Çfarë nuk bënë dhe çfarë nuk thanë deputetët e partive opozitare prej se rrëshqitën aty ku janë. Të gjitha do të mbahen mend, sepse vërtetë janë duke kundërmuar në vazhdimësi!
Njerëzit nuk harrojnë, historia e kombit shënon dhe ngarkohet me të gjitha këto sjellje të shëmtuara, por të kobshme për të ardhmen e shtetin tonë, Kosovës.
Edhe brezat e ardhshëm kanë me u turpërue atëhere kur do të shfletojnë historitë dhe pretendimet e këtyre njerëzve tanë të sëmurë për monopol mbi luftën çlirimtare, mbi lirinë dhe shetin, kuptohet për të mbulue gabimet politike dhe për të mbrojtë interesat personale që e kanë dëmtue shtetin!
Të gjithë u patëm gëzue për Vjosën e cila vendosi të trason një rrugë të mbarë me Vetëvendosjen për të mirën e shtetit, atëhere kur ajo ndau rrugëtimin me pazargjinjët e LDK-s për pushtet me PDK-n, më konkretisht me shokët e Isa Mustafës!
Por në anën tjetër, shumë shpejt u zhgënjyem për shkakun dhe pasojat e ish presidentes , kur ajo ra në gropën e egoizmit personal për të qenë presidente e përhershme!
A ishte kjo një autofatkeqësi , apo diçka e dirigjuar mbrapsht?
Pse u mirëprit dhe u përshëndet nga opozita, komentet janë të pa nevojshme që të përsëriten, por se në mesin e tyre, Lumiri u lumturue pak më shumë se të tjerët, sepse shpresonte ngritje të madhe në zgjedhjet e vetë dëshiruara!
Ai paraprakisht ishte i bindur se Vjosa do të akomodohej komplet me listën ”Guxo” në folenë e LDK-s, por kjo nuk ndodhi, sepse veprimet e Vjosës nuk u pëlqyen nga vetë kolegët e grupit të saj politik, por edhe nga votuesi i dëshpruem për egoizmin dhe turpin që u mundua të i bënte shtetit, gjegjësisht qeverisë së Albinit!
Vjosa i bëri dëm vetëvetes, por më shumë shtetit! Njerëz jemi, gabojmë dhe reflektojmë, prandaj është mirë që kjo u kënell nga mendjemadhësia, ndërsa tani është e gatshme të bashkëpunon me krahun e Lumirit për të krijua organet e shtetit me Vetëvendosjen, përderisa pjesa tjetër e miqëve të Grenellit në LDK, nuk e dëshirojnë konkurencën e saj në parti! Fatëkeqësish në LDK, tradita e ndarjeve do të vazhdon edhe në mes të krahut Lumir -Vjosë dhe miqëve të Grenellit!
Pra, nëse këta të dy, bëjnë një marrëveshje parazgjedhore me Vetëvendosjen, fjala është për zgjedhjet ardhëshme (të pa dëshirueshme), unë besoj se Grenelistët e opozitës do të ndëshkohet njëherë e mirë nga të gjitha anët!