Kosovë, mbajeni fort Albin Kurtin!

Opinione

Kosovë, mbajeni fort Albin Kurtin!

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 25 shtator 2026 Në ora: 09:47
Albin Kurti

Shqipëria dhe Kosova janë në udhëkryq.

Kosovën, demokracinë, formimin e institucioneve dhe krizat atje janë pasojë e opozitës politike bllokuese, korruptive, egoiste dhe tërësisht të papërgjegjshme; ndërsa Shqipëria është në udhëkryq krejtësisht për meritë të keqqeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme kombëtarisht, ku përditë shpërthejnë skandale të tmerrshme të kryeministrisë, ministrave dhe administratës shtetërore dhe, ditët e fundit, edhe të Shërbimit Informativ, me lidhje simbiozë me krimin, që përbëjnë kërcënim për sovranitetin kombëtar.

Por Kosova, për fat të mirë, ka një kryeministër, ka një shërbëtor shembullor për atdheun, për shtetin, për qytetarët dhe për Kombin. Ka për kryeministër një personalitet të përkushtuar për të kryer detyrën e kryeministrit, për zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës, për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin kombëtar; ka një kryeministër të pakorruptuar dhe që nuk lëshon pe dhe nuk bën, dhe as që e mendon të bëjë, pazare në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore për interesa personale, siç veprojnë politikat, politikanët e shtetarët në Shqipëri e Kosovë.

Kurti është kryeministër i pashantazhueshëm dhe me një guxim patriotik, ligjor, moral dhe intelektual model, i cili paraqitet denjësisht si i barabartë me politikën, diplomacinë e diplomatët ndërkombëtarë, jo të bëjë çfarë vetëm dëshirojnë e këshillojnë ata, por bën një politikë që edhe ndërkombëtarët të dëgjojnë e të respektojnë Kosovën, shtetin, integritetin dhe prestigjin e saj, kjo krejtësisht në antitezë të plotë me politikën e të nënshtruarit, inferiorit dhe të servilit që i karakterizon politikanët, veçanërisht politikanët pushtetarë e shtetërorë në Shqipëri dhe opozitën në Kosovë. Prandaj, Kosovë, mbajeni fort Albinin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat