tradhtisë publike dhe të spekulantëve me shtetin, ligjin, demokracinë dhe pushtetin.

Cilido popull tjetër të kishte qenë nuk do t’i kishte shpëtuar asimilimit përballë pushtuesve barbarë sllavo-serbë, të cilët për nga krimet, vrasjet, djegiet, plaçkitjet dhe dëbimet në fundin e shek. XIX dhe gjatë shekullit XX-të ua kanë kaluar edhe atyre të kryqëzatave mesjetare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat